Analiza e një vizite: Nga Kurti e Haradinaj, te serbët dhe Ballkani i Hapur, mesazhet e “nacionalistit kozmopolit” të Tiranës në Prishtinën e trazuar

redaktor

 

Nga Bedri Islami

Botuar në DITA

Edhe sikur ta kishte ndërtuar vetë kohën e duhur për të bërë një vizitë zyrtare në Kosovë, ai, Edi Rama, nuk do të kishte mundur të gjente një më të përshtatshme. Duke e kapur fluturimthi ftesën e Albin Kurtit për të vizituar Prishtinën, ai nuk ngurroi, dhe, sapo dha mesazhin e tij politik nga Nju Jorku , për të drejtën e Kosovës të jetë aty, në Kombet e Bashkuara, pa ardhur ende në Tiranë, u ndal në aeroportin “Adem Jashari”.

Kosova është në një gjendje të pazakontë: reciprociteti në targat e makinave, gjëja më normale në botë dhe e zbatuar nga pala serbe, ka sjellë në dy anët e kufirit forca speciale, ku duket se shkrepja më e vogël mund të sjellë në ndezje të re lufte në Ballkan.

Albin Kurti i zënë me këtë gjendje, i futur në fushatë për zgjedhjet komunale, me hallet e pandemisë dhe problemet e mbledhura mbi tryezën e tij, nuk kishte as kohën e as dëshirën të hape një front tjetër, që, edhe pse në dukje shumë shpejt i zgjidhshëm, mund të ishte më i gjatë në kohë se sa hallet e tjera.

Edi Rama e njeh krejt mirë skenën politike të Kosovës. Mik me njerëzit e politikës që nuk janë më në skenë, për më tepër mbështetës i hapur i tyre, ai ka pasur kujdesin të ketë njohjen e duhur edhe për të tjerët, të dijë prirjet dhe huqet e tyre, të gjejë kohën e ngacmimit për të hequr vëmendjen nga një ngjarje tjetër ose ta afrojë këtë gjendje; mik i Thaçit dhe i PDK-së, ai ka hapur mendimin edhe për njerëzit e LDK-së, kur i është dashur, ashtu si i ka mbyllur ato, kur nuk i është dashur.

I pakompleksuar nga ajo që ka ndodhur një të djeshme, në raportet me politikën në Kosovë ai mendon më shumë për të nesërmen. Akullnaja mes tij dhe Ramush Haradinajt, për të cilën mendohej se do të ishte një aisberg i pakthyeshëm, ai e dinte se do të ishte e shkuara, duke njohur karakterin e Haradinajt.

Sidoqoftë ai bëri kujdes të përcillte disa mesazhe në Kosovë.

1. Rama e di se zenithi i popullaritetit të tij në Kosovë ka rënë ndjeshëm dhe ishte e mundur që të vazhdonte të binte. Loja me Ballkanin e Hapur dhe zigzaget në politikën ballkanike, turri me të cilin mori përsipër gjëra jashtë formatit të tij, për më tepër jashtë çdo mendësie ballkanike, përballja me Albin Kurtin, që si ai është njeriu i politikës që ndjek karizmën, sidomos me ndjekësit e tij, të shumtë, të radhitur mirë pas shefit dhe përgjithësisht të rinj, e kanë ulur jo pak emrin e shefit të qeverisë së shtetit shqiptar.

Edi Rama nuk është më njeriu i duhur dhe i pritur si mesia pas fjalës së tij të njohur në Beograd. Ndaj, rreptë, prerë dhe qartë, duke vënë pikën në fjalën e tij, ai u shfaq përkrahës pa ekuivok i qeverisë së Prishtinës. Mbi ndasitë dhe hidhërimet apo konspiracionet, Edi Rama, me entuziazëm, vendosi çështjen kombëtare.

E bëri se ky është mendimi i tij apo se kështu i duhej në një moment të tillë, kjo bën pjesë në lëvizjet politike të Edi Ramës, që, shpesh herë është shfaqur nacionalist i dorës së parë, e, po kaq shpesh, edhe si kozmopolit i shkallës sipërore.

Sidoqoftë gjetja e tij ishte e duhura, përcaktimi i tij preu rrugën e shumë klisheve të tjera në mediat që ishin përgatitur për të zënë keq shefin e qeverisë shqiptare dhe, edhe kur pyetjet ishin të drejtpërdrejta, të lidhura me akuzat e mediave prishtinase apo të opozitës, për lidhjet e tij me Vuçiç, ai gjeti mënyrën për të përmendur vëllain e tij të madh, duke hedhur lojën e fjalëve te vëllai i vogël.
Qëndrimi i Ramës ishte i duhuri. I vetmi që duhej të mbahej dhe këtë ai e di më mirë se të gjithë.

2. Edi Rama e hapi spektrin e vizitës së tij. Ai nuk mendoi se mund të ishte thjeshtë një vizitë kortezie, ashtu si mund të ishte ftuar. E ktheu nga një takim gjysëm zyrtar në një vizitë të nivelit të lartë, ku kishte me vete gjysëm e ministrave, të cilët, më shumë se sa ai foli me Kurtin, biseduan me njëri tjetrin.

Ministrat e Ramës, ashtu si ato të Kurtit, gjetën më shpejt gjuhën e përbashkët. Një qeveri kundërshtare si ishte ajo e shtetit shqiptar në 25 prill e më tej, jo rastësisht u bë e pranuar dhe bashkëpunuese. Nëse hobeja e fatit do të kishte rënë mbi kokën e Ramës, çka edhe ishte menduar se mund të ndodhte, ai bëri kujdes ta shpërndajë mbi shumë “ kokë” të tjera, këtë herë ministrash.

Vizita e Ramës u bë qeveritare edhe më shumë nga sa ishte menduar, ajo eklipsoi “bëmat” e padëshiruara apo diferencat që mund të kishin ndodhur.
Kurti bëri kujdes ta përmendte këtë, ndoshta edhe atij i duhej një gjetje e tillë, kur, për më tepër, e ka ditur se Rama nuk do të ishte fillikat në Kosovë.

3. Rama e di fare mirë se njeriu që ishte dikur ndër më të afërtit e tij në Kosovë, Kurti – ky, duhet pranuar, pas Thaçit, nuk është kafshatë që kapërdihet lehtësisht dhe, po ashtu si ai, kërkon përmasat e liderit. Të dy njerëz të lexuar, por të ardhur nga shkolla e përvoja të ndryshme, ishte menduar se do të përplaseshin një ditë.

Përplasjen e ndodhi Kurti, pasi e kishte ditur se kjo do të ndodhte nga Rama, dhe, animi i tij drejt Berishës dhe Metës ishte pranimi i faktit se tani për tani jemi në kahe të ndryshme.
Rama nuk mund të bëjë më ekskursione në Kosovë. Ai e evitoi përplasjen e tanishme, duke mos qenë pjesë e debatit politik, por edhe duke e shpërndarë vëmendjen e tij te të gjithë.

Por ishte në kohën e duhur edhe për Kurtin, i cili ka para vetes problemet e mëdha me shtetin serb dhe , ndoshta shpejt, edhe disa ngastra problemesh me bashkësinë ndërkombëtare, dhe , pikërisht tani, i duhet edhe mbështetja e shtetit shqiptar.

Në Kosovë janë edhe zgjedhjet vendore. Është sprova e parë e Kurtit pas fitores në zgjedhjet parlamentare. Ai e di fare mirë se do e ketë të vështirë të ruajë kuotat e larta të arritura disa muaj më parë.

Kurti nuk kishte ngazëllim dhe as nuk e trajtoi vizitën e Ramës si fitore. E trajtoi si diçka të zakonshme dhe u kujdes që mjeshtërisht ta përcillte këtë përmes rrjeteve sociale. Rama nuk ekzistoi tek Kurti, Kurti mbushi faqet e Ramës. Pranimi i vizitës së mision apo kthesë e rëndësishme do të bënte që militantët e Kurtit të mos kishin më një armik të jashtëm për të zhvilluar një betejë të brendshme.

4. Rama nuk hoqi dorë, as në Kosovë, nga Ballkani i Hapur, megjithë atë çka po ndodh në kufirin e Kosovës me Serbinë. Nguli këmbë në idenë e tij, megjithëse e di se ngjarjet e ditëve të fundit janë fillimi i mbylljes së dyerve për Ballkanin e Hapur. Me gjeneralët fantazmë , edhe ai e di, nuk mund të ketë lëvizje të lirë, tolerancë e mirëkuptim.

Por nuk hoqi dorë as nga rreshtimi i tij në krah të Kosovës. Gjysma e tij ishte aty, duke ruajtur , krahas gjuhës së nacionalistit edhe tonin e politikanit të dialogut.

Ai bëri kujdes që të theksonte disa herë se Kosova është në të drejtën e saj, se BE po gabon me Kosovën, se gjeneralët e mundur nuk mund të ringrihen, ama zgjidhja është përmes dialogut. Shqiptaromadhi Rama u shfaq edhe si evropiani Edi, apo, si i tha një studente, ikonë e modës.

5. Edi Rama ishte edhe te Haradinaj. Me asnjë lider tjetër të Kosovës nuk ka pasur kaq shumë përplasje. E kanë akuzuar njëri tjetrin për shumë çka dhe nuk janë marrë vesh vetëm për shumë pak. Haradinaj ka qenë më i drejtpërdrejtë në akuzat ndaj tij, Rama ka qenë institucional në qëndrimin e mbajtur, duke iu drejtuar gjyqit dhe duke u tërhequr prej tij.

Ata u takuan. Nuk ishte ngjarje, por kishte në vete thelbin e ngjarjes së ardhshme. Takimi me Haradinaj largoi mllefin, por ishte mesazh edhe për opozitën tiranase, sidomos për presidencën. Ai për kaq ishte në Kosovë. Shkoi, foli, u dëgjua, u hesht, u takua dhe erdhi.

 

Share This Article
26 Comments
  • PD + PS + LSI = ORGANIZED CRIME , CORRUPTION , MAFIA , BANDA KRIMINALE , NARCO-TRAFFIC KOKAINE ,KONTRABANDË , EVAZION FISKAL says:

    Politikanèt e kètyre 31 Viteve të FUNDIT janë : BANDITË , TRADHTARË , KRIMINELË , HAJDUTË , GRABITQARË , PLAÇKITËSA , FUNDËRRINA , PIDH MOTRA , DOBIÇA , NARKO-TRAFIKANTË , KONTRABANDISTË , VRASËSA , tè KORRUPTUAR , të KORRUPTUAR , të KORRUPTUAR !!!
    REFLKTO O Bedri ZEZA dhe BOLL i bêre FRESK Edvin Ramës , sepse Edvin Rama NUK ka ASNJË NDRYSHIM nga Sali KRIMI , Like GRABITQARI dhe VRASÉSI , Lul HAJDUTI dhe KRIMINELI apo Petrit HAJDUT Vasili PLAKU MATUF ZEMÈR ZI dhe SHPIRT ZI !!!
    JANË që të gjithë KRRIMINELÈ , VRASËSA dhe GRABITQARË të KORRUPTUAR , O Bedri ZEZA !!!!
    ⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖
    BËHU me SHQIPËRINË dhe POPULLIN SHQIPTAR të RROPATUR , O Bedri ZEZA dhr lèri QOKAT , sepse në SHQIPÈRI NUK ka ASNJÈ POLITIKAN té PASTËR , me INTEGRITET dhe të NDERSHËM ?, O Bedri ZEZA !!!!

  • PD + PS + LSI = ORGANIZED CRIME , CORRUPTION , MAFIA , BANDA KRIMINALE , NARCO-TRAFFIC KOKAINE ,KONTRABANDË , EVAZION FISKAL says:

    Politikanèt e kètyre 31 Viteve të FUNDIT janë : BANDITË , TRADHTARË , KRIMINELË , HAJDUTË , GRABITQARË , PLAÇKITËSA , FUNDËRRINA , PIDH MOTRA , DOBIÇA , NARKO-TRAFIKANTË , KONTRABANDISTË , VRASËSA , tè KORRUPTUAR , të KORRUPTUAR , të KORRUPTUAR !!!
    REFLKTO O Bedri ZEZA dhe BOLL i bêre FRESK Edvin Ramës , sepse Edvin Rama NUK ka ASNJË NDRYSHIM nga Sali KRIMI , Like GRABITQARI dhe VRASÉSI , Lul HAJDUTI dhe KRIMINELI apo Petrit HAJDUT Vasili PLAKU MATUF ZEMÈR ZI dhe SHPIRT ZI !!!
    JANË që të gjithë KRRIMINELÈ , VRASËSA dhe GRABITQARË të KORRUPTUAR , O Bedri ZEZA !!!!
    ⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖
    BËHU me SHQIPËRINË dhe POPULLIN SHQIPTAR të RROPATUR , O Bedri ZEZA dhe lèri QOKAT , sepse në SHQIPÈRI NUK ka ASNJÈ POLITIKAN té PASTËR , me INTEGRITET dhe të NDERSHËM , O Bedri ZEZA !!!!

    • Po mos të kishim kët mentalitet, nuk do të mbijetonim, nën okupimin të egërsirave sërboslavë nga karpate.Po, edhe gjysma e mëmëdheut deri në Durës, sërbisht do të fliteshte.

  • I vetmi mesazh qe Rama dha n’Prishtine ishte “hiqni forcat speciale” jo qe e dha por e percolli!!
    Venja ne dyshim e patriotizmit te Edi Rames eshte nje lajthitje qe nuk ka as vleren e letres ku shkruhet.

    • Vetem patriot nuk eshte Edi Rama. Si shume po ia krehni bishtin ketij megallomani te marre si Bedriu edhe ju si p.sh. ky “Orteku i Fekenit” me shoke. Shqiperia mund te ece mbare nese largohet Edi Rama jo vetem nga Rilindja por edhe nga Shqiperia.

      • Ho mer shqipo ja tha Rama dhe si pelqeu ashtu si edhe ty ather e do me t’futme dy kom me i kpuc prej Brykseli masnej me e mer n’vesh!!! Qe bohen komente naive prej tifozllikut lejohet ama kryshkembministrit jo!

  • Jam i bindur ne idene e Spartak Ngjeles.Ku eshte qendra qe drejton Edi Ramen?.Ajo qender dhe vete Edi Ramovic jane antishqiptaret .Njeqint e dhjete vjet perpara, problemi per shqiptaret ,ishte turqia e myslymanizmi ,lindi “RILINDIA” ku u bashkuan myslyman ,ortodoks e katolik per te shpetuar shqiptarin ,mbas njeqint e ca vjetesh ,lindi perseri “RILINDIA” u bashkuan ortodokset nen drejtimin e asfalies greke per shkaterimin e shqiptaris.E vetmja ruge shpetimi esht ajo qe avukati thekson me te madhe ,bashkimi SHQIPERI-KOSOVE.

      • Edhe une ashtu them: Se luan topi, Por si ti @xyz, si @Anonim-Anonimi dhe si shume të tjere, pa perjashtuar Nostradamusin Ngjela, nuk na thoni se si realizohet kjo? A ka shqiptar qe nuk e do kete? Po ky muhabet ka 143 vjet qe diskutohet, qysh nga Traktati i Shen Stefanit. A nuk e kuptojme dot se, pavaresisht te drejtes dhe deshires tone, ky problem eshte teper i koklavitur dhe se paku, para pranimit te Kosoves si anetare me te drejta te plota ne OKB, nderkohe e njohur nga Serbia dhe 5 vendet e BE, qe nuk e kane njohur, dhe zgjidhja eshte shume larg, per te mos thene e pamundur? E perseris, hë pra, si behet Bashkimi Kombetar? Ja u be, kur te piqen kushtet, bashkimi i Shqiperise me Kosoven, por a quhet i tille ai nese nuk nenkupton bashkimin e te gjithe shqiptareve, perfshire ata të Maqedonise, Lugines se Presheves dhe dhe Malit te Zi (krahinat: Ulqin; Kraje-Hot; Plave e Guci). A nuk eshte kjo ne kushtet e sotme gjeopolitike dhe gjeostrategjike, me shume se sa nje endërr, nje utopi? Kjo, pra Shqiperia Etnike ose natyrale, gjithsesi mund te jete nje aspirate afatgjate. Bashkimi me Kosoven, me plotesimin e parakushteve te mesiperme, duhet te mbetet nje synim afatmesem. Deri atehere, mund te behet, ajo qe per shkak te politikave kendej e andej ende nuk po behet; mbetet hapja e kufijve ndermjet te dy shteteve shqiptare ne gjithe dimensionin qe rrok kjo fjale dhe te zbatohen ato 20 e ca marreveshje qe ende kane mbetur ne leter! Keto pse nuk behen?! Bashkimi kombetar nëse nje dite do te ndodhe do te jete nje proces qe mund të kerkoje nje periudhe shume, shume te gjate, per te mos thene i pamundur. Shikoni se ç’behet! Shkohet ne prag nje konflikti te armatosur vetem per targat! Po për orekse më të medha?! Ndaj ajo qe eshte arritur ne planin kombetar ne Kosove, e paimagjinueshme per mendje ndriturit me te medhenj kendej e andej kufirit (Kosova Republike, Autonomi etj si keto ishin kerkesat maksimale), duhet te konsiderohet nje arritje fantastike> U arrit e paimagjinueshmja: Koova nje shtet i dyte i pavarur ne Ballkan. Dhe per fat te keq kjo arritje madheshtore, fale SHBA dhe NATO-s, po administrohet shume keq, sidomos nga politika (lufta per pushtet dhe korrupsioni) brenda Kosoves. Atje pra, pikerisht atje, pa perjashtuar aspak edhe keta tanet, sherret politike jane rreziku real i saj.

  • Flet për matrapazin Rama, si flitej për xhelatin Hoxha. Njerëz të tillë janë përgjegjës për gjendjen e Shqipërisë: batakçinj, hipokrit!

  • Petku “nacionalisti kozmopolit” i qepur enkas nga Bedri Islami per ti mbuluar lakuriqesine e nudistit politik Rama.
    Ngaqe nuk thote dot shqip e sakte dy fjale – Politika e jashtme Rama as mish, as pershk!

  • Sinqerisht me mungon nje analize e gjendjes se Shqiperise politikes dhe ne pergjithsi! Njerezit shkruajne ne baze te njohjes personale apo e marrin gjithcka personale! Kush pelqen Ramen shkruan mire per te kush eshte prozvalur nga Edi thote e cfare nuk thote! Shtremberimi i se vertetes eshte nje mungese inteligjente qe ne Shqiperi mungon! Prevalon vetem miqesia dhe urrejtja nga ana tjeter!

  • Z.B.Islami: Jepi ÇEZARIT atë që i takon.
    -E.Rama di të “notoi” edhe sikur të mos ket qënë asnjë ditë në Det apo Lum.
    -Frakturat e liderve të dy Shteteve vëllezër.. filliuan qëkurse Rama shkoi në Beograd dhe deklaroi që..Sërbia e ka humbur Kosovën..Por, Enver Hoxhaj i Kosovës deklaroi…E.Rama të mos flasi më për Kosovën..ne problemet e zgjidhim vetë..!
    -R.Haradinaj shpifi se Rama e Vuçiç kishin marr 10 mild.€ për shkëmbim teritoresh..dhe kjo nuk u faktua kurrë.Ndose Rama u tërhoq nga gjyqi jo se shpifja u përtyp nga Ramushi.
    -Kurti kundërshto taksën 100 % me Sërbinë duke dalë kundër SHBA+BE.Por,Haradinaj e Kurti pasi nuk i dilnin dotë ballas SHBA+BE..ju turrën E.Ramës.Dhe më në fund e kuptuan..kur lanë kolltuqet KryeMinisyrore.
    -Haradinaj dhe Kurti i mbanin sy e vesh nga Salizmi.. dhe Kurti krijoi P/ VV për të rrëzuarë E.Ramën.Por populli i Lezhës,Gjirokastrës e Tiranës u vuri drunë kandidatëve të VV.
    -Me vdekjen pokitike të Saliut nga Non Grata e DASH,kurti u kthye nga Rame.Dhe Rama la Amerikën dhe shkoi të takoi vëlln e vogll sherrxhi si Saliu.Pasi SërboRusët tentuanë luftë në kufi.
    -Vajtja e Ramës në Kosovë uli tensionet pasi Rama është KM i Shqipërisë në NATO.
    -Dhe të mos harrojmë që NATO erdhi në Shqipëri në 26 prill kur Salizmi do bënte L3B nëse do humbte zgjedhjet.
    -Open Balkan si inisjativë e Ramës duhet të eci para dhe nuk ka të bëj me mënjanimin e marrveshjes së Berlinit.Aktualisht në Kosovë 70 % e tregëtisë bëhet me Sërbinë.Por kapadaillëku i liderve Kosovar nuk e kanë hallin se Open Balkan nuk është i duhuri,Por pse është inisiatori Edi Rama,Pasi kështu u thot Saliu.
    -Nëse Kurti nuk zbaton këshillat e SHBA+BE për bisedime gju më gju më Beogradin pa kushte…sa të jet Vuçiçi në detyrë gjëndja do jetë STATUCUO.Pasi për Kosovën u vra KryeMinistri Sërb Zoran Xhinxhiç.
    -S’funmi: Vlerësimi e dekorimi i Rilindasit Kosovar REXHEP QOSE nga Rama ishte i duhuri,Pasi Ky dhe Alfred Moisiu e kanë vlerësuarë E.Ramën si KM më të mirë në 30 vite në Shqipëri.Të tjerat janë llogje Kavaje.
    -FLM DITA.

    • Kapterr Lalaj, prapa ktheu! Me hap rrjeshtor per ne katundin tend atje ne vendlindje te Mehmet Shehut bythen-Marsh..nje-dy, nje -dy, nje-dy

    • Jo vetëm se u derdhen dhe derdhen miliarda Euro në xhepat e serbëve por janë mbi 150 000 që kanë pranu shtetësi serbe dhe janë po ashtu me mijëra që janë të familjarizuar me Rusët që erdhën pa biteve 90 sidomos në zonën Gjermane kēta janë shqiptarët e Kosoves

      • Dyqinftyrsh o merteqyp Kosovart sjau qine nanen shkive
        as shkinave as ruseve e ruseve Secili kosovar ne
        gjermani ka krujue kushte jetese dhe e ka ndihmue
        kosoven ku serbija ska lane sene pa shkatrrue e vjedhe
        Dhe Ti thue miqesohen kosovart Kjo eshte rrena qe ju
        e kini trashigue prej partise komupise te Enver Hoxhenices qe nanen ia kish opas qkerdhye bimbashi
        Na e kemi nje rast te veqant e te njohur mire qe
        Nje vejushke e leshueme kur kerkush ne kosove
        nuk eshte interesue per te Ajo eka gjete nje shkerdhaq serb dhe atje eshte martu Por kurr as me familje e as
        me kosovar nuk ka lidhje kurr kosoven nuk e ka shkele
        Ajo eshte Hajrije Spikerica ! E ti I pa pik ftyre
        Kqyrne vehten cka jeni kah bani Ju i shitni femnat
        per Shki per maqedonc per grek krejt me mesitni se
        Jeni popull faqezi Kosova duhet juve me u izolu
        Se boll poshtrak e fashista jan shkijt ju ua kaloni
        sjeni njerz hiq Kosova ka perjretue lufte e shkattrim
        po eshte ndertu sa thue se kurr lufte ska pase
        Fale mergates puntore qe nuk interesohet per shkina
        as shki por per familje e per trashigimi o faqezi !

  • Tollombacet qe leshon Ramuti ne Beograd i quan nacionalizem, ndersa tradhetine e quan Kosmopolit.
    Me fjale, i con shqiptaret ne Hene, me vepra bie Serbine brenda ne Tirane.
    Bedriu kujton se tradhetia e Rames eshte ushqim per opoziten.
    Nuk ka fare koncept qe tradhetia e Rames eshte demi i shqiptareve, por e trajton gjithnje si nje problem te ngushte te interesave partiake te nje grupi te caktuar.
    Shqiptar je ti Bedri, apo serb?

  • Aja qe une arrita te kuptoj nga vziten e Rames ne Kosove eshte se ai ka disa principe fundamentale:

    1. Mishi te piqet por helli te mos digjet.
    2. Gjella me krype, krypa me karar.

    3. Ai e ka kurajon, qe ta nise nje proces qe eshte premtuse ne momentin e duhur.

    4. Ai gjithashtu e di, se egziston nje diapazon eksploruse i aresyshem brenda te cilit mund te maximizosh rezultatet pozitive duke minimizuar ato negative.

    5. Ai di ku ta nise nje proces dhe ku duhet te ndaloje, pra ai nuk eshte dogmatik por fleksibel ne diapazonin ku mund te gjendet nje zgjidhje optimale.

    Pra Ai arrin te gjeje piken e punes dhe sa mund te luhatet ndaj saj per nje zgjidhje te qendrushme.

      • Shume jane perqendruar, me te drejte, tek ngjarjet ne PD. Por ngjarjet ne Ballkan, sidomos maredheniet ndermjet Kosoves dhe Serbise dhe gjetja e zgjidhjeve perkatese jane te rendesishme per te ardheshmen tone.

        Mendoj se ne duhet te shprehim mendimet tona, jo vetem qe te jemi te qete me ndergjegjen, por edhe te mos jemi thjesht spektatore. Pra te mos flasim “Pasi ka mbaruar pilafi”
        Ky dialog midis mes, bazuar ne tematikat e zgjedhur nga Gazeta Dita, eshte pozitiv. Na ndihmon, te mendojme ne menyre kritike, se cila do ishte zgjidhja me e mire per nje problem te caktua. Ta shprehim ate me qetesi e pa frike, sepse ne shprehtesojme se ne dhjetra ide qe do shprehim, disa mund te jene te vlefshme per organet perkatese qe do gjejne zgjidhjen optimale.

        Ne mungese te opozites te gjithe barren e maredhenive me fqinjet e ka mare qeveria, por besoj se, debati publik ka rendesine e tij, sepse personalitetet perktese duhet te jene te interesuar, se cfare mendojne njerezit.

        Artikulli i Z.Bedri Islami ma vuri mendjen ne levizje dhe konkludova se kryeministri i Shqiperise, i cili eshte kryeminister i gjithe shqipetareve, pavaresisht nga partite ku marin pjese, ose dhe pa parti/indipendente, eshte i interesuar te na degjoje.

        Pese pikat e mesiperme gjithmone e kam menduar se jane me rendesi per zgjidhje optimale te problemeve kontradiktore ku secila pale beson se ka te drejte. Kur zgjidhja e problemit do behet me diplomaci dhe jo me perplasje te armatusur secili kete disa perfitime.

        Besoj se Kryeminstri po i perdor keto pika te cilat besoj se i perkasin “filozofise te tij” per te gjetur nje zgjidhje optimale. Kjo eshte ne te miren e Shqiperise dhe popullit pavaresisht se kujt partie i takojne dhe idologjise perkatese. Ne duhet ta perkrahim ate kur besojme se ka te drejte, po ashtu te shprehim publikisht
        shqetesimet qe kemi per probleme te caktuara ne kohen e duhur dhe jo “pas pilafit” sic po ndodh tani ne PD.

        • Nuk e diinim që një farë armiri të ketë shprehur dikur qoftë dhe shqetësimin më minimal për problemet me qeverisjen me kthetrra të nxirra prej korrupsionit. E njëjta gjë vlen dhe për veglat qorre të partisë në rolin e llapaqenit.

          Thua të jetë thjesht demagog bythlëpirës që kujton se me hosanat që poston mund të manipulojë kollaj mendimin e lirë të qytetarit?

          • Besoj se:

            1. Interesi i Shqiperise eshte me i rendesishem se interesi i partive PS, PD, …..

            2. Askush nuk e ka monopolin e njohurive, informacionit, koncepteve e ideve fundamentale per te diktuar nje zgjidhje te drejte. Per kete aresye mendoj se nje opinin publik mbi menyren e zgjidhjeve te problemeve eshte i mirepritur.

            3. Po filluam te poshterojme njeri tjetri, jo vetem qe nuk japim kontributin tone modest, por krijojme pershtypjen se jemi te gjithe kundra njeri tjetrit, diskretitojme vehten
            edhe ndaj vezhguseve nderkombetare te cilet jane nje faktor kryesor.

            4. Lufta kunder korrupsioni eshte nje teme e rendesishme. Probleme te tjera madhore qe presin zgjidhje i shtohen asaj. Por artikolli i Z. Islami flet per viziten e Z. Rama ne Kosove dhe ne nuk mund te formulojme te gjitha qendrimet, besimet, botekuptimin tone ne disa rrjeshta.
            Ne duhet te shprehim mendimet ne lidhje me temen ne fjale. Pra nuk eshte fjala per te shkarkuar stresset qe shume here na marin peng dhe na shtyjne te dalim nga tema.

            4. Kushdo qe te jete objekti, personaliteti, kryeministri, deputeti etj, i diskutimeve, ckembimeve te ideve qe po zhvillojme nepermjet mjedisit te gazetes dita, duhet te trajtohet ne menyre korrekte. Mendoj se pese pikat qe fola me siper jane te vlefshme per cdo njeri, politikan, pushtetar etj.

            5. Numri i kartes time te antaresise ne PD i perket qindeshes se pare. Por mua me vjen mire dhe pergezoj cdo personalitet, cdo individ qe perpiqet te gjeje zgjidhje qe i rezistojne kohes.
            Pra duhet te gjejme nje zgjidhje te drejte ne perputhje me situaten reale duke inkluduar mekanizmat e diplomacise, pa e “ngrene sapunin per djathe” por edhe
            pa kaluar ne aventure, ekstremizem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *