Një intervistë e zotit Xhelil Gjoni, lidhur me të vërtetën e krijimit të partive të para opozitare në Shqipëri, të cilat njerën derë e kishin nga Komiteti Qendror i dikurshëm, nuk bëri asgjë më shumë, veç asaj që njerëzit e dinin, por që kërkonin një dëshmi të dorës së parë. Dhe kjo dëshmi erdhi, ndoshta e vonuar, por mirë që ndodhi edhe kështu. Xhelil Gjoni nuk është një figurë e çkadoshme në jetën politike të së shkuarës në Shqipëri. Në dy-tre vitet e fundit ai ishte pa asnjë dyshim numri 2 i nomenklaturës dhe njëkohësisht dora më e ndjeshme e regjimit. E gjithë ajo që i mungonte Ramiz Alisë në autoritetin e tij si drejtues i shtetit, ndodhej tek statura politike e Gjonit, ndaj të cilit, thënë të vërtetën, njerëzit kishin droje të madhe, njëlloj si kishin dikur nga figura e Mehmet Shehut. Por ai ishte njëkohësisht edhe njeriu që lëvizte gjithë fijet e lidhjes së partisë-shtet me figurat më të njohura intelektuale, të cilët, edhe kur kalonin nga zyra e tij e dyfishtë, si sekretar i parë i Komitetit të Partisë së Tiranës dhe si sekretar i Komitetit Qendror, e ndjenin trazimin. Por, i mençur si pak të tjerë në atë udhëheqje të kalçifikuar, njeri i letrave dhe fjalëpak, është krejt e besueshme dëshmia e tij, pasi e dinin se rruga drejt pushtetit, rebelimi ose falja, pendesa apo përulja, mund të vinin përmes tij më shpejt se përmes të tjerëve.
Nuk e kam takuar kurrë në jetën time dhe nuk kam pasur përse: Kur unë fillova punë në “Zërin e Popullit” ishte pragu i pluralizmit, gjërat po ndërronin marramendshëm shpejt dhe vetëm një herë, kur më thirri shefi i gazetës, Spiro Dede, dhe më dha një letër, ku zoti Gjoni kishte lënë një shënim se, për të zgjidhur një ankesë nga Thethi do të ishte mirë të shkonte një gazetar, ndoshta B.I., e mora vesh se ai kishte dëgjuar për emrin tim.

Xhelil Gjoni bëri dëshminë e tij se, jo vetëm që është ditur se çfarë po ndodhte, jo vetëm është ditur se cilët janë bartësit dhe cilët duheshin dërguar në krijimin e partive opozitare, por edhe janë mësuar se si mund të bëhet politikë. Është fakt se opozita e sotme, edhe kur bëri gjithçka dhe shkroi për të gjithë rrangallën politike të së shkuarës, “kurseu” dy vetë: Hysni Kapon dhe Xhelil Gjonin. Për “kursimin” ndaj të parit, kam menduar gjithnjë se klani Kapo është ende i pranishëm në jetën e vendit dhe shpesh herë jam bindur për këtë. “Kursimi” ndaj të dytit, që në fakt muajt e fundit të monizmit ishte më i ashpri dhe më i drejtpërdrejti, më kishte intriguar, pa ditur shkakun. Dhe shkaku paska qenë më i thjeshtë nga sa mund të mendohej: Ai ishte mësuesi.
Si ndodhi që Partia e Punës në dhjetorin e vitit 1990 ra si një kala prej letre, kur deri atëherë ajo kishte qenë më e ashpër se gjithçka tjetër? Një ekonomi e shkatërruar ka qenë gjithnjë alibia kryesore e gjithë kësaj ndodhie, por kriza nuk ndodhi në dhjetorin e vitit 1990, ajo kishte shumë vite që e bënte racionin ushqimor e më të vogël. Dhjetori i vitit 1990 nuk erdhi nga qielli, ai kishte kohë që përgatitej, por, kur të gjithë pritnin se godina që do të shembej do të kishte qenë e llahtarshme në rënien e saj, ajo filloi të binte ende pa i thënë askush se duhej rrëzuar.
E gjithë kjo, jam i bindur, ka edhe një shpjegim më të gjerë se kaq: frika e Ramiz Alisë ndaj së ardhmes. Në të gjithë jetën e tij politike ai e kishte ndjerë frikën. E kishte ndjerë si mik i afërt i Nako Spiros, i cili herë-herë ndiqej e përbaltej e pastaj befas shpallej hero, për t’u rikthyer tek tradhtarët; e kishte ndjerë në vitin 1956 kur ende nuk e dinte se cilën rrymë duhej të ndiqte, të dëshmisë së asaj që po ndodhte apo të dërrmimit të “deviatorëve”; dhe në fakt, gjatë gjithë periudhës që njihet si Konferenca e Partisë së Tiranës ai nuk është i pranishëm; e kishte ndjerë në prishjen me Bashkimin Sovjetik, pasi jo vetëm që kishte qenë një i përkëdhleur fillimisht i trojkës drejtuese sovjetike, por edhe sepse mikja e tij e rinisë, Liri Belishova do të shpallej armike dhe ai do të uljen në zyrën e saj; e kishte ndjerë në Plenumin e IV për letërsinë e artet, kur nga shumëkush mendohej se ai do të ishte koka e parë e turkut që do të binte dhe këtë e kërkoi Mehmet Shehu, por që më në fund gjeti mbështetjen tek zonja Hoxha; ai ndjeu frikë pas vdekjes së Mao Ce Dunit, që u shoqërua me arrestimin e katërshes së Pekinit, njëri nga të cilët kishte të njëjtin post politik si edhe ai; dhe në fund do të vinte janari i vitit 1982, kur, ndërsa bëhej tabloja sinoptike e Mehmet Shehut, ai e ndjeu se koha e tij po vinte. Por, edhe nga kjo kohë ai kishte drojën e tij.
E gjithë statura politike e Alisë kishte kaluar përmes drojës, kjo e kishte bërë atë më të kujdesshëm, më pak hakmarrës dhe, më në fund, edhe mes një dyzimi, tolerant dhe inatçor.
Në fillimin e vitit 1990 Alia e kishte të qartë, ndoshta më shumë se gjithë të tjerët, se koha e tij kishte shkuar dhe se duhej përgatitur për t’i bërë ballë një kohe tjetër. Ai, edhe pas informacioneve që kishte marrë nga organet e specializuara, e dinte qartësisht se cilët nga intelektualët ishte i gatshëm të rebelohej dhe kishte dhënë shenja për këtë. Përplasja që kishte pasur Besnik Mustafaj me Nexhmije Hoxhën, sado që ishte bërë përpjekje për t’u mbajtur brenda vathës, përsëri kishte dalë jashtë dhe kishte jehonën e saj. Alia e dinte se rebelimi po vinte si një pranverë e vakët, ai e dinte po ashtu se ata që do të ishin pjesë e këtij rebelimi, mes tyre Pashko dhe një grup rreth tij, nuk do të kishin këllqe për t’i qëndruar deri në fund atij dhe do të shkërmoqeshin. Nëse lëvizja e tyre do të ishte memece, ajo do të sillte rebelimin brenda strukturave të tij partiake, sidomos në disa dikastere; nëse lëvizja e tyre do të dilte jashtë kontrollit, atëherë ajo do të mund të bëhej si një mashë në duart e ish të burgosurve politikë dhe familjeve të rënduara në pasluftë, dhe kjo do të ishte pastaj e pakontrolluar prej tij.
Një herë në jetën time e kam takuar Ramiz Alinë, në shtatorin e vitit 1992, kur tashmë kisha bërë një farë emri në “Zërin e Popullit”. Bisedën e bërë atëherë, natyrisht me disa shkurtesa, e kam botuar asaj kohe, së bashku me shënimin e përbashkët me poetin Frederik Reshpja, që ishte, për disa kohë, në atë takim. Frederiku ishte i ashpër dhe i drejtpërdrejtë, por Alia e respektonte mendimin e tij.
Pasi kishim folur për shumë gjëra, mes të tjerave e pyeta se nga cilët kishte pasur më shumë droje: nga studentët apo nga nomenklatura pranë tij, dhe i përmenda Simon Stefanin, ish ministër i Punëve të Brendshme, e po ashtu edhe Hekuran Isain, që kishte qenë po ashtu ministër i Punëve të Brendshme. Alia, si ishte në natyrën e tij, nuk e pranoi fjalën time “droje”, por më tha se në ato ditë rreziku më i ndjeshëm mund të ishte nga brenda, pra në rrethin e tij, i cili, ashtu si e kishte pranuar atë si lider, ashtu edhe mund ta rrëzonte. Nuk mendoj se figura e Çausheskut rrinte gjithnjë përpara tij, por jam i bindur se shumë nga njerëzit që ishin pranë tij, e mendonin atë.
Alia kishte pasur disa herë sinjalizime nga Sigurimi i Shtetit se gjendja në qytetin “Studenti” ishte drejt rebelimit. Edhe struktura të tjera afër tij e kishin sinjalizuar atë. Ai e dinte se mund të krijohej befas një shtjellë politike që mund të përmbyste gjithçka dhe kjo shtjellë të ishte brenda llojit. Këto ishin struktura të mirëorganizuara, të drejtuara nga njerëz që kishin përvojë në goditje të befasishme dhe që, po ashtu, nuk e kishin besuar atë. Në atë kohë qarkullonte një thënie se ndryshimi mes Hoxhës dhe Alisë ishte ky: Kur Hoxha fliste edhe në kuzhinë, merrej vesh në të gjithë Shqipërinë, ndërsa kur Alia flet edhe në mesin e Tiranës nuk merret vesh as në kuzhinë. Pranë tij, Hoxha kishte mbledhur njerëz pa vlera intelektuale, që u ishte dukur zbritje në parajsë dhe nuk ishin aq të gatshëm të hiqnin dorë nga parajsa. Kur Alia u bind përfundimisht se godina mund të shembej nga brenda, ai nxiti rënien nga jashtë, por me njerëzit e tij. Sido që të thonë dhe sido të gatuhet nesër historia e pluralizmit në Shqipëri, kryekuzhinieri i saj do të mbesë përherë i njëjti, Ramiz Alia dhe frika e tij.
Më shumë se një lëvizjeje nga jashtë, ai i trembej një puçi nga brenda; më shumë se sa një lëvizjeje rebeluese të vetëdijshme, ai i trembej një anarkie që mund të sillte përmbysjen e tij; më shumë se sa dhjetë intelektualëve që diskutonin gjithë pasion netëve dhe faleshin tek ai gjithë ditën, ai u trembej atyre, të heshturve në Sigurimin e Shtetit, në ushtri, në jetën politike, të cilët mund të fillonin duke kërkuar kokën e tij.
Ndaj ai i lëvizi të gjitha fijet dhe, duhet thënë, në fund, ai i qëndroi besnik fjalës që u kishte dhënë atyre: Do të mbante heshtje të plotë. Nganjëherë ai e thyente këtë vetëm sa pak, sikur të lëvizte një perde, si ndodhi në takimin tonë, por më shumë se dëshira për të dhënë një dëshmi, atë e kishte shtyrë inati që ishte në pragun e burgimit të tij, gjë që nuk kishte qenë në planet e përgatitura me aq kujdes, sa vetëm ai mund t’i bënte.

Kalni Kapo u kursye sepse ai ishte stani i UDB, me zanafille në rekrutimet qe beri konsullata jugosllave e Vlores ne vitet ’30, tek agjenti i UDB ne Vlore Murat Tërbaçi, tek “Organizata e Fshehtë e Vlorës” e krijuar prej konsullates jugosllave me 1930.
Konkretisht Hysni Kapo ishte cunaku qe conte bidonat me qumesht dite per dite tek konsullata jugosllave ne Vlore.
Keshtu e nisi karrieren kriminale ky njeri.
Klani Kapo eshte kursyer se Saliu ka qene mjek personal i familjes dhe Kapot i kane bere ndere Salovicit qe ai nuk i shlyen dot tere jeten.
Sa per Ramiz Aline, B. Islami ka bere nje diagnostikim të saktë. R. ALia asnjehere nuk ka qënë vetvetja, ai ka vëzhguar se nga shkonte rryma dhe e ka ndjekur atë, pamvarësisht se çfarë besonte vetë. THjesht një skuth, dhe asnjëhere një burrë shteti. Një politikan semaforesh!
Po ramiz alia ishte njeri i yugoslaveve ne shqiperi,ashtu sikur hysni kapo!
Jam shume dakort dhe une
JO! Aspak nuk éshté e vérteté qé, vlonjati mendjendritur dhe trim, Hysni Kapo, ishte pro-jugosllav.
Nése do té ishte pro-jugoslla, do té pérfindonte si miku i Rankoviqit, Koçi Xoxe, né plehérat e historisé.
Hysni Kapo, ishte Besniku mé i madh i gjeniut, Enver Shqipos.
Hysni Kapon, siç dihet doktori gjakatar, Sali Berisha i Vuçidolit e dérgoi né Paris, kinse té shérohet me urgjencé…, por ka dyshime té argumentuara qé, atje e helmoi banda kriminale e Saliut, bashké me miqté e tij shovinistét serbé…
Pér mé tepér, ka mbetet té dyshohet mé tej éshté fakti i dinakérisé komplotiste, i heshtjes sé Ramiz Alisé?!
Lexues té nderuar/a!
Lexoni shkrimet e advokatit atdhetar,
Idajet Beqirit, aty do té mésoni mé tej, pér komplotet dhe tradhétité e tmerrshme té revizionistéve kolaboracionisté shqipfolés ndaj figyrave té larta té PPSH, Enver Hoxhés, Mehmet Shehut, Hysni Kapos, Haxhi Lleshit, Shefqet Peçit dhe té tjeré…
Lavdi Enver Shqipos dhe besnikéve té tij té devotshém!
Poshté armiqté!
Poshté tradhétarét!
gjenial artikulli yt z.Bedri.Si per here pena jote nuk ka te share ,dhe eshte e zhveshur nga hipokrizia,semundje kjo e tere brezit te djeshem sotem te gazetareve
Zbardhet letra që Sekretari i Parë i KQ të Bashkimit Sovjetik, Mikail Gorbaçov i ka drejtuar Sekretarit të Parë të KQ të PPSH-së, Ramiz Alia.
Shtator 1989
I dashur shoku Ramiz,
Po ju dërgoj këtë letër dhe materialin përcjellës, megjithëse Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik dhe Partia e Punës së Shqipërisë nuk kanë marrëdhënie. Kjo nuk na pengon ne, komunistët rusë, që të ruajmë respekt, nderim dhe dashuri të veçantë për komunistët shqiptarë dhe të shqetësohemi seriozisht për fatin e tyre. Në fakt, e ardhmja e komunistëve shqiptarë është preokupimi kryesor për ne në këto ditë kur komunizmit në përgjithësi duket se po i vjen fundi dhe kur unë, personalisht, po ndikoj më tepër se kushdo për shpejtimin e këtij fundi.
Megjithëse ju nuk pranoni të vini në mbledhjet tona (pavarësisht nga lutjet e vazhdueshme), ne e ndjejmë për detyrë t’iu njoftojmë, pasi e kemi të qartë që ju jeni fanar ndriçues i komunizmit staliniano-enverist në Europë dhe në Botë, ideale për të cilat, siç dihet, unë s’kam pikë konsiderate.
Prandaj, më lejoni t’iu informoj për marrëveshjen e Katovicës, Poloni, ku ne, udhëheqësit e vendeve komuniste diskutuam në fshehtësinë më të madhe dhe vendosëm për të ardhmen e secilit vend.
Kuptohet, qëllimi i këtij plani është që të lëmë në pushtet komunistët. Për këtë, vendosëm pranimin e sistemit shumëpartiak në të gjithë vendet ish-komuniste, me kusht që ne t’i organizojmë vetë partitë e ndryshme duke vënë njerëz të caktuar në krye të tyre. Këta njerëz s’ka nevojë të jemi ne. S’ka nevojë të jenë as fëmijët apo farefisi ynë. Po cilët do të jenë ata? Këtë do ta shpjegojmë më poshtë.
Duhet sqaruar që në fillim se ne bëmë disa përjashtime nga përpjekjet tona. Për shembull, menduam që të mos e çajmë fare kokën për Gjermaninë Lindore, pasi nuk kemi ndonjë dashuri të veçantë për komunistët gjermanë dhe s’kemi përse i ndihmojmë ata të rrinë në pushtet. Megjithëse gjermanolindorët kanë qenë shumë afër Moskës, ne duam më shumë komunistët shqiptarë dhe elementë të caktuar në Partinë tuaj. Po kështu, nuk kemi ndonjë dashuri të veçantë as për komunistët polakë, çekosllovakë, dhe hungarezë. Vullnetarisht kemi hequr dorë edhe nga ndihma për komunistët e vendeve Balltike, pavarësisht se këto vende janë ende pjesë e BS dhe shumë anëtarë partie atje janë rusë etnikë. Të gjithë këta do t’i lëmë në dorë të borgjezisë evropiane, SHBA-ve dhe imperializmit në përgjithësi. Ndërsa komunistët jugosllavë i kemi bezdi, prandaj kemi vendosur t’i vëmë në sherr me njëri-tjetrin, që të vriten e të sakatohen, dhe që pastaj nga Jugosllavia të dalin gjashtë-shtatë shtete me të cilat nuk kemi vendosur ende ç’do të bëhet. Sa për Rumaninë, vendosëm të dënojmë me vdekje Çausheskun dhe të shoqen, dhe të ndihmojmë komunistët rumunë që nuk janë në pushtet tani.
Të gjitha këto masa i morëm megjithëse shkojnë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me interesat gjeopolitike të Rusisë dhe Bashkimit Sovjetik. Por për ne, hëpërhë, kanë më shumë rëndësi disa komunistë ose elementë të caktuar me prirje të veçanta, të cilët kemi vendosur t’i bëjmë trashëgimtarë të pushteteve në Rusi, Ukrainë, Bullgari, Rumani, Moldavi, Azerbajxhan, Armeni, Turkmenistan, Kazakistan dhe, veçanërisht, në Shqipëri. Ekspozenë e mëposhtme po e përqendroj te Shqipëria, pasi kjo lidhet drejtpërdrejt me ju. Dua t’ju siguroj se mbledhja e fshehtë e Katovicës, nga gjashtë ditë punimesh, katër ia kushtoi Shqipërisë dhe atyre shqiptarëve që do të trashëgojnë pushtetin aty. (dielli.al)
Na mbushet mendjen me kete leter!!!!…
Ne cilen GUZHINE SPIUNAZHI eshte formuluar ajo?!…
6 dite mbledhje dhe 4 dite na i qenkan kushtuar Shqiperise!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!?.
P O R D H Ë
M E
R I G O N…..!
————————————–
SHPIFJE E KARIZMATIKUT!
Ja permbajtja origjinale e letres se Gorbacovit drejtuar Ramiz Alise dhe lexuar ne mbledhjen e Byrose Politike:
– Letra sekrete e Gorbaçovit për Ramiz Alinë
“Sistemi ynë tanimë është drejt kapitullimit përballë sistemit kapitalist. Kështu na lind si detyrë që të ndryshojmë strategjinë tonë. Ndryshimet do të jenë në dy drejtime kryesore: në krijimin e pluralizmit politik dhe në respektimin e të drejtave të njeriut. Me këto të fundit edhe mund të abuzohet, pasi të drejtat janë gjëra që rregullohen brenda për brenda me ligj, por pluralizmi duhet të vendoset patjetër. Le të krijojnë kundërshtarët tanë parti të djathta, të majta apo të qendrës, madje do t’i nxisim dhe ne vetë, por kryesore është që të gjitha këto parti të kontrollohen nga ne vetë. Për këtë, edhe programet e themelimit duhet t’i formulojmë ne. Për drejtimin e këtyre partive duhet të gjenden njerëz që të përkrahin strategjinë tonë. Partia që do të marrë pushtetin, jo vetëm që është e lirë të shajë pushtetin, por këtë ta bëjë fort, sepse kështu do të fitojmë simpatinë e Perëndimit dhe të disidencës antikomuniste.
Të persekutuarit politikë
Ata që janë nëpër burgje, të dënuarit dhe të persekutuarit politikë antikomunistë, sigurisht që do të na shajnë. Por edhe pse këta e urrejnë komunizmin, do ta shihni që do të na vijnë afër dhe do të na përkrahin. Këta do t’i afrojmë dhe do t’u japim punë të ndryshme, por jo të rëndësishme; por kurrë nuk do t’i lëmë të na përvetësojnë pushtetin. Dhe e dini pse?! Sepse sapo të marrin fuqinë, do të fillojnë të hakmerren dhe do t’u shërbenin atyre, në vend që ta të na shërbejnë neve. Në zbatim të të drejtave të njeriut, duhet t’u japim edhe kompensimin në para, të burgosurit polikë t’i kompletojmë me komoditetet banimi. Të sekuestruarve dhe të shpronësuarve do t’u japim nga një letër në dorë që t’u njihet prona, por prona vetëm në pak duar do të bjerë, pasi ligji do t’i ngatërrojë njëri me tjetrin. Por një gjë duhet të kemi parasysh; të kemi kujdes nga fëmijët e të persekutuarve politikë, pasi ata vetë janë aq pleq apo të sëmurë sa mezi rrinë në këmbë. Kësaj kategorie mendoj që t’i japim pasaportë për t’u larguar nga Shqipëria më mirë dhe me kaq do të jenë të kënaqur. Pasuria e tyre na përket neve, sepse ne e bëmë.
Gorbaçovi më dërgoi disa dokumente e plane dhe po i studioj prej kohësh. Ata janë shumë më përpara se ne, por këto janë gjëra që ne i kemi diskutuar afërsisht dhe jo me të gjithë anëtarët e Byrosë, pasi nuk dihet se kush është miku dhe kush është armiku. Kjo është një mbledhje vetëm për ne më të besuarit, ndaj le të flasim hapur. Ne kemi kuadro sa për shtatë Komitete Qendrore, pra frika nuk duhet të ekzistojë. Shumë intelektualë do të na kundërshtojnë, por me ta do të rregullohemi duke u dhënë punë apo ngritur paksa rrogën. Problem mund të jenë intelektualët pensionistë. Këtyre do t’u ofrojmë krijimin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës dhe të Punës, pastaj do t’u japim nga një minipension.
Kosova është në pragun e shpalljes së Kushtetutës. Është punë e tyre, ne e kemi programin dhe platformën tonë. Strategjia është e qartë dhe kemi përcaktuar rrugët për zbatimin e qëllimit dhe të misionit tonë. Nën një propagandë ekstreme kundër komunizmit dhe me disa ndëshkime të vogla, sa për sy e faqe ndaj nomenklaturës së lartë komuniste.
Ne, komunistët reformatorë, do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, sipas së cilës kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm në një vend socialist të jemi ne apo njerëzit tanë. Me strategjinë tonë të re, brenda dy-tre legjislaturash do të arrijmë që nga klasa komuniste të krijojmë klasën kapitaliste, e cila do të na përjetësojë në pushtetin politik të së ardhmes. Të jeni të sigurtë që e ardhmja do të jetë jona. Kurrë nuk do të lejojmë restaurimin e pushtetit politik të armiqve tanë. E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë e mrekullueshme, gjithnjë e sigurt, sepse për këtë kemi derdhur kaq gjak dhe do të derdhim përsëri po të jetë nevoja. Shqipërinë do ta gëzojmë Ne dhe pasardhësit tanë. Po rastisi që të na e përvetësojnë pushtetin apo të rrezikohemi, atëherë mos u gëzofshim asnjëherë, nëse nuk do të dimë t’i mbrojmë fitoret e arritura, qoftë edhe me grykën e pushkës, si në rininë tonë të hershme. Ndaj, për të mbrojtur mbajtjen e pushtetit duhet të jemi të përgatitur në të dyja anët; në rrugën paqësore dhe në atë të luftës së armatosur.
Ne jemi të përgatitur për të dyja rrugët; kemi njerëzit e vendosur dhe guximtarë, të cilët i kemi përgatitur me sakrifica e mund për vite me radhë,por kemi edhe organet tona të dhunës. Ndaj, mjerë ata që do të guxojnë të na kundërvihen. Jua them këtë që të mbani lart moralin dhe asnjëri prej jush të mos ketë frikë. Nëse do të jetë e nevojshme, do të kemi edhe mbështetjen e aleatëve të jashtëm ideologjikë në pushtet, që ju i dini mirë se sa na kanë ndihmuar. Pavarësisht konflikteve të fundit që kemi pasur me ta, duhet ta dini se na bashkon kauza e pushtetit të komunistëve, pavarësisht nga nuancat dhe përplasjet e përkohshme. Përveç aleatëve ideologjikë, do të kemi edhe mbështetjen e aleateve të Perëndimit, me të cilët kemi ruajtur fijet e lidhjeve të vjetra për hir të interesave të mëdha. Këta të fundit do t’i përdorim vetëm nëse do të jetë shumë e nevojshme. Shoku Enver dikur, dhe unë sot, i kemi ruajtur këto lidhje të që garantojnë pushtetin tani edhe në të ardhmen, përgjithmonë! Ju garantoj se pavarësisht nga rrethanat e vështira aktuale, sido që të shkojnë punët, uji do të rrjedhë në mullirin tonë. Për këtë jeni të garantuar sot e përgjithmonë. Kërkoj nga ju që të mos keni frikë, të mos shtrëngoni radhët dhe të mos dekurajoheni nga situatat e vështira që po kalojmë, sepse në fund të fundit rëndësi ka pushteti, që do të jetë plotësisht yni. Ju uroj punë të mbarë, mobilizim dhe mendje të kthjellët! Mbajeni mend: Fitorja dhe pushteti do të jenë përjetësisht tonat! Do të bisedojmë dhe do të vendosim përsëri në përputhje me evoluimin e situatave.
Ju uroj punë të mbarë.
Eshte e vertete qe ate kohe Ramiz Alia ka marre disa letra – ai vete i ka quajtur materiale – nga Gorbacovi. Kete e ka thene Servet Pellumbi, te cilit Ramizi ne gjallje te tij ia ka pohuar si neper dhembe ne mese nje rast.
Por kjo ketu eshte mese nje pacavure dhe s’mund te jete letra e Gorbit. Se pari, qe ne rrjeshtin e pare bie ne sy qe Gorbi i drejtohet Ramizit me “… shoku Ramiz”. Ne rusisht kjo nuk eshte e zakonshme. Pas fjales shoku duhet te vije mbiemri i personit(shoku Stalin, shoku Hoxha, shoku Molotov, shoku Alia, etj.)
Ne fund te letres mungon data, Emri i derguesit. Keto gjera jane te palejueshme per nje person si Gorbacovi qe kishte rreth vetes zyra te tera per perpilimin e letrave.
Edhe permbajtja duket sikur eshte shkruar pasi kane ndodhur ngjarjet.
Shkurt pacavure.
Tung,
Blendi
Niveli mjaft i ulet i kesaj letre te bind ne sekonde qe eshte krijim i nje fantazie te semure! Kjo leter dhe historia e Katovices jane trillime me origjine shqiptare ! Gorbacovi nuk eshte marre asnjehere me ne dhe nuk ka pasur respekt per Parine e Dhunes se Shqiperise ! Gjithe Europa Lindore i eshte mirenjohese Gorbacovit per tranzicionin e shpejte dhe pa dhune .
Bedri, informohu pak me mire mor zoteri, nuk e di ti qe vete Xhelili eshte pjesa kryesore e klanit Kapo? Nuk e di ti qe Xhelili eshte dhender tek Kapot? Nga nje ish-gazetar i Zerit te Mrekullueshem te Popullit nuk mund te pritet kjo lloj mosdije…. apo ben sikur nuk e di, qerrata…
Mire, gjate. gabim. Sa per saktesi, Xhelil Gjoni eshte bere Anetar i Byrose Politike ne Korrik te 90-tes, pra vetem disa muaj para shpalljes se pluralizmit. Keshtu qe ato qe Bedriu brockullis per peshen e Xhelilit, nuk qendrojne. Arsyetimi i vetem qe eshte perdorur per riardhjen e tij ne Tirane, pas Krujes dhe Dibres, ka patur te beje thjesht me faktin se me nxjerrjen ne pension te Vito Kapos, duke patur parasysh edhe ndjeshmerine e saj tani qe nuk ishte Hysniu, pra te jepej nje mesazh se Partia nuk kishte gje me klanin Kapo sic mund te pretendonte Vito. Dakord Bedri? Ramizi e dinte mire reputacionin jo te mire te Xhelilit ne Tirane, madje per kete edhe e kishte transferuar deri ne Diber, si coll Maqellare qe ishte. Te ishte per mik, Ramizi kishte me shume Sofo Lazrin se Xhelilin. Per hir te fakteve, Xhelili mund te jete ndjere figura 2 vetem 100 dite, nga Marsi deri ne Maj 1991, kur ne Kongresin e 10 ne krye erdhi Fatos Nano. Me pas dihen gjerat. Tjeter, nuk dyshoj aspak qe ti Bedri e transmeton drejt ate qe te paska thene Ramizi ne takimin pas pilafit qe paske bere ne 92-in, aq me teper ne prani te F. Rreshkjes dhe aq me teper ne prag te burgosjes se Ramizit. Ne bindjen time te ka brockullisur ate qe ka dashur, por rendesi ka qe zoterote e paske ngrene kallup. Mgjt, ti je i lire te besosh ate qe deshiron dhe as qe ia vlen te te komentoj me shume. Gjynah, nje logjike e sakte, por nje analize e cuar dem dhe me produkt keqinformimin. Simpatite dhe antipatite e tua nuk me interesojne.
Z. Bedri? I afroheni shumë të vërtetës në këtë analizë por nuk qêndroni shumë në të? Herë-herë flisni me gjuhën e nënkuptimeve domethënëse por që mund t’i marrësh dhe me kuptimin që ju nuk e kini në mendje? Mbase vini ndonjëherë këtu dhe kërkomëni me këtë emër(njìhem nga shumë gazetarë të dita-s) Do t’ju takoj me një person që t’ju tregojë se skenari është hartuar shumë kohë më parë!? Por kam dhe një histori tjetër që më bën të mendoj paksa ndryshe nga versioni juaj? E thellon më tej pa e mohuar? Pse e mendoni çështjen kryesisht të nxitur nga brënda dhe jo si të frymëzuar e nxitur nga lidhjet e herëshme të ramiz alisë me të tjerë nga jashtë!? Ramiz alia u kujdes të përgatiste terrenin dhe mendimi im i pandryshueshëm është se ai nuk ishte inisiator i ndryshimeve por marionetë e ndryshimeve,marionetë që drejtohej nga të tjerë dhe për interesa të të tjerëve!? Ramiz alia nuk ishte një i “frikësuar” por…i urdhëruar!? Po flas edhe unë me gjuhên e Ezopit por sidoqoftë kam besim se ju dhashë një fill të cilin nuk jeni të detyruar ta besoni por duhet ta “rrotulloni” njëherë nëpër mendjen tuaj ? Mbase ndërroni vendvrojtimin sipas zakonit të investiguesve inteligjentë … Dhe ju jini i tillë!? Ndoshta nuk i kam lexuar të gjitha shkrimet tuaja por një sensor i brendshëm qysh në shkrimin tuaj të parë më ka sinjalizuar se ky gazetar i ka parametrat që kërkohen…!? Nderime!
Bravo,ramiz alia ishte nje i urdheruar…po nga Beograd!
…dhe legjenda vazhdon….Rrofte pluralizmi politik me ne krye shokun Ramiz Alia…. Rrofte uniteti Parti-Popull me ne krye shoket Edvin Kristaq Rama, Sali Ram Berisha, Ilir Flori Meta etj. etj.
Zotrinj Shqipetare Ramizi ishte i garantuar per cdo gje https://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww
Nje kembe e Xhelilit eshte akoma ne PS me djalin e tij, apo e harruat? Prisni zghedhjet e tjera kur te lulezojne 100% komun-istat.
“Kariz Matik”,
e lexova letrën që gjasma i paskësh dërguar Ramiz Alisë kryekomunisti rus, z. Gorbaçov. E lexova komplet edhe të “dielli.al”.
Qesha, vërtetë qesha, me këtë gallatë të sajuar nga autori shqiptar që vetëm ka përshkruar rrjedhën që ka ndodhur. Mos ndoshta është publikuar si ese humoristik, si këto karikaturat për Muhamedin.
Kam dëgjuar të përmendet goxha shpesh, asnjëherë nuk më qe mbushur mendja për të tilla komplote fantaziste. Por kjo “letra” qenka kulmi.
Respekte (që me ke bërë të qesh).
Nëse Ibrahim Kelmendi i ka rënë pikës për gallatletrën me stil katundaro shqiptar le të kuptojë për më tepër se në selinë e shqupit punon një dyzinë profesionistësh për shpifje? I tradheton stili katundarorevizionistkarizmatikoballist! Kuku bre!
Mendoj,besoj,hamendsoj se,njeriu i cili do te thote(pse ende nuk po e thote?!) do te jete Lorenc Vangjeli,komshiu,sa qe gjalle Ramizi, tek shtepia e vajzes.Nje pyetjeje tek emisioni i M.Nanos “de javue”,ne se ia kish lexuar kujtimet qe ishte duke shkruar Ramizi,ai(Lorenci) i u pergjigj me nje buzeqeshje ne ane te buzes,gje qe te linte te kuptohej se;po ai jo vetem qe ia lexonte,por edhe ia redaktonte,kur te vinte puna per botim…Edhe si gazetar,nuk besoj se eshte mjaftuar me aq.E ka investiguar,permes atyre marredhenieve mes dy komshinjesh.
Nuk besoj se Xhelili hynte ne rrethin e ngushte te Ramizit.Natyrisht qe Xhelili ishte prezent ne nivelet me te larta te regjimit,por jo per ti marr mend por thjesht si nje njeri i rende qe ne dikur i thonim trim.Ky mbahej thjesht per ti dhen zemer komunisteve qe ishin ne panik.Ramizi kishte nje Ode,dhome, ne shtepin e tij me oxhak dhe te shtruar me pastiqe perreth tij.Aty mblidheshin rregullisht mendimtaret,klani i Ramizit.Jo te gjithe pjestaret e pastiqes ishin ne nivelet e larta te sistemit.Ata ishin intelektual dhe profesioniste ne institucione te ndryshme.Ramizi keta i mbante larg politikes aktive pasi kishte frike se ja kompromentonte Nexhmija.Qe ta besoni ju se Xhelili nuk ishte pjese e konspiracionit,po ju kujtoj nje debat te tij te forte me Neritan Ceken ne Parlament,kur ky i fundit ne mos gaboj ishte minister.Dikush nga jashte Parlamentit mori ne telefon dhe me pas u kerkua nje 5 minutesh pushim.Gjat atij 5 minuteshi i eshte thene Xhelil Gjonit se ti po debaton me “nje nga tanet” pra me nje agjent te sigurimit ne PD.Me pas cdo gje u harrua.Eshte vetem nje person ne Tirane tek i cili flene te vertetat.Por jam i sigurte se edhe ai nuk do flas kurre,por do ndjeki shembullin e Ramizit,do ti marri ne varr ato.Ky eshte miku i ngushte dhe mjeku i Ramizit,njekohesisht eshte dhe miku i ngushte dhe kolegu i Berishe.Ky eshte personi qe ka mbajtur lidhjen dhe komunikimin midis Ramizit dhe Berishes deri ne sekonden e fundit te jetes se Ramizit i cili per here te fundit trajtimin mjeksor e mori nga ky Doktor.Vetem nje gje duhet te dini, Ramizi po ta dinte se ishte ne rrezik per jeten kishte mundesi te shkonte ne klinikat me te mira te Europes.Ai nuk e dinte qe Xhabraili i kishte nderruar qiriun,me qiriun nenkuptoj kohezgjatjen e shpirtit.
skam dyshim qe ramizi trembej nga komunistet fanatike,qe mund tja merrnin kalane me puc dhe ta pushkatonin,ndaj dergoi salinjte tek studentet.
Shtjerini demin tani……….
Para viteve 90,Xhelili kish grumbulluar,persona me parti,te pakenaqur per ambicjet e tyre karrieriste.Ai shpesh bente takime,ne 15 kateshi me ta dhe nder ta ishte dhe Sali Berisha.Disa here ishte propozuar per zv.minister i shendetsise,rektor universiteti,por kanditatura e tij ishte rrezuar,sepse e vjerra e Saliut(MILICA)ishte serbe,dhe deri ne 1968kishte qene e punesuar ne ambasaden jugosllave ne Tirane(pra agjente serbe).Kryetar i ketij grupimi ishte Xhelili….kjo shpjegon rastin,kur djali i Xhelilit,Iliri ,ne 1993-1994 ,iu dha nje burse nga Min.e Jashtme shqiptare,per specializim ne diplomaci dhe me pas u punesua ne Min. e Jashtme,te demokrateve.Alfred Serreqit,u kritikua fort nga grupi parlamentar i PD,biles ata kerkuan mocion mosbesimi per ta shkarku….por nderhyri SALiu,duke thene se FREDI eshte i ” semure me kancer ne fyt” dhe faljani. Serreqi jeton dhe sot,dhe pohon se djali i Xhelilit u punesu ne Min. e Jashtme me urdher Presidentit(Pra te Berishes).Doni me per belulin….here tjeter.
Nga kush kishte frike Ramiz Alia ?
Nga Caushesku.
Ramizi,spiuni i pare i UDB-se,Saliu i dyti,Luli i treti.Kaq per sot apo doni me?
Gjalle qenka haleja?
Kishte frik nga Sali Berisha se mos i bente ndonje atentat sepse Ramizi kerkonte sistemin shume partiak, ndersa kellira Sali i pelqeni diktatura qe e vazhdoi per 23 vjet fack off Sal.
Po artikullshkruesi a e di qe Xhelil Gjoni eshte kunati i Hysni Kapos! Pse e ndan nga “Klani Kapo”?
Keto martiale me kane pelqyer dhe mundohem te nxjerr ndonje konluzjon :Pse ka ndodhur dhe ndodh keshtu me shqiptaret .Nuk marr perjudhen e Zogut se per ate ka dhe ska materjale shume te sakta por per periudhen 41-91 e 91-20 13 .Se cfare kemi qene dhe jemi sot tablloja eshte e qarte por nuk duam ta kuptojme .
E dim shume mire se kush qe Hoxha dhe si e katandisi vendin deri sa mbylli syte .E dim se kush qe Ramizi dhe si veproje ne kushtet e prishjes se bllokut te Lindjes .E dime dhe mesuam me shume per Saliun se cfare kasolle ngriti ne kushtet e reja te vendosjes se demokracise .Njohim Nanon dhe gjithe keta te fundit se cfare Rrum-Palle eshte shteti shqiptare .Njohim tani perpjekjet qe bene Rama, per ti dhene nje fytyre te re shtetit, te integrohemi ne Evrope dhe ballafaqohemi me nje kundershi vetevrasese per te mos pranuar ndryshimet me te shkuaren .
Keto i konsideroje objekte me vlera qe duhet te merret politika dhe gjithcka qe eshte ne sherbim te demokratizimit e konsolidimit te shtetit shqiptare .Kemi mbetur kush ishte e kush jane keta .Te paret i akuzojme per komunista te dytet per tradhetar e hajdute.Pra objekti eshte konktret .Tradhetar .Lexoni ckane bere te tjeret per ta fshire kete fare .Ka shume rruge ligjore e praktika te suksesshme qe jane te deklaruara . Korrupsjoni dhe hajdutlleku.Eshte i njohur.Jo fenomen i ri qe te vrasesh mendjen se si duhet luftuar.Edhe per te ka eksperienca nga me te ndryshmet si ligjore dhe administrative qe kane dhene suksese.
Por cfare bejme ne fakte . Vetem konstatojme ,perifrazojme,kundershtojme dhe nuk qendrojme qe tua presim rrugen. Dalim ne konkluzjone se eshte e veshtire ti denosh .Teori kapitulluese per nje shtet .Nje shtet qe nuk ndeshkon kedo pamvarsishte pozicjonit kembet i ka prej kashte .Eshte si legjenda e kulles se gurit .Ngriu e rrezou .Kur bene kurban shpetuan.Pikerishte nje kurban i tille duhet qe te biem ne qetsi e te hapim rrugen qe garantone stabilitetin e shtetit qe duam . Ndryshe llomotisim me fjale te bukura pa u kapur tek ato qe ndryshojne realitetin.Kur denojme poshte nuk e ngrem shume zerin .Kur duam te denojme latre , kemi nga 97 e tani qe duam te denojme ,ulurijme se po kthehet komunizmi. Ne thot Luli-Saliu nuk do te lejojme qe te vendoset diktatura perseri .Pra lereni shtetin Rrum-Palle, te vrasin te vjedhin te mos paguajne detyrimet shterore, pa ndeshkuar se na vjene nje e keqe me e madhe ajo komuniste .Argumenta te peshtira qe tregojne se sa thelle ka hyre rruga e vetevrasjes kombetare .
Mendoje se dhe rekomandimet qe na jepen nuk kane qene ne perputhje me realiteti e psikologjine shqiptare .Jo per cdo gje duhet toleruar e zbutur artificjalishte ,perplasjet midis forcave politike, pa u shoqeruar me masa e qendrime konkrete .Cpo ndodh tani mbas marveshjes per te hyre Opozita ne Parlament. Nje sulm dhe shpifje nga me mostruoze ndaj Mazhorances .Ckerkon Opozita te kontrolloje shteti me metodat e saje !!!!.Te akuzoje per kriminalitetin e Mazhorances kur vete eshte e tejngopur me te tilla. Ja pra se si harxhojme energji pa marr azgje qe i sherben konsolidimit e integrimit te shtetit ne familjen qe duam te zhvillohemi .
Po nuk bem realitet punet, per te sheruar plaget qe po na ndjekin kemba kembes, jane te kota mendjet qe vrasim e pyesim pse kjo e pse ajo .Kush ishte Ramizi e kush eshte Saliu,Luli,Rama e Meta .
Pallavra enveristesh te tipit“bedri islam“ apo Xhelal Gjoni.PPSH me udheheqjen e saj rrezoi komuniamin ne Rusi,Poloni,Ceki e gjithe Lindjen Komuniste.Sidomos Gazeta Zeri Popullit kishte ndikim per kete me shume se Regani dhe Vatikani bashke.Shoku Bedri gjithashtu si gazetar i kohes.Te mos flasim pastaj per Gramoz Rucin e Namik Doklen qe i dhane grishtin vdekje prures komunizmit
RAMIZ ALIA KISHTE FRIKE VETEM NGA POPULLI I NDERSHEM ! DHE JE VETEM RAMIZ HALEJA , POR DHE NEXHMIJE XHONGLERJA !
E harruat qe e veshur me qizme plaka vejushe doli te “qetesonte” njerezit e ngritur ne revolte bashke Hadil Carcanin ? I kishte vene kemben mbi kembe sa me tregu pak shalet dhe breket ! Ndersa ne kufi priste padroni i te dyve , Miloshivici , per “ta marre Tiranen me klubin e gjuetareve !” Sa tragjedi i ka ndodhur ketij vendi dhe ketij populli nga keta zaberhane dhe Atdheshites !