Nga çobane delesh në ministre Arsimi

Elton Tafaruci

Historia frymëzuese e Najat Belkacem

Ministrja e Arsimit dhe Kërkimit e Francës Najat Belkacem është një frymëzim për këdo që beson vërtet se edhe njerëzit që kanë kaluar një fëmijëri të varfër mund të kenë sukses.

Sepse Najat Belkacem lindi në fshatin e Nadorit më 1977.

Nadori është një fshat i vogël dhe i largët në Marok.

Babai i saj ishte në Francë dhe punonte si punëtor ndërtimi dhe i kërkoi Najatit dhe familjes së tij që t’i bashkoheshin në Francë.

Dhe kështu që Najat u transferua në periferinë e Amiensit më 1982.

Ajo studioi shumë dhe u diplomua në Institutin e Studimeve Politike të Parisit më 2002-shin.

Iu bashkua menjëherë Partisë Socialiste dhe nisi të luftonte për të drejtat e qytetarëve, për banesat sociale dhe kundër diskriminimit.

Ajo u zgjodh si këshilltare bashkiake në Rhone Alpines dhe e mbajti këtë detyrë deri në vitin 2008.

Më 2008-n, ajo u zgjodh si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit Bashkiak e Rhone dhe ishte e mirënjohur në politikë që atëhere.

Më 2012-n, ajo u emërua si Ministre e Të Drejtave të Grave dhe zëdhënëse e qeverisë së presidentit Hollande.

Dhe më në fund në 2014-n ajo u emërua Ministre e Arsimit.

Najat është një muslimane marokene dhe ministre franceze e cila ruante delet në fëmijërinë e saj. Për shkak të së kaluarës së saj dhe të origjinës dhe fesë, ajo ka qenë një shënjestër e lehtë për të gjithë seksistët regresivë dhe nga komentet raciste të politikanëve konservatorë që e kanë sulmuar, shkruan Mapo.

Ata e kanë sulmuar duke e sharë, duke e objektifikuar atë për mënyrën se si vishet por Najat ka vazhduar të luftojë dhe të ecë përpara.

Si mund ta thyesh shpirtin e një gruaje e cila ka punuar fort dhe e ka arritur me dhëmbë e me thonj atë që ka sot? Thjesht nuk e bën dot. Veçanërisht me një femër si Najat Belkacem.

Share This Article
9 Comments
    • Si kjo Ministrija Çobane Marokiene ne France ka plot, sepse Franca u ka dhene Shance te barabarta te gjithve 10….15milio Afrikane sa ka, por ce do 1 pjese e madhe ka preferuar te mbeten Barinj edhe mes Parisit bile kane lene edhe mjekerr te gjate dhe shajne ofendohne kerkohne ta vrasin kete Qytwtrim qe ju dha gjirh keto mundesi, kuj nuk i pelqen ky lloj Qytetrimi eshte i lir te zhduket sa me pare dhe mos te na caj mwnderen arabisht maj mibarese.

  • Kjo nuk asht gje fare kur kujtojme qe ne kishim nji çoban lopesh qe per dreq dhe nji lope qe kishte i iku dhe shyqyr qe ia gjeti i vllai ma i vogel.E, jo vetem e patme Kryeminister por dhe President qe shkermoci ushtrin 1997 dhe e degdisi veten nga komandant i forcave te armatosura ne komandant i forcave te çarmatosura.
    Ministres si kolege dhenesh i bej urime te sukseseshme.E te mos i ngjaje kolegtu nga Vicidoli i veriut te Shqiperise.
    Urimi asht si pune adetit.Po per ti ngjare as nuk mendohet,mesa mendohet se puqen dy maje malesh.

  • Titulli te con ne nje perfundim te gabuar sepse nuk merr parasysh shume vjet studime, sakrifica qe i jane dashur kesaj vajze per te mberritur aty ku eshte. Kesaj i thone meritokraci qe fatkeqesisht jo gjithmone triumfon edhe ne vende si Franca por le te jete ky rast shtyse per te tjeret.

  • Keshtu beri dhe enveri. Gjithe cobanet e jugut i beri ministra. Dhe per ironi vendi degradoi ne rradhe qumeshti.

  • Merit kryesor eshte ai i sistemit shkollor franceze qe IU je mundesi femijeve me merit me vzhduar shkollen fable bursave edhe pagesave te uleta: uji bien edhe per shqiptare ku diaspora shqiptare e Frances edhe pse shume ma e kufizuar se ajo e sviceres apo belgikes e germanise,ka dhane ma shume universitare se gjithe diaspora e sviceres e belgikes bashke ,per shembull!
    Pra meriti eshte ma shume i Frances!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *