Nga dita e nesërme nis java e vaksinimit të hapur për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç

entela

Duke filluar nga dita e nesërme do të fillojë java e hapur e vaksinimit, ku do të kenë të drejtë të marrin dozën e tyre anti-COVID që të gjithë qytetarët mbi moshën 18 vjeç.

Lajmi njoftohet nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me anë të një mesazhi në rrjetet sociale ku ka ndarë foto nga fushata e vaksinimit masiv “Shqipëria Buzëqesh” nga Bicaj i Kukësit.

Mesazhi i plotë i Manastirliut:

Në Bicaj të Kukësit, ku ekipet tona shëndetësore po vaksinojnë derë më derë, për të mbrojtur sa më shumë qytetarë nga virusi i rrezikshëm #Covid19.

Nga nesër, nis java e vaksinimit të hapur për çdo qytetar +18 vjeç, për t’u vaksinuar pa kufizim, në çdo qendër shëndetësore dhe qendër vaksinimi kudo në vend

#VaksinimiShpëtonJetë

e.r/dita

Share This Article
1 Comment
  • Kur mos keni gjendje per dozen e 2te mos harroni predikoni se doza e 2te dashka 8-12 jave

    tallni b.then ju beni te paren, pastaj ngrohu ne djell

    qelburina

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *