Një shqiptar, shpërndarës droge do të deportohet nga Anglia në Shqipëri, pasi u kap me drogë në rrugët e Brighton dhe Hove.
Ai quhet Fatjon Gjini, është 28 vjeç, dhe mediat shkruajnë se kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, duke përdorur një ID të rreme.
Me të shkuar në Britani, i riu ishte joshur nga shuma të mëdha parash dhe pranoi të bëhej pjesë dhe drejtonte më pas një rrjet të madh droge në Brighton.
Gjini u dënua me 16 muaj burg nga një gjykatë britanike të mërkurën dhe tani do të niset për në vendlindje.
Shqiptari u kap nga policia me 25 qese kokainë, në makinën e tij Volkswagen Golf në York Avenue, Hove, më 14 Gusht.
Ata gjetën një çorape të zezë në sediljen e shoferit të mbushur me 25 qese me drogë me peshë 16.9 gramë.
Një celular që përdorej per te komunikuar dhe 110 paund.
Kur u pyet nga policët, Gjini tha se ai kishte filluar të shiste drogë sepse dikush i kishte premtuar 3000 paund në javë, por sapo e kishte kuptuar që nuk do t’i merrte paratë ishte përballur me personin në fjalë.
Ky i fundit i kishte thënë se tashmë Gjini i detyrohej atij 3000 paund per hotelet e paguara dhe makinat. Më pas, sipas Gjinit, ai ishte i detyruar të merrej me këtë punë sepse frikësohej për jetën.
Avokati i tij mbrojtes ka bere me dije se “Ai jetonte në Greqi për 10 vjet, por për shkak të rënies ekonomike erdhi në Britani të Madhe.”

Maloke te dashur, ju lutem mos na nxirrni bojen me keto idiotesira.