Falënderim: Më duhet të falënderoj disa qindra miq që ishin në anën time në debatin me gazetën online “Tema” dhe disa dhjetëra të tjerë që komentuan pozitivisht në poemën time “O mos kishe lindur, o mos kishe vdekur” dhe replikën me Mero Qymyrin.
Të më quash mua bejtexhi është njëlloj sikur “Himalajat” të llogariten si kodrina. Kaq për këtë pikë. Të krahasosh Enverin me Hitlerin do të thotë të jesh një njeri pa dinjitet kombëtar dhe t’i thurësh himne Hitlerit dhe fashizmit. Lehtësia e këtij krahasimi më tepër se idiot, mbulon hatanë e Luftës së Dytë Botërore që kushtoi 35 milionë jetë njerëzore, kjo për shkak të Hitlerit dhe fashizmit.
Enveri e radhiti Shqipërinë në aleancën antifashiste botërore dhe një i ngjashëm i Hitlerit nuk mund të merrte pjesë midis fituesve të mëdhenj në Konferencën e Paqes në Paris. Nuk mund të hidhet baltë kaq lehtësisht mbi njerëzit dhe historinë. Kjo vjen nga ligësia dhe injoranca.
