Javët e para të pranverës janë momentet më të vështira për ata që vuajnë nga alergjitë e poleneve. Por për ta vjen një lajm i mirë nga Japonia. Një grup studiuesish të Universitetit të Tokios kanë arritur në përfundimin se bananet mund t’u vijnë në ndihmë atyre që vuajnë nga alergjitë, pasi kanë në përbërje të tyre disa substanca që rrisin imunitetin dhe luftojnë simptomat e polinozës.
Studimi është kryer mbi minjtë e laboratorit, të cilët ishin infektuar me alergjinë e poleneve. Minjtë u ndanë në dy grupe, njëri prej të cilëve u trajtua me 10 gram banane në ditë për tri ditë me radhë. Në përfundim, analizat nxorën se minjtë që u ushqyen me banane kishin një rënie prej 50 për qind të leukociteve eosinofile (rruazat e bardha të gjakut që shtohen në rast alergjie).
Nëse ky studim konfirmohet te njerëzit, atëherë një personi alergjik mund t’i mjaftonin 3-4 banane në ditë, për të shmangur teshtimat dhe solucionin që përdoret për hundët.