Klienti nga klienti duhet të ruajë distancën prej 2 metrash. Gjithashtu rekomandohen të mos i provojnë rrobat në trup, por mbi veshjen e tij. Stafi në qendrat tregtare duhet të jetë i pajisur me doreza e maska dhe në çdo dyqan duhet të ketë dezinfektues duarsh.
Gjithashtu për të bërë një mbrojtje sa më të mirë të qytetarëve dyert elektrike duhet të ndajë hyrjen dhe daljen e vizitorëve në mënyrë që të mos këmbehen me fytyrë si dhe do të krijohen korridore sigurie e shenja që të udhëzojnë qytetarin se ku duhet të qëndrojë dhe kalojë.
Ashensorët nuk duhet të mbushen më shumë se 30 % e kapacitete dhe pagesat rekomandohen me kartë krediti. Shitësit ambulantë brenda qendrave nuk do të lejohen por vetëm dyqanet, ndërsa brenda qendrës tregtare do të ketë një dhomë të posaçme izolimi nëse një qytetar apo personal shfaq shenja dhe simptoma të COVID-19.
l.h/ dita

Po sa gjat i paskeni ra. Falimentim.
Mos provo robat ne trup po pse ca jane veshje arabesh.
Tu i provu nga 6 pal mezi ngel te 1 jo me e pa me sy.
Jam kureshtar te di se si do ti provojne bleresit pantallonat psh? Tashme kjo historia e pandemise po kalon nga tragjikja ne komike me keto masa qesharake te cilat veshtire se do te zbatohen. A e kuptoni se cfare kostoje te larte do te sillte per kedo aplikimi i procedurave te pershkruara? Megjithate le t’ia leme kohes se ajo eshte gjyqtari me i mire.
Ku duhet me mor leje per te shkuar ne keto qendra? Apo mund te dalim pa leje?
Cdo gje do te varet nga mbyllja ose jo e pandemise. Nese nuk do te kete shenja virusi, rregullat do te duken qesharake dhe nuk do te zbatohen.