Nga integrimi tek çështja e detit, Xhaçka zbardh bisedimet me Dendias

J L

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka zbardhur diskutimet që ka zhvilluar me homologun grek gjatë vizitës së tij në Tiranë.

Një prej çështjeve kryesore është procesi i integrimit europian.

Xhaçka tha se Greqia mbështet Shqipërinë në procesin e integrimit.

“Shqipëria do të vazhdojë të ndjekë një politikë aktive. Një integrim ekonomik. Integrimi Euroatlantik është i pazëvendësuieshëm për rajonin. Tre vendet e Ballkanit Perëndimor janë në NATO. Një çështje e rëndësishme që u diskutua është dhe integrimi europian të Shqipërisë. Përshëndes mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë plotësuar kushtet. Shpresat mbeten akoma për një vendim gjatë presidencës franceze.

Vlerësojmë Greqinë si një partneritet të fuqishëm. Mundësitë për rritjen e shkëmbimeve tregtare është e rëndësishme. E falënderova ministrin për mbështetjen e kandidaturës së Shqipërsië si anëtar jo i përheshëm në Këshillin e Sigurimit. Temë diskutimi ishte dhe situata në Ukrainë, ku përfitoj nga rasti për të shprehur dhe njëherë mbështetjen e Shqipërisë. Duhet bërë më shumë për të ndaluar luftën e Rusisë ndaj Ukrainës. Ndajmë qëndrimin e njëjtë për dënimin e luftës së Rusisë. Një tjetër çështje e diskutuar është dhe delimitimi i hapësirave detare. Rikonfirmuam vullnetin për një kompromis për të referuar çështjen në një palë të tretë gjyqësore”, tha Xhaçka.

j.l./ dita 

Share This Article
1 Comment
  • Qendrimi i shtetit grek ndaj “Çështjes Çame” dhe gjenocidit grek ndaj çamëve, dihet fare mirë. Ngritja këtij problemi herë pas here, kur dihet qendrimi i prerë negativ i palës greke, jo vetëm humbet vlerat, por favorizon largimin kohor. Në këto kushte, zgjidhja veç forcës, kërkohet duke ju drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, në mos dakortësi mes dy shteteve edhe vetëm nga shteti shqiptar. Mos harrohet kushti që në trupin gjykues të mos ketë anëtar me origjinë greke.-

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *