Konferenca për media e Drejtoreshës së Tatimeve pati një jehonë të madhe në media e rrjete sociale, jo vetëm “shprehjet” e Briseida Shehajt që u shndërruan në “komedi interneti”, si “lashë luksin për rrogën 700 euro dhe erdha të bëj shtet”.
Një gjë tjetër që ra në sy ishte gjuha e trupit me të cilën shprehej Drejtoresha e Tatimeve dhe që u krahasua me gjestikulacionet, aq lehtë të identifikueshme, të kryeministrit Rama.
Në rrjetet sociale po qarkullon ky krahasim midis Shehajt dhe Ramës, që duhet pranuar se është sikur t’i kesh vendosur para pasqyrës.
Për fat të mirë drejtoresha nuk del shpesh në media, por për fat të keq, kur del ajo, humbet rëndësia e lajmeve që kanë të mbajnë me institucionin që përfaqëson dhe vëmendja zhvendoset të ajo vetë, trupi dhe shprehitë që zgjedh.
E gjitha kjo, na kujton atë shprehjen: Ti je e mirë deri në momentin që nuk hap gojën. Ndoshta Briseida mund të kishte zgjedhur një tjetër profesion, që nuk është me të folur, modele, për shembull.


dale,dale,ju s’keni pare gje akoma.ajo edhe kur pallohet,njesoj si rama leviz dhe bertet
Z.Rama ,ose largo Briseiden nga tatimet,ose hiqi cigaren Briseides se do ti ve flaken tatimeve ajo
Di qe tatimet nuk kane pasur rezultate dhe gjithashtu qe tatimoreve “ju shpetojne padashje” pronare qe nuk paguajne siguracionet e punonjesve te tyre. Kjo po ndodh edhe pas betejave “heroike” te tatimoreve kunder informalitetit? Kjo te krijone idene e betejave te rreme1 Kryetatimoren nuk e njoh por nuk me ka krijuar ndjesine e nje zonje te forte investigative. Per me teper qenka edhe imituese e shefave sic tregojne fotot qe prezanton “DITA”. Imitimi nuk flet per integritet dhe pavaresi vendimarrese e gjykimi! Tung !
Pse vetëm ajo? Shihni dhe Tahiron dhe Veliajn, servilosen ndaj E-Dramës edhe në body-language si pidhuca, turp.
Ajo la alamet pune me para tre her ma shume,e shkoj vetem ne sherbim te popullit e ju nxierrni edhe fjale qe ajo as qe dine se cjan ato gjera.
Kur u be dhe e bija e Xhikos!?!?! Mosdurofshim!