Email nga adresa
Përshëndetje DITA. Në rrugën Komuna e Parisit INUK ka bërë shumë mirë që po prish shtesat mbi trotuare, por ka një paradoks. Në zonat ku ka prishur shtesat trotuari ka qenë nga 3 metra e më shumë dhe tani u bë 6. Shumë mirë, sepse kjo rrugë ka nevojë për trotuare të gjera për shkak të numrit të lartë të popullatës, ama, në zonën ku janë përballë shkollat Kristaq Rama dhe Universiteti i Nju Jorkut, trotuari është vetëm pak centimetra dhe këtu ndërhyrje nuk ka (?!).
Mund të thonë që kanë letra për të zaptuar trotuarin, por më duhet të them që nuk ka asnjë vlerë heqja e lokaleve aty ku trotuari ishte dhe lënia e këtyre godinave të sipërpërmendura aty ku trotuari nuk ekziston fare!