Nga Dr. Adem Harxhi
Nga letrat e shumta që gratë dhe vajzat më drejtojnë, kuptoj, se ka disa pyetje që ato druajnë t’ua bëjnë doktorëve të tyre. E vërteta është se çdo gjë që mund t’i thoni doktorit për trupin tuaj, atë as nuk e çudit dhe as nuk e shqetëson. Ai çdo ditë ka dëgjuar dhe ka parë të tilla gjendje të shoqeve tuaja.
Prandaj, edhe kur keni kruajtje atje poshtë, edhe kur keni dhimbje, edhe kur keni erë të keqe, ose keni gjak, madje, edhe kur nuk e ndjeni veten normale, padyshim, ju keni nevojë për ndihmën e doktorit, që ai t’u ndihmojë të bëheni më mirë.
Duke biseduar me doktorin, ju lehtësoni veten tuaj, largoni frikën dhe bëni që problemi të mjekohet. Edhe në rastet kur shkak për këto simptoma është një gjendje shëndetësore serioze, biseda me doktorin, ndihmon të vendoset shpejt diagnoza. Kjo është me shumë rëndësi për jetën tuaj.
Më poshtë, unë do t’u përgjigjem këtu në rubrikën time në gazetën DITA shkurtimisht dhe në mënyrë të përgjithshme 12 pyetjeve që juve u shqetësojnë dhe që keni droje të pyesni doktorin.
Por, sigurisht, këto përgjigjet e mia janë të përgjithshme dhe nuk zëvendësojnë kurrsesi doktorin, që do t’u vizitojë dhe dëgjojë për ankesat tuaja.
1 – Si ta ndaloj djersitjen e madhe që kam?
Djersitja është e domosdoshme për të rregulluar temperaturën e trupit, madje, edhe atëherë, kur teshat e trupit bëhen pis, ngjyrosen dhe bien erë nga djersa. Është e vërtetë që disa njerëz djersijnë, vërtet, më shumë se të tjerët. Merrni në farmaci një antiperspirant që përmban 12% aluminum chloride dhe që jepet pa recetë. Ai kryesisht mbyll kanalëzat e djersës dhe nuk lejon djersën të dalë jashtë. Po qe se kjo nuk bën efekt, doktori mund të përshkruajë me recetë një antiperspirante me 20% aluminum chloride.
Doktori në vizitën që do u bëjë, mund të konstatojë se djersitja e madhe lidhet me një gjendje që quhet hyperthyroidismi, ose thyroida hyperaktive. Ka edhe disa barna që një grua i përdor dhe që mund të shkaktojnë këtë djersitje të madhe. Të këtilla barna janë antidepresantët.
Në qoftë se dëshironi të thërrisni në ndihmë artilerinë e rëndë, një e tillë është, gjithnjë, i famshmi Botox. Po, po ai Botox-i. Toksina e Onabotulinumit. Kjo bllokon çlirimin e acetylcholinës, neurotransmetuesit që çon sinjale në gjëndrat e djersës, që ato të prodhojnë djersën. Duke i bllokuar këto sinjale, bllokohet djersitja. Tharja nga Botox zgjat për gjashtë muaj.
2. Çfarë të bëj për erën e keqe të këmbëve, që më pengon dhe në marrëdhënien me burrin?
Djersa plus bakteret, janë baras me erën e keqe të këmbëve. Po qe se era e këmbëve tuaja është, veçanërisht, e keqe, këtu mund të fajësohen edhe gjenet. A i mbajnë erë këmbët nënës ose babait?
Sido që të jetë, provoni gjërat që do them më poshtë dhe ju do të keni këmbë të freskëta:
- Lajini këmbët me një sapun antibakterial. Kështu do të pakësohen bakteret.
- Përdorni të njëjtin antiperspirant të fuqishëm me aluminum chloride, që rekomandova për djersitjen nën sqetull. Vendoseni përpara gjumit, që t’i jepni barit kohë të mbyllë gjëndrat e djersës tek këmbët.
- Në qoftë se kjo nuk mjafton, shko tek doktori. Ai do të japë barna që luftojnë bakteret dhe mykrat.
3. Pse gjinjtë nuk kanë të njëjtën madhësi?
Vajzat dhe gratë nuk janë të gjitha njësoj. Zakonisht, ka një diferencë të vogël më madhësinë midis dy gjinjve. Por ka raste kur gjinjtë kanë diferencë të madhe.
Forma dhe simetria e gjinjve varen nga: indi i tyre, shpërndarja e dhjamit dhe nga sutjenat që gruaja mban. Dimensioni i gjinjve mund të ndryshojë edhe në ditë të ndryshme, ashtu siç ndryshon dhe niveli i estrogjenit në gjak, nga shtatzënia dhe ushqimi me gji.
Në fakt, gratë vënë më shumë re diferenca në madhësinë e gjinjve, kur ato kanë fëmijët në gji. Pse? Sepse dhjami i gjirit absorbohet në qumështin e nënës dhe pastaj konsumohet nga fëmija.
Pas ushqyerjes me gji, sasia e duktuseve të qumështit ndryshon më shumë dhe konstatohet me sy. Këto të gjitha janë gjëra normale dhe nuk duhet t’u shqetësojnë. Vetëm po të vini re skuqje, enjtje ose ndonjë gjëndër që lidhet me ndryshimet në madhësi të gjinjve, kjo duhet të shqetësojë. Kjo gjendje mund të jetë shkaktuar nga një infeksion ose tumor.
Në qoftë se je një grua me fëmijë në gji, dhe ke ënjtje ose skuqje të gjirit kjo do të thotë se janë bllokuar kanalëzat e qumështit. Në këtë rast duhet të shkoni tek doktori juaj ose gjinekologu.
4. Çfarë duhet të bëj që të ndjehem e “freskët” atje poshtë?
Djersitja e përditshme dhe gjaku menstrual, krijojnë erë të keqe në vaginë. Si ta rregulloni?
Bëni dush të nxehtë. Evitoni larësit aromatikë, evitoni të ashtuquajturit dushet vaginale, evitoni sprays e ndryshme dhe panty liners, që, vetëm, sa u premtojnë se do t’u bëjnë të bini erë si një trëndafil. Ato janë të panevojshme dhe ju çojnë drejt infeksioneve.
Sapunët e forta dhe produktet aromatike e dëmtojnë lëkurën vaginale dhe shkatërrojnë bakteret normale që i duhen vaginës.
Doushet vaginale nuk duhet t’i përdorni, sepse ato ndryshojnë aciditetin e vaginës dhe lejojnë të rriten bakteret. Ato mund të ndihmojnë që bakteret të ngjiten në uterus dhe në organet e tjera riprodhuese.
5. A janë normale sekrecionet e mia vaginale?
Në qoftë se sekrecionet janë të qarta, pa erë të keqe, ose me erë të lehtë, qetësohuni. Kjo gjendje ka shumë mundësi të lidhet me ciklin menstrual.
Disa gra e vajza, kanë rrjedhje vaginale me shumicë, kur janë duke ovuluar. Kjo është krejtësisht normale. Lloje të tjera të rrjedhjeve vaginale, zakonisht, sinjalizojnë për një infeksion dhe duhet të vlerësohen nga mjeku gjinekolog.
Ja disa gjëra të përgjithshme:
-Në qoftë se keni kruajtje dhe rrjedhja është e bardhë si gjizë, në këtë rast mund të keni një infeksion nga mykrat.
-Rrjedhje me erë peshku, shoqëruar me dhembje dhe gjakosje jo të rregullt, pra jo menstruacione, mund të tregojë se ka një infeksion bakterial. Këto shkaktohen, zakonisht, nga shpëlarjet e shpeshta vaginale dhe nga fshirja nga pas përpara, pas daljes jashtë.
-Era e keqe e sekrecioneve mund të jetë, gjithashtu, shenjë e infeksioneve seksualisht të transmetueshme, siç janë chlamydia, gonorrhea ose trichomonas.
6. Kam nishane apo lezë (veruke ), në privatet e mia?
Kjo varet nga dukja e tyre dhe nga mënyra si gruaja i ndjehen.
Kur gruaja bën waks ose rruhet, në lëkurë mund të krijohen dëmtime të padëmshme , ose lezione të bardha në zonën e brekëve. Këto , zakonisht, janë irritime të vogla të folikulave të flokut. Ndërsa, grumbullime ngritjesh të ngjyrosura në lëkurë mund të jenë veruke gjenitale.
Shkaqe të tjera të mundshme për dëmtimet në lëkurën e gjenitaleve janë sëmundjet seksualisht të transmetueshme, siç është ekzantema syphilitike, ose shpërthimi i herpesit. Shkoni tek doktori dhe ai do të bëjë diagnozën e shkakut dhe do të japë mjekimin.
vijon

Per eleminimin STOP te djerses asht vetem caji i Sherbeles.Nuk ka ilica ma te sukseshem se caji i sherbeles.Me garanci brenda javet,Bile dhe ma shpejt brenda 3-4 diteve.
Ushtroni cdo nate larjen e kembeve me sapun dhe eleminoni plotesisht eren e kembeve.
Meqe tregohet frige me ndryshimin(koncentrimi) e aciditetit vaginal.Pse te mos perdoret per shperlarje uthull me koncentrim ma te ulet se ai qe perdoret per sallat.
C far mjekimi te mar per eren e keqe (si ere peshku)
Dori ,
sa goje leshuar je moj Tropojane
si ngjave aspak dy motrave te tjera
nuk paske ndryshu fare mi drec !
salia ala gjall o ?
thoie se ishte bo kpas nee gurrmaze
doli gjo jashte ?
Lalzi po qelb nga Krimineleet e bashkuar ne Vila !
99% ka mundesi te jete infeksion nga Trichomonas. Se pari duhet te shkosj te diagnostikohesh. Mjekohet me Flagyl. Nuk ka vlere nqs nuk mjekohet dhe partneri sepse riperseritet. Trichomoniaza ka forma rezistente ku Flagyli nuk vepron dhe mjekimi duhet vleresuar nga mjeku.
“Dorina” eshte vete gjinekologu qe e ka bere pyetjen, sepse vetem ne formatet shkencore theksohet era e peshkut si nje tregues infeksioni.
Ve bast qe “Dorines” do i ishin grisur breket nga te kruarat nese do kishte pikasur eren e peshkut.
Trichomonat, ose trikomonat ne shqip, trich-qime, ose bisht, ose flagele ne gjuhe mjekesore, qe perdoret per te levizur nga paraziti, dhe mono, nje flagele, nje bisht,
jo monaz, sic e thote Gjinekologu, sikur i ve nofken e lagjes
MIrel po shikoj qe pervec dijeve paske edhe experience personale me trichomoniazen.
Shko mjekohu djali apo vajza, dhe rregullo ne rradhe te pare emrin tend se nga emri nuk merret vesh se cfare je.
Sherim te shpejte
Ke Doktorri eshte shtrire Klientja me intime ,
apo ke Masazhatori !!!!!!!!!!!!!!!!!!
—
Media Shqiptare nen regjin e Grekut ,
qelb me shume se (…..) e palare .
per te gjitha problemet zgjidhja eshte : qihuni sa me shume ! Te tjerat jane llogje kavaje
Ka studime qe tregojne se aluminum chloride (AlCl3) eshte kancerogjen, prandaj per ato antiperspirantet qe rekomandon doktori, merrini pa alumin. Sidomos kur perdoren ne sqetulla, shtojne rrezikun per kancer te gjirit.
Ore, po si kend porno ky i doktorit. Si tha doktori per vaginen, ju thone qe vjen era trendafil.
Antiperspirantet nuk duhet te perdoren, sic thote nik me siper, jane kancerogjene. Lajini sqetullat me uje e sapun. Djersa mund te jete pasoje e semundjeve qe zhvillohen ne trup. Nuk mund te luftosh me kimikate mbi lekure.