Nga Kosova vjen haberi,
Fishek, mëmës Shqipëri!
Këtu u fanit ylberi,
Lulash Basha, djal’i ri!
Uniku-Europa mbarë,
Veç mahniten prej tij!
Përjashta dhëmbët e parë,
Të zgërdhihet din ai!
E pagëzuan Hienë,
Pasi qesh dhe kur flë!
Tigër është në të ngrënë,
S’ia kalon në bot’ asnjë!
Me të është dhe Argita,
Bashkas dhe në politikë!
-Shife Tatë, e përgatita,
E kam shok, proto mik!
Tani u bërë kryetar.
E vendosi vetë Argita.
Vetëm jo me shumë vrap!
PD-ja u mbush me prita!
Pranë Gozhda e Nastradinit!
E ke zyrën e edukimit!
Aty është Sali Begu,
Ideator i përparimit!
Nga Fari Noda, Shkozet, Durrës
