8 vende kanë raportuar rastet e tyre të para të konfirmuara të koronavirusit që nga dita e hënë, më 2 mars.
73 shtete kanë raportuar raste me koronavirus, i cili ka infektuar më shumë se 90,000 njerëz në të gjithë botën.
Dhe përhapja e virusit nuk duket se po ngadalësohet, shkruan CNN.
Vetëm nga e hëna, tetë vende në Azi, Lindjen e Mesme dhe Evropë kanë raportuar rastet e tyre të para të virusit.
Ato përfshijnë:
- Andorra
- Indonezi
- Jordan
- Letoni
- Portugali
- Arabia Saudite
- Senegal
- Tunizi
Numri më i madh i infektuarve është ende në Kinë, Korenë e Jugut, Itali dhe Iran.
Disa vende kanë vendosur kufizime të udhëtimit në një përpjekje për të ndaluar përhapjen e sëmundjes, e cila ka vrarë të paktën 3,100 njerëz në nivel global.
j.l./ dita

Njerezimit I duhet nje Supercomputer I vetedijshem qe te menaxhoj evolucionin njerezor… Shkencetaret duhet te fokusohen tek zhvillimi I koshjences artificiale.