Nga Karaburuni në Shkodër, Rama bën bilancin: Aktualisht ka 13 vatra zjarri në gjithë vendin

Ornela

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë një bilanc të zjarreve teksa thotë se ka 13 vatra në gjithë vendin.

Sipas informacioneve që jep Rama, zjarre ka nga Karaburun në Shkodër, por rrezik për banesat ka vetëm në Fushë-Arrëz ku është dërguar një helikopter për ndërhyrje nga ajri.

Po asht kryeministri ka publikuar edhe pamje nga ndërhyrja e zjarrfikësve dhe ushtarëve të FA në 24 orët e fundit për të kontrolluar e shuar zjarret.

STATUSI NGA EDI RAMA

? Aktualisht ka 13 vatra zjarri në të gjithë vendin përkatësisht në;

Gadishullin e Karaburunit. Pa rrezik banesash.

Shkodër, në fshatin Cukal. Pa rrezik banesash.

Në Fushë-Arrëz e cila paraqet rrezikshmëri për kalimin në zona të banuara, është dërguar edhe një mjet helikopter për mbështetje nga ajri.

Gjirokastër, vijon zjarri vatrave në luginën e Lunxhërisë. Nuk ka rrezik për banesat. Po punojnë forcat e FA dhe të tjera nga toka.

Vatra e zjarrit në kodrën e pishave në fshatin “Arshi Lengo”, po punojnë të gjitha forcat operacionale dhe një mjet helikopter.

Në bashkinë Tepelenë. Pa rrezik banesash.

Pyllin e fshatit Shetaj. Pa rrezik banesash.

Në bashkinë Durrës, fshati Manskuri. Pa rrezik banesash.

Dibër, fshati Lukan. Pa rrezik banesash.

Në bashkinë Mallakastër. Pa rrezik banesash.

Elbasan. Fshati Shelcan. Pa rrezik banesash.

(Pamjet ⬇️ 24 orët e fundit)

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Fitore e madhe, qe nuk ishte arritur kurre ne historine tone kombetare, as ne kohen e diktatures, e cila eshte stimuluar qellimisht dhe fuqishem nga politika dhe qeveria per te angazhuar organet e reja drejtesise, SPAKUN, qe te merret tani me investigimin e tyre, ne menyre qe te largojne ata nga lufta kunder korrupsionit dhe per te terhequr vemendjen popullit nga problemet e korrupsionit te politikaneve, qeveritareve dhe krimit. Po parcelat e droges, si duket situata, jane prekur nga keto zjarre?, se mund te ndodh qe qeveria tjua paguaj demet, sepse ato kane 30 vite qe kontribuojne ne zhvillimin e vendit me para te pista qe perdoren edhe ne zgjedhjet politike. Ti dhe qeveria juaj duhet te kishit dhene doreheqjen, sepse situata u gjeti totalisht zbuluar, vetem me lopata dhe fshesa per shuarjen e zjarreve, si ne mesjete. Jeni komplet te pa afte per te drejtuar dhe vetem te vidhni dini. Mortja qe nuk u merr te gjitheve ju palacot e politikes, qe dilni na beni edhe bilance mbi situaten e zjarrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *