Iku Vaçja madhështore,
ai zë kristali,
iku Nailja-Fitneti,
dhe Mentor Xhemali.
Na ikën ato legjenda,
që këngën e ndritën,
ato maja madhështore,
kurrë s’u arritën!
Mbetën emra të pavdekshëm,
që kurrë s’harrohen,
po perlat e tyre sot,
gjëkund s’transmetohen!
Kam edhe emra të tjerë,
si qershi mbi tortë,
zëra magjikë që janë mbyllur,
në një kasafortë!
Sekretin që s’transmetohen,
nuk e di veç unë,
se “këngëve” që bëhen sot,
do tu hapnin punë!
Sot këngët s’dalin nga shpirti,
dalin nga fabrika,
po si mund të quhen këngë,
kur mungon muzika?!
Kënga s’mund të quhet këngë,
kur s’ka melodi,
ndaj dhe Vaçen sot e fshehin,
nga brezi i ri.
Duan që brezi i ri,
mos e mësojë kurrë,
se u bë një art i madh,
ndënë diktaturë.
Se u bë një art i madh,
ndënë diktaturë,
e sot shumica e këngëve,
janë karikaturë!
Shoh në skenë si shfryhen dufet,
s’merret vesh një fjalë,
të shkretat ekrane mbushen,
me bythë e me shalë!
Mua më ndjellin pa fund,
vetëm neveri,
kur këto këngët “moderne”,
kthehen në orgji!
Hiq nja pesë a gjashtë që janë,
ende në traditë,
të tjerët s’i shikon dot,
se të dhëmbin sytë!
Gjithë klipet konceptohen,
vetëm në një prizëm,
është e sigurt që do shohësh,
seks edhe striptizëm!
Banalitete pa fund,
që pa fjalë të lënë,
s’e kuptoj-pse pullë të kuqe,
klipeve s’u vënë?!
Them se do jenë kalimtare,
të gjatë se kanë ditën,
se është mision i pamundur,
të prishësh traditën!
Do vijë dita që s’do thonë,
ishte se ç’na ishte,
se labi ngrihet nga varri,
nga një pogonishte!
Kush kërkon të stilizojë,
këngën popullore,
është njëlloj që një kështjellë,
ta kthesh në kasolle!
Nuk është kjo një pemë me kokrra,
që me gurë e gjuaj,
unë kam lënë shpirtin në këngë,
ndaj për këngën vuaj!

Shpresoj se nē mënndje duhet ta kesh patur që fjalën diktaturë në këtë poezi brilante, ta vinje në thonjza.
Atdhetar, madhor, objektiv, i guximshëm, realist, brilant, tradicionalist, krijus i pa përsëritshëm e nuk di se çfarë të them tjetër për ty o i madhi Arben Duka.
Jane tamam orgji arben. Te vjen peshtire ti degjosh. Kurre skam degjuar nje deri ne fund.
Po sa per ate qe dobkthehet kultura prap e ke gabim. Cdo gje po shuhet dhe transformohet.
Jo kenga labe por dhe laberia do zhduket. Ai sistem ngriti fshatrat dhe kulrueen. Tani fshatrat do braktisen avash avash dhe bashke me te do braktiset kulrura dhe muzika. Une e ti sdo jemi gjalle ndoshta arben, por ne 20-30 vjetet e ardheshme shqiperia do kthehet si franca, spanja, italia me marokene, arabe, zezak e kineze.
Ishalla do rrosh e tme kujtosh.
Shqiperia do kthehet ne mejhane.
Futja ne europe do te thote globalizim ku token detin dhe ajrin dovta blejne avash avash korporatat.
Po te marre shembull fshatin kute e pocem te mallakastres. Edi rama do ta permbyse zonen per te bere hidrocentral firma turke me koncesion ku per firmenve vene rama do marre intersa te perjetshme. Fshataret do ti nxjerre ne rruge te madhe me nje demshperblim simbolik. Ne asnje vend te botes nuk ndodh kjo. Te njejte gje qe beri me stadiumin kombetar ku nje prone kombetare u privatizua me nje firme te nje kryeministri tevpapergjegjshem qe mendon vetemvte shfrytezoje mandatin per perfitimin personal me ane firmosjes se koncesioneve.
Edhe nevtokat e gjysherve tuaj e te mive nje dite do jetoje nje marokencapo zezak.
Prandaj enveri do te ngelet i pa vdekshem e do kujtohet.
Shikoje francen 30% te huaj araber.
Do vije nje dite e shpejte qe kur te shkoj shqiptari ne zyrat e qeverrise do ta prese zezaku dhe arabi.
Kur shkova nje here ne zyrat e lagjes time ne tirane para tee kater vjeteve hyra te merrja nje certifikate. Nje malokvqe nuk jabkuptoja shqipen kishte ngritur kembet mbi tavoline dhe lexonte gazeten. Rrija te dritarja me shprese se do tme pteste se pse kisha ardhur. Ai rrinte mebkembebperpjete dhe vazhdonte leximin. Me qellim nuk fola dhe i dhashe kohe mbi pese minute. Pastaj e pywta – ketu punon .- ha mor ca do tha se sna lat i minute rehat.
Jam shokuar pasi vijavnga 20 vjet jetese ne perendim.
Mu duk sikur isha ne avganistan. Dhe shqiptaret thone na la enveri mbrapa dhe saliu na coi perpara.
Shqiperia kur te behet do behet perbkorporatat e huaja dhe emigrantet e huaj. Deri atehere shqiptaret e vertete do jene minorance. Ndoshta do tme kujtoah. Keto gjera i madhi duka i kam pare ne perendim.
Mjere kush i gezohet bashkimit evropjan. Do te jete nje uragan qe do fshije cdo gje dhe do tna hedhe ne gremine dhe shqiptaret do te jene larguar ne cdo cep te botes per nje jete te re pa shprese.
Me se e sakte. Nuk I heq asnje presje komentit tuaj, nuk ka t pa zjar.
Une asnjehere nuk e kam quajtur Europe, por Eurogrope. Ajo eshte gropa e ujrave te zeza ku do te mbyten te gjithe SHQIPTERET.
Damper GLOBALIZIMIN, ajo eshte alibia e rradhes. Polishejtanet po projektojne fundin e botes.
Ke shume te drejte I dashur z Arben, ku shkuan gjithe ato xhevahire te kenges popullore me te cilat u lindem u rritem dhe u nderuam neper bote. Po muzika lehte, po festivalet e paharrueshme ne radio e rush, ku shkuan , ku jane fshehur dhe perse, po mire keto pseudo tv publike po radio tirana , po tvsh ku eshte , perse nuk I hap ato fonoteka me ato materiale perla te viteve para 90′ . GJYNAH I MADH PER NE QE U LINDEM E U RRITEM ME ATO PERLA DHE TURP PER JU QE I MSHIHNI E MOHONI !
Ke shume te drejte I dashur Arben, ku shkuan tere ato festivale pa fund popullore e muzikes se lehte, mire kete shtetaret e sotem bashke me radiot e tv e tyre qe nuk dihet se nga vijne e ku shojne, po radio tirana e rtsh perse heshtin!!! TURP I MADH mgjs turpi eshte virtyt I delenxhinjve eshte ndaj dhe kane te drejte qe na I mohojne edhe ne rtsh. Resperkte z Duka!
Kur isha ne Greqi vetem kenge greke degjonim ,tani jam ne Itali vetem kenge Italiane degjojme.I dashur i madhi Arben Duka na dogji malli per te degjuar kenge shqipetare.Kur vime ne Shqiperi se vime me furgon apo pulman apo taksi vetem kenge te huaja degjojme se shkojme lokal apo restorant gjithemone kenge te huaja por kete virus e shohim edhe stacione televizive.Ne c’vend te botes duhet vajtur qe te digjojme kenget e bukura shqipetare ?Me keq akoma kur shef emisionin Zona e Lire me plot te drejte mund te themi se ky emision mund te quhet nje nevojtore perjashtoj ato raste politikaneve artisteve kengetareve dhe gjith atyre qe sjellin pozitiven per edukim .
Nuk te pelqen Gili gili gili e arqitektit Sinan Hoxha o gjigant? E ke gabim, do e bleje Brazili Sinanin qe te tundet me travestitet ne karnavalet e Rios, do ngelemi pa arqidhje Sinanin, do jete zi kombetare o gjigant. Ajo tjetra qe ta jep pa ia lypur thote :”Ti nuk di as me ma lyp”. Keta jane sterre, me fal, star-e o gjigant, si tha njeri, fajin s’e ka ai qe shet m..t kur ka njerez qe paguajne per ta ngrene.
Nuk ka si a jo a jo a jo..ska si ajoooo ,ska si ajoooo un t’lagi me shampanj un t’lagi me shampanj….nemenemeneme…IDIOTE…