Miqtë e mirë, për ditë të vështirë! Shqipërisë nuk i mungoi mbështetja ndërkombëtare në ditën e saj më të keqe të 26 nëntorit, ku tërmeti i mori jetën 51 personave. Partneri strategjik, SHBA solli në vendin tonë ekspertizën teknike.
Forcat e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara mbërritën në Shqipëri brenda 24 orëve nga rënia e tërmetit, për të mbështetur operacionet e ndihmë-shpëtimit dhe ekipe për vlerësimin e dëmeve. Nga USAID dhe UNICEF u sigurua dhënia e ndihmës humanitare dhe mbështetje për fëmijët në nevojë. Edhe nga Bashkimi Europian u lëvruan fondet e para të emergjencës.
Ndërkohe, që Europa sillte mbështetjen e saj financiare, partnerët nga lindja njoftuan për një tjetër ndihmë domethënëse. Recep Tayyip Erdogan premtoi ndërtimin e 500 banesave për të prekurit nga tërmeti, brenda një harku kohor prej një viti.
Nuk mjafton me kaq, presidenti turk i ka bërë thirrje të gjitha vendeve islame, që të ndihmojnë Shqipërinë në një moment kaq të vështirë.

Keto lajme na ngrohin shpirtin per te larguar friken qe na la termeti.
Ju faleminderit si fillim, por kjo nuk do të thot që të fluturojmë me presh ne bythë se dardha mbrapa e ka bishtin djemt e lalës.