Nga kronika historike për fitoren e madhe të 9 Majit 1945

redaktor

Nga Gjikë Kurtiqi

Sot më 9 maj 2020 mbushen plot 75 vjet nga fitorja e madhe mbi nazifasizmin në Luftën e Dytë Botërore, luftë që e përgatitën dhe e filluan forcat e armatosura të boshtit fashist Romë – Berlin – Tokio, me synim për të pushtuar botën. Të parët që filluan këtë luftë ishin trupat fashiste italiane të Benito Musolinit, që pas pushtimit të Abisinisë në vitin 1935, më 7 Prill 1939 pushtuan Shqipërinë.  Në shtator të atij viti Gjermania pushtoi fillimisht Çekosllovakinë dhe në shtator Poloninë. Më pas Danimarkën, Norvegjinë, Hollandën, Belgjikën dhe më 5 qershor 1940 sulmoi Francën dhe më 28 tetor 1940 Greqinë. Më 22 qershor 1941, me 170 divizione, me mbështetjen edhe të Italisë, Finlandës, Rumanisë e Hungarisë, në mënyrë të befasishme sulmoi Bashkimin Sovjetik, duke shkelur edhe një traktat mossulmimi të nënshkruar pak kohë më parë.

Hitlerianët, duke u mbështetur në epërsinë e forcave të armatosura, të mjeteve të shumta luftarake, dhe të përvojës të fituar në pushtimin e shumë shteteve të Europës, kishin planifikuar që me sulmin rrufe ta pushtonin BRSS-në në dy muaj, pa ardhur vjeshta dhe dimri rus. Ky plan i Hitlerit dështimin e parë e pësoi në luftën e gjatë dhe të ashpër gjatë viteve 1941 – 1942 për pushtimin e Moskës. Ushtria gjermane pësoi kështu disfatën e saj të parë.

Në vitin 1941, kur u sulmua BRSS, u krijua Koalicioni Antifashist Angli – BRSS – Amerikë, që u bë shpresë për popujt e pushtuar nga nazifashistët dhe popujt e tjerë që kërcënoheshin nga murtaja nazifashiste. Këtij koalicioni iu bashkluan edhe gjithë forcat antifashiste që luftonin në vendet e pushtuara.

Pas dështimit për marrjen e Moskës hitlerianët hartuan planin e tyre për pushtimin e BRSS nga jugu, në drejtim të Stalingradit, me qëllim për t’i dalë nga prapa Moskës. Por në Stalingrad ushtria hitleriane pësoi disfatën e saj më të madhe, që dashur pa dashur, shënoi edhe fillimin e fundit të saj. Në këtë operacion që vazhdoi mbi 5 muaj dhe përfundoi me rrethimin dhe zënien rob të krejt grupimit nazist me mbi 300 mijë vetë me në krye feldmareshallin Von Pauls. Pas Stalingradit ushtria sovjetike vazhdoi mësymjen dhe në korrik të vitit 1943 u zhvillua ajo që njihet si beteja më e madhe e mjeteve të rënda, e tankeve dhe e avionave, beteja e Kurskut, ku morën pjesë më tepër se 1500 tanke nga të dy palët. Fitorja edhe në këtë betejë ishte e ushtrisë sovjetike.

Duke mbajtur peshën kryesore të luftës ushtria sovjetike në vjeshtën e vitit 1943 kishte çliruar 2/3 të sipërfaqes së pushtuar nga hitlerianët. Fitore këto që frymëzuan dhe fuqizuan luftën partizane në vendet e pushtuara nga fashizmi dhe nazizmi, të cilat u bënë pjesë e Koalicionit Antifashist Botëror. Në këtë kuadër ishte edhe Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare e popullit tonë, e cila kishte në radhët e saj rreth 70 mijë luftëtarë djem e vajza vullnetarë që luftonin me vetmohim për çlirimin e vendit nga pushtuesit dhe kolaboracionistët ballisto – zogistë të bashkuar me ta, e inkuadruar në brigada, divizione e korparmata, të komanduar nga Komanda e Përgjithëshme me në krye Enver Hoxhën, që çliroi vendin, pa ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të forcave aleate dhe dërgoi dy divizione për çlirimin e tokave të Jugosllavisë, nga Mali i Zi deri në Vishegrad, ku ranë mbi 300 dëshmorë shqiptarë.

Në shtator të vitit 1943, forcat e aleancës antifashiste, ushtritë e bashkuara anglo-amerikane zbarkuan në Itali dhe bënë që të kapitullonte ushtria fashiste e Benito Musolinit. Distatë pësuan në këtë kohë edhe forcat naziste gjermane në Afrikën Veriore nga forcat anglo-amerikane. Në qershor të vitit 1944 forcat anglo-amerikane bënë desantimin në Normandi, me një pjesëmarrje masive të mjeteve detare, ajrore dhe të forcave tokësore. Pas luftimeve të ashpëra anglo-amerikanët, duke kaluar nga një betejë në tjetrën, zbatuan me sukses planin e operacionit të tyre drejt Gjermanisë.

Në prill të vitit 1945 ushtria sovjetike filloi operacionin për të thyer mbrojtjen e fortifikuar, për të rrethuar dhe asgjësuar forcat e shumta gjermane dhe marrjen e Berlinit. Pas luftimeve të ashpra ushtria sovjetike, nën komandën e mareshallit Zhukov mundi të ndajë më dysh ushtrinë hitleriane të mbrojtjes së Berlinit. Luftime të ashpëra, për ditë me radhë u bënë dhe Brenda qytetit të Berlinit deri sa më 30 prill 1945, ora 14.25 u ngrit flamuri I fitores mbi Raishtang. Në betejat për pushtimin e Berlinit u zunë robër mbi 480 mijë ushtarë dhe oficerë gjermanë. Më 8 maj përfaqësuesi i Komandës Gjermane nënëshkroi kapitullimin pa kushte dhe 9 Maji i vitit 1945 mbeti në histori si Dita e Fitores së Madhe të Luftës së Dytë Botërore.

Lufta e Dytë Botërore pati pasoja të rënda, humbjet njerëzore numërohen me miliona. Në këtë luftë të madha ishin edhe në vendin tonë. Populli ynë me rreth 1 milion banorë i dha çlirimit 28 mijë dëshmorë, por edhe dëme të pallogaritëshme në ekonominë e tij. Nga 6 vajza të varura në litar nga nazistët 5 janë vajza shqiptare, heroinë të popullit.

Kanë kaluar 75 vjet nga fundi i luftës dhe fitorja e madhe e saj kundër nazifashizmit, por ka vite që janë gjallëruar forca të reja të nazifashizmit në shtetet e Europës por edhe në shtetin tonë, sidomos pas ndryshimit të sistemit politik. Këto forca janë hedhur në sulm së pari kundër Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, duke e trajtuar atë si luftë civile, dhe së dyti kundër gjithë kuadrove të saj. Synimi të mohojnë atë luftë legjendare që çliroi vendin nga pushtuesit dhe kolaboracionistët e tyre, siguroi paprekshmërinë e kufijve të Shqipërisë dhe garantoi pavarësinë e vendit tonë. Përballë këtyre forcave neofashiste pinjollë të kolaboracionistëve është Organizata e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, janë historianët e vërtetë atdhetarë, janë shoqatat kulturore e atdhetare, janë intelektualët atdhetarë, qytetarët e ndershëm që mbrojnë me vendosmëri Luftën Çlirimtare, heronjtë dhe dëshmorët e saj dhe gjithë simbolet e pavdekshme të asja lufte epokale të popullit shqiptar.

Share This Article
7 Comments
  • Muzhik pensionist.
    Po “çlirimtaret” pushtues sllavo-komuniste a kishin te drejte te ishin kollaboracioniste e sherbetore te sllaveve dhe te kryenin krime para dhe pas “çlirimit”?

  • Tradhetare quheshin dhe quhen nga sllavo-komunistet vetem ato qe ishin kundra sllaveve, jugosllaveve, ruseve, lindoreve. Tradhetare nuk ishte PKSH, kopilja e serbeve, jugosllaveve, ruseve, sllaveve.

  • Pse gjatë L2B Italia dhe Gjermania mund te kenë qenë të këqija për kombin shqiptar kurse Yugosllavia e Rusia mund te kenë qenë të mirat?

  • Sulmi rrufe i ushtrise gjermane ne 1941 arriti objektiva ushtarake te pabesueshme.Gjermanet arriten ne dyert e Moskes brenda 5 muajve dhe I MUNDI VETEM DIMRI I EGER SIBERIAN.
    Ushtria e kuqe u dorzua para furise Teutonike.
    Ne dyert e Moskes ne -40 grade shulat e topave dhe tankeve ngrine,.Ushtartet me veshje verore ngrine,Ushtria e lavbdishme gjermane peroi fatin e Napoleonit.
    Ketu ishte pika e ktheses.Hitleri duhej te kthente ushtrine ne Atdhe,SE NUK LUFTOHET KUNDER NATYRES.Ukraina,Bjellorusia,Moldavia,Shtetet Balltike,Finlanda b,te cliruar nga ushtria gjermane te formonin nje Komunuelth ushtarak per te mbrojtur Lirine e Fituar nga armet gjermane.,Faktikisht Ushtria Gjermane e pushtoi BRSS.

  • Gjikë Kurtiqi si gjitnjë thënë fjalën tënde atdhetare. Mbrodhësi paçi – Kryefjala e * Veteranëve dhe *Pasuesve Veteranë*. Gjithnjë jua dëgjofshim zënë !
    Lavdi Luftës N.Cl me 28 mijë DESHMORË të ATDHEUT =të PAVDEKSHIMIT TANË!.
    Pasuesi veteran 84 vjecar-Guri Naimit D.

  • ti kafsha demo, a mund t’i thuash botes demokratike te mirat e triumfin nazifashist mbi njerezimin, qe kalon ne orgazem per arritjen e tyre ne dyert e moskes?!? . ps. jo vetem komunizmi . penalizinin e gjuhes kriminale, e ka denuar dhe populli me shprehjen; “gjuha kocka s’ka, por kocka thyen”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *