Nga e hëna, Kolegji Zgjedhor çertifikon Këshillat Bashkiakë

J L

E hëna dhe e marta do të jetë një ditë e ngjeshur për Kolegjin Zgjedhor, pasi do të shqyrtojnë kërkesat e Bindjes Demokratike dhe Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Të hënën do të shqyrtohen 5 ankime të partisë Bindja Demokratike, që kundërshton rezultatin në bashkitë Selenicë, Shijak, Kurbin, Tiranë dhe Berat.

KQZ i rrëzoi kërkesat e kësaj partie, pasi sipas saj pretendimet nuk ishin të bazuara, ndërsa tashmë radhën për të folur e ka shkalla e dytë, Kolegji Zgjedhor.

Në argumentin e saj Bindja pretendon se kutitë janë mbushur me vota fiktive dhe se u vodhën.

Po të hënën do të shqyrtohet edhe kërkesa e Leonidha Hristos, që humbi në Finiq garën për të fituar bashkinë.

Më pas Kolegji Zgjedhor do të marrë në shqyrtim 20 kërkesat e PS-së për shpërndarjen e mandateve për këshilltarët bashkiakë, pasi KQZ e kishte të pamundur ligjërisht për t’i certifikuar duke qenë se duheshin 5 vota.

Të gjitha vendimet e KQZ për zgjedhjet e 30 Qershorit janë marrë me 4 vota, pasi kryetari Klement Zguri ka votuar gjithmonë kundër duke njohur dekretin e Presidentit Meta që anuloi 30 Qershorin. Duke qenë se me 4 vota nuk shpërndaheshin dot mandatet e këshilltarëve bashkiakë, PS-ja i është drejtuar Kolegjit për të çertifikuar këshillat.

Të hënën do të shqyrtohen kërkesat për 7 bashki (Devoll, Kuçovë, Konispol, Memaliaj, Ura Vajgurore, Përmet dhe Poliçan) dhe të martën për 13 të tjera (Mirditë, Finiq, Pukë, Pustec, Pogradec, Vau i Dejës, Mat, Fushë Arrëz, Delvinë, Roskovec, Kavajë, Dropull dhe Peqin), ndërsa procesi pritet që të vijojë edhe për bashkitë e tjera në ditët në vijim.

Çertifikimi i hap rrugë mbledhjes së parë të këshillave dhe betimit të kryetarit të ri të bashkisë për çdo njësi vendore.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Nuk ka mundesi te jene vjedhur votat.Atu nuk kishte konkurrence.Nji parti e fuqishme (PS) te tjerat pa reputacion.
    Une do kisha dashur qe B.D.te kishte fitue ne disa bashki.Kjo do ishte nji fitore e shkelqyer per ta dermue vendshe PD e Karabush Lulrrushit.
    PS dominin kuvendin.Me keto votime dominon dhe Bashkit.Mbetet urimi “Te na rroj Partia.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *