Letër e nënshkruar
Fatjon Hoxhalli
Të jemi të sinqertë, ndryshimet janë gjithmonë të veshtira për tu metabolizuar, sidomos për qytete tradicionale dhe fjalëplot si Korça. Armiku më i madh i ndryshimit është dembeli, ai nuk do as të mendoje të ndryshojë, as të punojë të ndryshojë e as të mbrojë atë që ka ndryshuar. E kjo është rrugë që është ndjekur jo pak herë nga administratorët e qyteteve në Shqiperi. E parë holle holle, kanë te drejtë, janë të pakët ata që marrin guximin të venë në lojë kosto elektorale edhe nga puna qe bejne, kur kane boll nga ajo që s’bëjnë.
Kete fundvit, bëhet fjalë për një element të ri të futur në urbanistikën shqiptare, e quajmë si të duam, kullë vrojtimi për turistët, obelisk, apo pikë referimi polifunksional. Jam i sigurt se do meritonte debate dhe komente. Por ky objekt ka marrë mbi vete edhe një sërë akuzash që nuk i meriton, amplifikuar normalisht nga ethe elektorale, që në zymtësinë e tyre prape meritojnë një përgjigjë. Fjaleformimi i parë populist është betonizim.
Në fakt s’ka të bëjë fare. S’ka të bëjë fare sepse i gjithë projekti, në vetëvete ka si qëllim, shkuljen e asfaltit nga gjithë qëndra e qytetit për ta zëvëndësuar ate me gjelbërim, pllaka kuarci dhe elemente të tjerë dekoracioni urban. S’ka te beje fare se për implementimin e të gjithë projektit nuk u desh të pritej asnje degë nga pemët ekzistuese, përkundrazi, u vlerësuan ato që janë dhe u shtuan të tjera.
Ankesa e dytë është, se na iku sheshi. Në fakt sheshi nuk ka ikur, sheshi ka ardhur me në fund në Korçë, sepse realisht ka qënë një nga hapësirat më pa funksion në gjithë qytetin.
Po e mbyll, i lumtur edhe për ata që shpifën e nxine deri diten e fundit sepse sot edhe ata kanë një qendër evropiane të bukur e të rregullt, pse jo edhe një muzë më tepër për të reflektuar e kthjelluar mendimet.
