Kushdo që formon sot një koalicion me Sali Berishën do të sëmuret politikisht dhe nuk do të mund të sjellë në koalicion asgjë tjetër më shumë sesa votat e militantëve – thote Bledar H. Prifti ne forumin e sotem ne DITA.
Z.Prifti, dalja e FRD dhe AK të vetëm në këto zgjedhje, cilët nga kampet dëmton me shumë?
Pas tetë vjet qeverisje, sot Sali Berisha mund të konsiderohet si “flama” dhe “nona” e gjithë të këqijave në politikën shqiptare. Kushdo që formon sot një koalicion me Sali Berishën do të sëmuret politikisht dhe nuk do të mund të sjellë në koalicion asgjë tjetër më shumë sesa votat e militantëve. Paradoksalisht, shërbimi më i madh që mund t’i bëhet sot Berishës është t’i qëndrosh larg duke u përpjekur të tërheqësh rreth vetes atë pjesë të elektoratit që nuk ka shumë për zemër si Sali Berishës por ashtu edhe Ilir Metën. Është e vërtetë se afrimi i Topit me Berishën do të kishte sjellë një frymë të re të përkohshme, një moment mediatik, por ai nuk mund të sillte asgjë më shumë se kaq. FRD dhe AK janë dy parti politike të cilat po mundohen të tërheqin rreth vetes së tyre një pjesë të elektoratit të cilët janë si kundër Sali Berishës po ashtu edhe kundër Ilir Metës, apo edhe Edi Ramës. Parë nga ky këndvështrim, nuk do të kishte logjik që një nga këto dy parti të bënte koalicion më njërin koalicion (të djathtë apo të majtë) pasi çdo koalicion do të shoqërohej me kosto politike.
Në një periudhë tejet të shkurtër, politika shqiptare u rrëmbye nga një bipolarizim partiak duke injoruar përbërjen heterogjene të elektoratit dhe prezencën e një pjese të konsiderueshme të pavarurish. Në këtë situatë, lum ajo(ato) force politike që do të ketë kredencialet e duhura për të krijuar një pol të tretë politik! Unë nuk besoj se elektorati shqiptarë është i ndarë në dysh në të majtë dhe të djathtë, sidomos tani kur tek e djathta kemi Sali Berishën tejet të sakatuar politikisht kurse nga e majta kemi Ilir Metën si aleatin katër-vjeçar të Sali Berishës. Ky është fakti dhe nuk mund ta mbulosh si struci duke gënjyer veten. E vërteta është se nga dalja e vetme në zgjedhje e FRD dhe AK të gjitha palët humbasin, përfshirë këtu edhe FRD dhe AK. Zgjidhja optimale për këto dy parti do të ishte nëse ato do të dilnin së bashku në një koalicion parazgjedhor duke krijuar një pol të tretë solid. Duke dalë të ndara, ato do të godasin jo vetëm PD dhe PS por edhe veten e tyre pasi shumë vota të këtyre partive do të ikin dëm. Gjithsesi, rezultati i FRD dhe AK do të varet shumë edhe nga beteja midis koalicionit të majtë me atë të djathtë. Sa më “gjakatare” të jetë fushata elektorale midis të majtës dhe të djathtës aq edhe më të mëdha do të jenë shanset e FRD dhe AK për të rritur elektoratin e tyre ne 23 qershor.
Duke parë konfigurimin e deri e koalicioneve, cila parti ka shanset më të mëdha për fitore më 23 qershor?
Nuk kam as më të voglin dyshim se Partia Socialiste deri më tani ka shanset më të mëdha për të fituar zgjedhjet e 23 qershorit. Këshilla ime për PS do të ishte të zbuste fushatën elektorale dhe të mos bjeri në grackën e Sali Berishës për një fushatë “të përgjakshme” nga e cila do të përfitonin FRD dhe AK, të cilat besoj se do të preferonin një koalicion paszgjedhor me PD pa Berishën më shumë sesa një koalicion me PS. Një fushatë “e përgjakshme” do të sillte në memorien e elektoratit aleancën katër-vjeçare PD-LSI dhe plot kujtime të këqija që elektorati i pavarur tashmë nuk i kapërdin ose i kapërdin me shumë vështirësi. Gjithashtu, fushata të këtilla do të ndikonin edhe në uljen e pjesmarrësve në votime, gjë e cila do të godiste më shumë koalicionin e majtë. Një element tjetër që pritet të ndryshojë terrenin politik është edhe prezantimi i listave të kandidatëve për deputet. Kjo është shumë e rëndësishme pasi kandidaturat janë pika në të cila elektorati dhe baza e çdo partie preket direkt në interesat e saj “materialiste”.
Duke parë mënyrën si është zhvilluar përgatitja e procesit zgjedhor deri tani, me ndarje mandatesh nga Kuvendi dhe me KQZ të njëanshme. Sa gjasa ka që këto zgjedhje të jenë të lira dhe të ndershme?
Pas çfarë kemi përjetuar së fundmi në KQZ, të cilin Ambasadori Withers e konsideroi “grusht shteti administrativ”, është e vështirë të flitet tani për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Por të paktën të shpresojmë që të bëjmë zgjedhje jo si ato të 2009-ës ku, sipas raportit të OSBE-ODIHR, një e treta e votave u numëruan keq ose shumë keq, dhe ku vjedhja e votës u ekzekutua paturpësisht dhe barbarisht për të vjedhur në mënyrë bastarde shqiptarët për katër vjet të tjera. Besoj se opozita kësaj radhe është më e vetëdijshme dhe e përgatitur për të bllokuar çdo djallëzi apo marrëzi të Berishës si nga ana ligjore ashtu edhe politike. Berisha është i vetëdijshëm se do të ishte më mirë për të dhe klanin e tij që ai të largohej nga pushteti dhe politika sa më paqësisht pasi është më mirë të largohesh nga pushteti në pension politik sesa nga pushteti në procese gjyqësore që nuk do të ishin në favor të tij, familjes dhe klanit që ai përfaqëson.
Intervistoi Erion Habilaj – Me shume, sot ne DITA
Zgjedhje te lira dhe te ndershme? Ato nuk do zhvillohen fare.Situata do arije e tille qe vete populli nuk do dale ne zgjedhje.Yjet kete te vertete thone sot…….
Kete e deshiron Kerimineli Sali Vucidol Maloq Berisha.Kete deshiron ti??Mosdalja ne votime,ehte ne te keqe te vete popullit.
fiton EDI RAMA . Te fala ,rroku .