I nderuar lexues!
Gjakova është është qytet në pjesën perëndimore të Kosovës. Sipas gojëdhënës për emrin hoxha Hadum Aga e bindi banorin e parë Jakun që ta dhuroj tokën për ndërtimin e xhamijes më pas në atë tokë filloi të ndërtohet dhe qyteti, i cili në fillim u quajt Jakovë (nga turqishtja: fusha e Jakut).
Në shekullin XIX filloi të përdorej emri i tanishëm. Të huajt përdorin toponimin e sllavizuar Djakovica apo Dakovica.
Qyteti përmban një sërë monumentesh nga e kaluara e pasur kulturore. Lagjja historike e qytetit është Mëhalla e Hadumit ku edhe gjinden tregu i vjetër dhe ndërtesa më e vjetër e cila ende ekziston në qytet, Xhamia e Hadumit Tregu i vjetër apo siç njihet Qarshia e Madhe ishte zemra e funksionimit ekonomik për Gjakovën.
Çarshia e Madhe u dogj e u shkatërrua gjatë Luftës së fundit në Kosovë, por tani më është rindërtuar. Ndërsa Xhamia e Hadumit bashkë me bibliotekën e saj u dogj gjatë natës së parë të sulmeve ajrore të NATO-s nga forcat paramilitare serbe duke zhdukur kështu dokumentet e rralla që datonin që nga koha e themelimit.