Nga doni të shkoni o Albin?

anazapta

SMS në DITA

Në 0689073730

I dashur stafi i gazetës Dita! I drejtohem me dy fjalë Albin Kurtit. I dashur djali jonë Albin! Të kam ndjekur me simpati dhe kënaqësi. Ke vepruar dhe je përkushtuar për shtet-formimin dhe për një Kosovë shqiptare të pavarur. E keni denoncuar dhe demaskuar vazhdimisht politikën e qeverisë së Serbisë dhe atyre shqiptarëve që “e kanë përkrahur”. Ju e filluat me njësimin e arsimit, kulturës, bashkimin doganor, heqjen e pengesave e kufijve me Shqipërinë, duke ecur drejt një shteti të vetëm shqiptar. Këto gjëra i ka paraqitur në program edhe PDK-ja e Hashim Thaçit. Ndërsa Isa Mustafa i LDK-së nuk parashikon asgjë në këtë drejtim. Isa Mustafa gjithmonë ka qenë dhe është pro serbëve, prandaj nuk më habit programi i tij elektoral. Ju Albin keni përkrahur UÇK-në dhe keni punuar për çlirimin e Kosovës. Unë jam i habitur dhe po të pyes: pse bën koalicion me Isa Mustafën dhe LDK-në? A mund të na thoni se nga doni të shkoni Albin Kurti? Me respekt, Rrok Likaj, Lezhë.

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *