Nga kjo puna e shtetësisë e pësuan edhe çamët

anazapta

Dhënia e shtetësisë pa kusht nga Shqipëria për çdo shqiptar kudo që ai ndodhet, si thelbi i projektligjit që kreu i qeverisë Sali Berisha lançoi një ditë më parë, bie ndesh me strategjinë kombëtare dhe kthen pas proçeset integruese.

 

Saliu bën sikur nuk e di që e njëjta strategji solli problematikën me çamët në vitet 50. Enveri bëri aktin human të dhënies së shtetësisë, por Greqia përfitoi nga kjo dhe nuk u njeh më shtetësinë çamëve të dëbuar dhe ata vijojnë edhe sot e kësaj dite të kërkojnë pronat e tyre. Z.Mustafaj e ka mirë kur thotë që ky projekt është edhe antikombëtar, pasi do të shkaktojë spastrim etnik të zonave të banuara nga shqiptarët.  Kemi një nacionalizëm anakronik, por që është një kartë e djegur sepse Berisha e ka provuar edhe më parë por nuk ka pasur sukses. Kjo është një tentativë për të shkëputur vëmendjen nga problemet e thella që ka Shqipëria sot.

 

Email nga adresa: [email protected]

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *