Bjeshkët e Namuna janë kurriz malor në Alpet Shqiptare, rrethi i Shkodrës, me lartësi 2400-2500 m, gjatësi 12 km dhe gjerësi 5-7 km.
Janë quajtur “Bjeshkët e Namuna” (malet e mallkuara) për shkak të vrazhdësisë që i karakterizon.
Natyra tepër e ashpër e tyre, relievi shumë i thyer, mungesa pothuajse e plotë e bimëve (mbi lartësinë 1400-1500 m) dhe e ujërave sipërfaqësore, u kanë dhënë emrin që mbajnë.
Bjeshkët e Namuna formojnë një vargëzim kreshtash nga më të mprehtat në të gjitha Alpet Shqiptare.
Të dy shpatet e tyre përfundojnë në gropa e lugje të thella, duke krijuar rrëpira.
——
Botuar në rubrikën Enciklopedi të gazetës DITA. Materialet e kësaj rubrike bazohen në të dhënat e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, botim i Akademisë së Shkencave

Mendoj se “Bjeshkët e Namuna”, siç na kanë thënë gjyshërit tanë, janë quajtur kështu nga armiqtë dhe pushtuesit e Shqipërisë, pikërisht, për faktin se kanë qenë tw ashpra dhe të pakalueshme për ta. Në to kanë thyer qafën armiqtë tanë, në të gjitha betejat sepse për ta kanë qenë të pakalueshme dhe janë quajtur “Bjeshket e Namuna”. Këto pjesë të Alpeve Shqiptare, nga populli shqiptar, janë quajtur “Bjeshkët Qiellore” ose siç janë quajtur në popull “Bjeshkët që e prekin qiellin”.
Prandaj, është mirë që të plotësohet kjo pjesë e Enciklopedisë.
Me respekt,
SHQIPTAR
Gazetaruc!
“Namuna” eshte sllavisht dhe i kane quajtur serbet kur kane dashut te kalojne andej gjate Luftes I Boterore.
Prandaj perdoni shprehjen Shqip “Bjeshket Qiellore”.
Nëse mbështetemi në legjenda, Bjeshkë të namuna janë quajtur nga gruaja e Mujit, e cila në këto bjeshkë e ka kërkuar varrin e djalit e djalit të vrarë në përleshje me armiqët dhe duke mos e gjetur dot, i ka mallkuar bjeshkët.
Kjo qe thua ti duhet te jete .
Ne ato Bjeshke dicka , fatkeqsi ka ndodhur qe populli i ka quajtur te “Namuna”
dhe ndoshta mund te jete kjo qe thoni ju….
Jo po Bjeshket qe prekin Atmosferen! Kush e shpiku kete “Bjeshket Qiellore”?
C’mon, mund te beni me mire.
Ato kane vetem nje emer: “Prokletije”
Edhe ti ke vetëm një emër. Serbom*t.