Nga “lista e zezë” e DASH del kur të jesh një kujtim

redaktor

 

Nga Bedri Islami

 

Lideri juridik i opozitës, Lulzim Basha, më në fund, pas bubullimave politike, duke i thënë zemër vetes dhe të vetëve, lëshoi edhe thirrjen e fundit, pak para mbledhjes parlamentare të 21 korrikut.

Ai, duke u “falur” në zyrën e kryetarit të Parlamentit, deklaroi se opozita do të votojë në parim Draftin Kushtetues për Reformën në Drejtëi.

Si duket, i paburrë si përherë, duke mos gjetur forcën të kërkojë ndjesë ndaj faktorit ndërkombëtar, sidomos në praninë e ambasadorit të SHBA dhe të BE, gjeti një sokak tjetër që gjithësesi ishte e mirëpritur.

 

Për shumë javë e muaj, me zërin e trashur, si vazhdim i gjithkahshëm i shefit të tij politik, duke kërcënuar me hedhjen në erë edhe vetë parlamentin nëse një deputet i tij voton pro reformës, ai bubulloi, u gërric, u çorr, gjeti fajtorë, deri tek klanet e drogës, sajoi dhe mbivendosi, deri sa plasi. Ai u zbyth. Si përherë, si kurdo që e ndjen rrezikun, duke e ditur se pas kësaj do të jetë një ditë pa të politikisht, ai gjeti belbëzimin për të gjetur një rrugë justifikimi.

Megjithëse ende e quan komplot, ku janë të përfshirë edhe njerëz me pasaportë të huaj, (kush janë ata dihet në mendimin e tij), ai përsëri i bën thirrje grupit të tij, që si një trup i vetëm, të votojë Draftin Kushtetues.

Pse u zbyth Basha?

Pak para zbythjes së tij erdhi deklarata e paprecedentë e ambasadorit amerikan për konseguencat që do të kishte gjithësecili, i cili do i bjerë ndesh Reformës. Kërcënimi i tij ishte direkt, me porosi nga qeveria e tij, me pasoja të rënda, me udhëzime specifike, por edhe afatgjata.

Zoti Lu e vendosi gishtin edhe një herë mbi të vërtetën: Drafti nuk po miratohet nga mashtrimet e Bashës.

Nëse për deputetët që votojnë kundër do të kenë pasoja të rënda dhe afatgjata, atëherë mund të mendohet se çfarë do të ndodhë me shefin e opozitës. Bojkotimi i takimit tre palësh ishte paralajmërimi i leçitjes politike. Basha ngeli fillikat në fushën e lojës, nuni i tij politik Berisha, nuk u ndje në tri ditët e fundit, të cilat si duket, i shijon si ditët e qametit që do të vijnë.

Megjithëse vazhdon jargavitja qaramane, ai, Basha, mund të bërë lojra politike në grupin e tij dhe të hiqet si trimi madh në publik, e vërteta është se e di fare mirë se çfarë do të thotë të jesh në listën e zezë të Departamentit të Shtetit. Kjo listë nuk është si lista e Fazlliqit, ku vetëm merr, sa herë që shet sovranitetin e vendit; kjo është një listë, nga e cila del kur të jesh vetëm një kujtim.

Gishti i zotit Lu ishte dhe është drejtuar nga Basha. Mburrjet mbaruan, zëri i trashur shkoi të bashkohej në një zë tjetër, i cili këto ditë nuk u duk, por që e di se është numri Një në listën e hetimeve të ardhshme.

Shkaku i dytë është në qëndrimin e Bashkësisë Europiane. Janë në një vijë me atë amerikan. Ndonëse jo aq të ashpër,ata hod të hidhur të Bashkimit Evropian. Deri tani ai sillet mes tyre i një Uriah Hip, dhe qëndrimi kundër do të ishte edhe fundi i tij politik.

Shkaku i tretë; mes duetëve të tij janë të shumtë ata që kësaj here do të mendojnë me kokën e tyre, pasi e kanë dëgjuar mirë zërin amerikan, por edhe nga fakti se në këtë lojë nuk duan të jenë numura.

Prej disa ditësh është bërë e qartë se janë më shumë se 12 deputetë të opozitës ,sidomos të njohur për lidhjet e dikurshme me Olldashin e ndjerë, të cilët nuk duan të bëhen viktima të lojës politike të Bashës, sipas fyellit të Berishës. Si duket, të jesh një vrimë në fyellin që i bijnë të tjerët, nuk është përherë e lakmueshme.

Shkaku i fundit; mbi 90 përqind e popullit e do Draftin e ri Kushtetues, e do edhe pse mund të jetë një pjesë opozitare.
Hedhja poshtë e draftit do të jetë një rrugë për zgjedhje të reja politike, në të cilat Basha nuk do të kishte asnjë kartë në duar, sepse do të ishte në përfytyrimin e gjithkujt si gardian i korrupsionit dhe mashtrimit.

Nga Basha mos prisni gjë tjetër, veçse kopjen e keqe te Berishës.

Duke e ditur se si ka qenë dhe se si është origjinali, atëherë është e lehtë të mendosh për kopjen e keqe.

Basha u zbyth. Por mos besoni se nuk do i luajë përsëri bythët. Është mësuar kështu.

 

Share This Article
22 Comments
  • zoti bEDRI

    je bere me keq se spartak ngjela..me amerikan se amerikanet..

    nqs berisha dhe lulja e tij fshiu bythen me ekspertizat e FBI..NUK E KA PROBLEM KETE DASHIN E BEDRIUT

    po ky dashi juaj ka fjetur gjume deri tani apo eshte prapa lulit per tja future edit si ne 8 maj 2011 ??

    Tolerimi qe po i ben opinioni shqiptar LUL kriminelit dhe DASHI I BEDRIUT (ne fakt atyre qe jane pas tij se Luli eshte vetem per revista play boy) na ben te mendojme se Enver Hoxha nuk ka qene aq diktator sa thuhet por paska qene ai popull nje staj me lepuj, zvarranike dhe vampire qe deri tani te vetmin sukses qe kane patur keto 25 vjet ka qene kanibalizmi me kockat e tij qe i ka servirur guzhinjeri elez biberaj me kasapin e tij berishe.
    PRA KUSH ESHTE KY LULUSHI YNE QE DHE KUR VRET BUZEQESH…

    Te pakten per vitet e fundit ne gazeten e Meros kemi lexuar me fakte se ky k/kriminel ka kryer keto vepra penale dhe aktivitete te dyshimta:
    1….Qe adoleshent punon kamarier ne aeroportine Rinasit (me cimka)
    2….Jo rastesisht dergohet ne Hollande ku flitet se zoteronte nje pashaporte amerikane qe nuk ju sqarua kurre burimi
    3…Ka fakte qe gjate punes ne Kosove me rroge perrallore ka punuar per sherbimet serbe ne dem te UCK
    4..Ka fakte qe gjate punes ne Kosove ka hyre ilegal ne Shqiperi dhe ishte pergjegjesi per dosjen e shtepise verdhe ne Burrel
    5..Si minister Transporti eshte pergjegjsi NR-1 per vjedhjen e 300 miljon dollareve ne rrugen e kombit.Kujtojme keto nje ambasadore amerikane qe i shkonte per vizite private ne shtepi dhe Foreign Policy Journal ne Amerike qe akuzonte dhe Lul Bashen , Bechell-in dhe Dellin e Kosoves per nje dem prej gjysem miliardi dollare..
    6…ka kontribuar per mbylljen e krimit Gerdecit
    7….Si deputet i Elbasinit me Alibeun ka liruar nga burgjet kriminele teper te rrezikshem per votimet e2009 qe eshte vertetuar nga ambasada amerikane
    8-…Si minister e jashtem ka shitur si Ahmet Zogu ne bashkpunim me mobsterin Berishe pjese te detit Jon.
    9…Si minister e jashtem ka miartuar ngritjen e varrezave te ushtareve greke sipas vijes imagjinare te Vorio Epirit
    10..Si minister i brendshem eshte fajtori kryesor bashke me berishoviqin per vrasjen e kater protestuesve ne 21 janar
    11…Eshte bashkfajtor me berishoviqin per vjedhjen e bashkise tiranes bashke dhe me nje mengperveshur qe diten ishte me Ramen dhe naten flirtonte me Lulin..
    12….Eshte bashkfajtor me berishoviqin per uzurpimin e shtepise qendrore te MMP
    13….Kreu aktin naziskin te heqjes se tabeles rruges te deshmoreve te 4 shkurtit dhe vendosi emrin e nje nipi te xhaferr deves
    14….Kreu aktin anti kombetar qe pruri eshtrat e zogut pikerisht diten e clirimit te Tiranes nga Fashizmi
    15…Se bashku me bash-kriminelin berishoviq kane pjese ne eleminimin politik dhe fizik te Sokol Olldashit.
    16…Mori pjese ne kompllotin anti-Rame kur i shkeli Arvizuse “vijen e kuqe’ me deshiren e ketij te fundit ne 15 nendor 2013 ne ceshtjen e fabrikuar te LHL
    17…Po merr pjese ne kompllotin anti-Rame qe disa sherbime inteligjente te cuditeshme kane shpikur “REFORMEN NE DREJTESI” per te prure ne fuqi Djallin Lul ose Malltez ne nje kohe shume te afert..

  • Si gjithnjë z Islami ,i thjeshtë prerë e shumë qartë
    Një gozhdë të fortë tek vëndi Bish -Bylyk-Bash-Pykave ,që nuk do tu shkulet kurrë
    Po e tregojnë veten se karritka e tyre është më e ëmbël se Shqipëria,,,pra janë jo vetëm hajdutë e kriminelë ,por edhe njerëz fare ordiner llumi I shoqërisë.
    Turpi nuk bëri efekt tek ata ,të shohim tani efektin e frikës

  • JE SHUME LARG REALITETIT O BEDRI ISLAMI E KJO ESHTE FATKEQESI KUR EDHE TI QE SI ‘UJI I PAKET’ TE KA KJO E NDERUAR REDAKSI!?
    ——————–
    Mos u mer me hollandazin B.Q Basha se per shqipetaret AI si tere pandelinjte e blushat bodet e bodegardet e tjere vlen thenja:’AS TE Q. E AS TE LESHON’ ose thenja tjeter:’Ta kesh mik s’te mbaron pune e ta kesh hasem te ha mune’!
    Pse nuk flet per LIKE FLORIRIN qe per 3 vjet ne 150 te Enjte e ktheu parlamentin e shqipetareve ne BORDELLO me pronar dhenderrin SERB!?KUSH KUSHTETUTE JA KA DHENE KETE TE DREJTE PER TE POSHTERUAR NGA TEMPULLI I POPULLIT POPULLIN!?

  • O Enver te ishe gjalle, Enver more…
    Qe ti varje ne litare , Enver more…
    Kete tufe me tradhetare, Enver more
    Me zagare, e kriminele, Enver more….

    O Enver zgjohu amane, Enver more…
    Tere Shqiperia per TY, qan…Emver more…
    Eshte koha per jatagane, Shqiptare aman…
    Ja te vdesim, ja te rrojme, Shqiperine ta clirojme, Ilir more…

    O Enver trondite dhene, Enver more…
    Mer me vete SKENDERBENE, Enver more…
    Boletinin dhe Qemalin, Enver more…
    Bashke me ta dhe Ceco djalin, Enver more…

    Enver valle a na degjone, Enver more…
    Populli yte te kerkone, Enver more…
    Qe t’na prish sot ne balle, Enver more…
    Ti zhdukin keta tradhetare, Enver more…

    Vajtone qyqja pa poshime, Enver more…
    Kush solli skllaverine, Enver more…
    Kush e shkateroj e Shqiperine, Enver more..
    Ate qe ndertove tine, bashke me gjithe vegjeline, Enver more…

    • Mjere Shqiperia cfar po heq.Jane mbledhur nje kacile me dhe po bejne si te duan me kete popull te shkrete.Ipari kaçiles eshte antihsqiptari berishe dhe mbyllet me shkurtabiqin Mete.Bashke me Bashen pjerdhin te tre ne nji Kjo treshe duhet shkaterruar,nje shprese eshte reforma ne drejtesi,ndryshe populli te marri fatet e veta ne duart e tij.

  • kjo eshte pabesia me e madhe qe po i luhete shqiperis dhe shqiptarve mjer kete vende qe e pret nje zi me emadhe se nga 90 e deri me sot nga pabesia amerikane qe eshte ne sherbime te turqve dhe serbeve dhe grekeve dhe italianve pa llogariture anglin e pabese ne histori

  • Date: June 9, 2016 at 1:03:09 AM EDT
    To: Alban Dega <[email protected]

    Opinione

    THANK YOU US- EU BROTHERS !

    – Pavaresia dhe Clirimi i dyte i Shqiperise

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Bashkimi Evropian u dhane fund spekullimeve, mashtrimeve, trillimeve dhe intrigave te Sali Rrrenes dhe Lulezim Genjeshtarit.
    Ne nje ze , ne nje kohe dhe me te njejtin qendrim ato shpallen hapur e vellazerisht qendrimin e tyre te vendosur kunder SHQUP-it per Reformen ne Drejtesi, si nje emegjence kombetare dhe ceshtje jetike per shqiptaret si popull e Shqiperine si shtet.
    Te votohet Reforma nje minute e me pare dhe cdo deputet te votoje sipas ndergjegjes e vetedijes se tij te lire demokratike dhe qytetare e jo sipas urdherave e nen kercenimet e Sali Impunitetit e Lulezim Antishtetit.
    Cka i dini deputetet! "Ushtare te Partise dhe Shokut Enver" apo marioneta ne duart tuaja te lara me gjak e me hajni! Marrja qofte me impunitetin dhe korrupsionin tuaj pa fund e pa ane!
    Mallkuar qofshi o kusare e vrastare te mallkuar! Eshte "urata" nga mijera nena e motra veja, femije jetime e pleq pa femije te 97-es e Gerdecit, te Orantos e 21 janarit… !
    Thank You US and EU Brothers!
    God bless USA and EU !
    Kjo Reforme jetike e urgjente per shqiptaret e Shqiperine krahasohet me Paavaresine Clirimin e dyte te Shqiperise
    Eshte Reforma qe do te cliroje shqiptaret e Shqiperine nga skallaveria e korrupsionit dhe skllaveria e impunitetit.
    E meritojme !
    Jemi populli me properendimore e me proamerikane ne Bote!
    Jemi populli e kombi i Gjergj Kastriotit Skenderbeut dhe Nenes se Perboteshme Tereza!
    Asnje popull ne Lindjen ish- komuniste nuk shkallmoi ish- diktaturen me barbare me kushtrimin :
    – E duam Shqiperine si e gjithe Evropa!
    – E duam Shqiperine si Amerika Demokratike!…
    "USA…. EU…
    We love You
    We love You! "
    Ishte edhe thirrja e grevisteve te urise ketu ne Nju Jork kunder "Bandes se Gangstereve " dhe kunder "kesaj Mafie qe ka dale krejt jashte kontrollit " qe na i mori peng jo vetem aspiratat tona por edhe Shqiperine me flamurin e tyre te rreckosur dhe me slloganin " Ne Saliu, me Saliun, per Saliun " te impunitetit e antishtetit.
    Drejtesia vonon por asnjeher nuk harron !
    USA…. EU…
    We love You!
    We love You !

  • Servilizem in extremis, zoti Dega !!! Sikur Ti e do vetem
    Ameriken ! Cdo shqiptar i ndershem e patriot e do Ame-
    riken per gjithecka ajo ka bere qe nga Willsoni-Klintoni
    bushet ate e bir !!,!

  • O llullushe bashucic BB…””
    Po kaq shume corbe te prishur paske ngrene ore …….
    Po pse budallenj Jane shqiptaret qe se kuptojne qe te vish e te behesh krietar partiqe kaq shpejt.
    Eh eh dardha e ka bishtin prapa si me hollande, eh eh….

  • Fale ultimatumit te Lu-se, Pasha u zbyth, shoke! Urraaa!

    Me zbythjen e Pashes, per ju shoke, do nise nje kapitull i ri historie. Urraaa!

    Zbythja e turpshme e Pashes i hap rrugen miratimit te reformes se drejtesise, shoke. Urraaa!

    Edhe pse reforma e cunguar qellimtasi parashikon me se shumti ndeshkime selektive cironkash, ajo per ju shoke do te jete ashtu sic e ka nenvizuar patrioti i shquar amerikan, clirimi i dyte. Uauuu, scheisse!

  • Bedriu u partise merakoset per deshte e vathes se PD-se se per kriminelet e PS-se garanton Rama. Eh more Bedri ndonese e ke pesuar nga diktati prape nuk zure mend qe nuk zure. Po si more shoku Bedri e keqja paska edhe dallim partiak. Po ku ti cojme Frroket, Doshet, Rroshet, Prenget, Shullazet qe Rama i mbrojti pavaresisht paraljmerimeve te ambasadorit amerikan. Po per ate ryshfetin e famshen per nje foto me Obamen a ka ndonje paralajmerim apo nuk quhet. Eh sa te cuditshem jane komunistet qe per interes te partise kalojne nga anti amerikane te flakte ne filo amerikane te flakte!. Tek e fundit keshtu i ka mesuar partia.

  • Eshte shpallur ne kerkim nderkombetar politikani i njohur ne sShqiperi per bemat e tij shpellare Dr.Sali Ram Berisha i dtl 16 tetor 1944>Kush ka te dhena per vendndodhjen ka si shperblim nje tablet qe i ka humbur personit te mesiperm gjate sesionit parlamentar kur po urinonte sipas orarit.

  • Ti qe i kendon Enverit merr edhe Saliun e Lulin perdore dhe shkoni ndiqni rrugen e Enverit pra perfundoni ne ferr.Shqiperia do te ece ne rrugen e saj euro- atllantike qe Enveri bashke me Lulin dhe Berishen me pare e kane tmerr por s’ke c’i ben e ka vendos populli shqiptar.O se harrova merni edhe Nexhmijen me vete se s’po i del shpirti.

  • Sent from my iPhone

    Begin forwarded message:

    From: Alban Dega
    Date: MAY 29, 2016 at 9:30:21 AM EDT

    Fakte jo vetem mendime

    CFARE NUK DINE JO VETEM PER POLITIKANET TANE … !?

    …. Jo vetem Perendimi demokratik por edhe Lindja eshte e Kuqe !!!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Nuk shtrohet pyetja cfare di Bota jo vetem per politikanet shqiptare!?
    Ceshtja eshte cfare nuk di jo vetem Perendimi demokratik jo vetem per politikanet shqiptare…!?
    Me mijera kilometra larg deri ketu ne Nju Jork vijne emra e bema ministrash e deputetesh, kryebashkiakesh e ish-kryekomunaresh . Per cdo sherbim publik qe e kane detyre ligjore, per cdo emerim apo shkollim, punesim apo gradim, promovim apo perkrahje kerkojne paga ne natyre apo me para ne dore e vetem ne euro.. dollare ose te dyja. Nuk kane kohe as ti numerojne leket e shkreta.
    Ne flasim vetem per Gjykates e Prokurore te korruptuar por harrojme se kjo eshte vetem gjysma e se vertetes dhe cereku i se keqes. Harrojme se shume prej tyre per nje post te tille kane paguar 100- 500 mije euro per ato karrike!
    Kujt !? Emertesave perkatese KLD-se , deputeteve e deri edhe Presidentit nepermjet nje lukunie sekseresh qe gjuajne si hienat cdo oferte per karrike e para, per p… jeshka e per sefa!
    PPPSH Ja – jo Partia e Punes, por Partia e Pjeshkes dhe Parase Shqiptare ka mbreteruar e sundon kete vend jo vetem tani!
    Zanati me i vjeter ne Bote! Ka mijera vjet qe Bota sillet e bie ne gjunje para tyre !

    TREGU NXJERR CDO GJE NE TREG!

    Sic na thoshte ish- Presidenti i Meksikes miliarderi Luis Echeveria Alvarez ketu e 30 vjet perpara ne shtepine e tij ne Cuernavaca ” Ne kapitalizem nuk ka te bukur e te shemtuar, te trashe e te holle, te Cdo gje matet me para! Je aq i zoti, aq i bukur, aq i mencur sa para ke. Para me cdo mjet e me cdo rruge !”
    Si u siguruan votat e munguara per 2 presidentet e fundit te Republikes se Shqiperise Zoti Puritan!? Me vota te blera, me vota te trafikuara…
    Kur shitet e blihet, kur trafikohet deri edhe posti i Presidentit ai vend ka marre fund!
    Ka dale ne semafor ne pritje te klientit te radhes!
    Ky eshte faji madhor i politikes shqiptare dhe krereve te saj! Kjo eshte zanafilla e korrupsionit qe fillon tek kryeplaku e kryebashkiaku, deputeti, … e perfundon tek Presidenti i Republikes!

    E PABESUESHMJE PARA 37 VJETESH…

    Ketu ne Nju Jork dhe me teper ne Washington e ne Bruksel, ju siguroj edhe ne Beograd e ne Athine, ne Moske e ne Pekinin larget e dine me emer e mbiemer e deri ne hollesite me te vogla veset, virtutet, cenet, miresite e dobesite, bemat dhe poshtersite e cdo politikani e zyrtari te rendesishem shqiptar…
    Po sjell nje fakt te para plot 37 vjetesh nga nje reviste seroze spanjolle ” Cambio 16″. Duke iu referuar burimeve te sherbimeve sekrete ajo njoftonte se ish- KGB- Ja sovjetike kishte nepermjet Ministrise se Tregtise se Jashtme te BS kishte marre me qera nje “zyre tregtare” perballe selise se Ambasades amerikane ne Madrid… Aty kishte instaluar nje pajisje pergjimi te posacme qe rregjistronte bisedat e diplomateve amerikane nepermjet perplasjeve te valeve zanore te tyre ne xhamat rreth 5 cm te trashe te zyrave te tyre nga nje largesi prej 750 metrash..
    E pabesueshme per kohen dhe teknologjine sovjetike te asaj kohe qe as mund te krahasohej me ate amerikane, japoneze, gjermane, franceze…perendimore ne teresi!?

    FOTOT DHE FILMI QE NDRYSHUAN BOTEN

    A keni degjuar per fotografite dhe filmin qe ndryshuan Boten!?
    Gjate nje vizite ne Washington ish -Presidenti amerikan i tregoi disa fotografi ish- liderit te fundit sovjetik Mihail Gorbacov…
    Njera prej tyre tregonte limuzinen e tij duke u futur ne strehimin e tij super sekret antiberthamor ne nje nga vendet me te fshehta dhe te sigurta ne BS-ne pa fund e pa ane…
    Tjetra i tregonte targat e makines ne permasa reale dhe silueten e tij mbas perdeve te trasha te xhamave te zinj dhe te blinduar te saj duke u futur ne nje strehim tjeter teper sekret!
    Te dy fotot ishin bere nga satelite spiune amerikane nga nje lartesi prej mbi 40 mije kilometrash nga Toka!
    Gorbacovi u trondit tejet mase shkruan Regani ne kujtimet e tij.
    Pas tyre dhe filmit te Hollivudit ” A day after” Bota do te ndryshonte!

    PO SOT !?

    Teknologjia ka arritur maja te paimagjinueshme vetem 10 vjet perpara. Po plaket cdo ore e cdo sekonde!
    Sot ne hapesire numerojne rreth 5000 satelite artificiale. Vetem per telekomunikacionin sot veprojne ne hapesire mbi 1000 satelite te tjere nga rreth 25 shtete.
    Pjese e luanit u perket SHBA-se, Rusise, Kines, BE-se….
    Per publikun kjo. Po per institucionet speciale!?
    Jane te pakten 5- 10 vjet perpara!
    Puritanet e Tiranes bejne sikur nuk e dine!
    Te gjithe pergjojne te gjithe!
    Secili pergjon secilin.
    Dine per secilin prej nesh shume me teper se secili prej nesh di per vetveten!
    Dine edhe cka dime ne per vetveten… Dine edhe cfare dine e cfare thone te tjeret per secilin prej nesh.
    … Nuk dine vetem cka ata nuk duan as nuk kane interes te dine per secilin e ne te gjithe!
    Ndaj te mos bejme Puritanin dhe as te Virgjerin, te ndershmin dhe as engjellin, te Drejtin dhe te pakorrupturshemin….
    Jemi ku jemi se jemi si jemi sepse te tille jemi…
    Vendi me i bukur ne Bote me nje popull qe lind e rritet mbi nje truall flori duke numeruar qindarkat per te shtyre ditet e muajt, ndersa nje grusht politikanesh e kusaresh te pa dine e iman hyjne ne politike si te mjere e behen milionere.

    JEMI KU JEMI SEPSE JEMI ATA QE JEMI!

    Politika eshte bere mjeti dhe rruga me e lehte dhe me e shpejte per tu pasuruar dhe degjeneruar jo vetem veten e familjen, fisin e tarafin, por edhe shoqerine e shtetin ne teresi si ne Tirane edhe ne Prishtine, si ne Tetove edhe ne Malesi…
    Ndaj Reforma ne Drejtesi eshte nje emergjence Kombetare!
    Perndryshe, edhe do te jemi aty ku jemi sepse jemi si jemi, sepse jemi ata qe jemi!
    E ka thene shume qarte ketu e 150 vjet me pare nje nder baballaret e demokracise amerikane Abraham Linkolni ” Cdo popull ka qeverine qe meriton”!
    Nuk meritojme me shume…. Kenaquni shqiptare me p… jeshka. Nuk ka me plasi peshku!
    Tani e tutje ka vetem plasi p…. jeshkat!

    PLASI … JO PESHKU…. PJESHKAT!

    Hani p….jeshka, pini p… jeshka qe politika e politikanet, gjykatesit e prokuroret, Sali Berishet e Fatos Nanot, Gjin Gjonet e Ylli Rakipet, Alekandender Frangajt e Adriatik Pallat, …. te hane rehat parate dhe pasurine tuaj, dhersen e gjakun tuaj, te sotmen e te ardhmen tuaj!
    Hajde p… jeshka me lesh!
    Hajde p… jeshka pa lesh!
    Paguan Paria e Tiranes….
    Qe tu kaj me kollaj pjeshken jo vetem te Nanes!
    Edhe Nanen e Nanes e te babes, memedheun e Atdheun tone te bukur!
    E Bukura e Dheut- Shqiperia ne semafor!

    SHENIM: SHKRUAR PER HERE TE PARE ME 29 MAJ 2016

  • Kur shikon këtë manipulues te llahtarshem shqipfoles, por edhe te dokumentave te institucioneve europiane(EUROPOL-it, Komisionit te Venecias), habitesh se si “standardet” e hipokrizizë te ketij ”mostre” nuk paskan kufi…….. . Edhe ”diktatori me i eger i Europes” duket amator ne kete ”art i piset”, krahasuar me kete ”manjak paranojak dhe delenxhi”, i cili eshte edhe ”shqiptari(?)”-MË ANTISHQIPTAR I TË GJITHA KOHËRAVE.

    Per ata qe skane as sy, as veshe dhe as tru:

    -Së pari, njeriu që u përdor si “mishi i dhisë” në lëvizjen studentore dhe më pas në partine demokratike, u kthye më pas në “ustai i mishit të dhise” në demokracinë shqiptare, ka një ngjashmëri të çuditëshme me personazhin më negativ të Charles Dickens-it në novelën e tij David Copperfield(1849)-Uriah Heep, të cilin “mishi i dhisë” duhet ta këtë lexuar, si tifoz i letërsisë që prezantohet sa herë ka rast.

    Uriah Heep – Është Arkitipi i hipokritit, fillimisht një njeri i përkushtuar deri në pështirosje, si sekretari i Z.Wickfield dhe dalë nga dalë ortak i tij, ai gradualisht zbulon karakterin e tij të dobet dhe të dyfishtë të një njeriu të paskrupullt, arrogant dhe shpirtzi, deri sa mbasi falsifikon dokumentat, përvetëson pasurinë e tij dhe familjes së tij. Përfundimi? Shumë i thjeshtë. Mbasi zbulohen fallsifikimet, ai përfundon në burg.

    -Së dyti këtu është me vend referimi tek një pasazh nga nga fjalimi i Fan Nolit për moralin dhe patriotizmin, në Parlamentin e Shqipërisë(1923):

    Anarkia morale: Këtu qeni nuk e njeh të zonë, këtu karakteret dobësohen, qullosen dhe ndërrojnë formë e ngjyrë dita me ditë si në kaleidoskop. Këtu ambicjet janë pa fre e pa kufi, këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha.

    Anarkia patriotike: Këtu brenda një dite si me magji tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor. Këtu shohim përpara syve tanë të kapërdisen si patriotë të mëdhej ata që kanë luftuar për harfet dhe për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e Mesme ose ata që janë puthur me andartet e i kanë ndihmuar te shenjtërojnë anë e mbanë Toskërinë. Këtu si më thoshte një mik është më mirë që njeriu të jetë tradhëtore të shikojë interesat e tij sepse kështu do të jetë i sigurtë që të nesërmen do të prokllamohet patriot i madh.

    -Së treti, me “bëmat” e tij, “qëni që të ha tinës”, justifikon edhe përcaktimin e Fan Nolit(1924), dhe eshte perfaqesuesi tipik i pjeses me te padenje te asaj krahine, sikurse ndodh ne çdo krahine tjeter :
    A të duhen sharlatanë,
    Që të lëpihen në çdo anë,
    Që të përçajnë vatanë,
    Ke sa të duash Tropojanë.

    Noli kete percaktim nuk e ka per te gjithe tropojanet(por vetem per bastardet), mbasi ai ka shkruar edhe Elegji per Tropojanin Bajram Curri, Dragoin e Dragobise-trim tribun i vegjelise, qe u vra nga forcat zogiste dhe agjentet serbe te prire nga Ceno beg Kryeziu, ne vitin 1925 ne Dragobi.

    Litari po mblidhet, ngadale-ngadale por pa ndaluar. Drejtesia vonon por nuk harron. Minjte po dalin nga “galeria”. I uroj “mareshallit antishqiptar” te jetoje sa me gjate qe te provoje 313.

  • Kur historia nuk njihet, ajo perseritet. Vini re ngjashmerine, jo vetem vizive:

    -Enver Hoxha thoshte qe ka studiuar ne Perendim. Ketu nuk mund te leme pa permendur sjelljen e tij ekzeplare prej nje bukeshkali tinzari dhe vrasesi me bamiresin e tij Bahri Omari(kunati i tij), qe e efinancoi, e strehoi dhe e çoi ne shkolle ne France.
    -Lulezim Basha, thote se ka studiuar ne perendim. Ketu nuk mund te leme pa permendur sjelljen e tij ekzeplare prej nje bukeshkali tinzar dhe te pacipe me bamiresin hollandez, qe e mori nga Rinasi, ku punonte si kamarjer, e strehoi dhe e çoi ne shkolle ne Hollande.
    -Enver Hoxhen, ndonse ishte nje i panjohur ne jeten politike te kohes, e futi ne politike dhe e vuri ne krye te PKSH Miladin Popoviç, mbasi e njihte mire karakterin e tij prej servili dhe te binduri ndaj jugosllaveve.
    -Lulezim Bashen, ndonse ishte nje i panjohur ne jeten politike, e futi ne politike dhe e vuri ne krye te PDSH Sali Berisha, mbasi e njihte mire karakterin e tij prej servili dhe te binduri, per me teper kishte rekomandimin e Argites(Lady Macbeth).

  • Rama mos masturbohet kot nga lezeti me amerikane se ashtu para tij kane qene me amerikan se ai edhe Ivo Sanader apo plot tjere qe Baton Haxhiu i numeroi mbreme ne TV Klan te Opinion dhe jane hequr po nga amerikanet me menyren e tyre te politikes, konjukturen.
    Me amerikanet duhet te kesh me frike kur te duken miq te mire pikerisht se nuk e njohin miqesine.

  • Arber ilirovic i sllavizuar,

    Ik morr kric e shko meso historine. Katunar pa b… n’b… qe u bot njerez ne kohen e xhaxhit.
    Po Enveri si kish frike perendimoret o kric se kish popullin dhe gjithe ate ushtri .
    Po nuk e solli xhaxhi kandidatin per kancelar te gjermanise Shtraus ne shqiperi .
    Po nuk mun te pranonin spiunet e UDB qe i vinin rotull Enverit si Ramizi e saliu dhe mbi te gjitha doktori personal isuf kalo qe e vdiqen para kohe qe te mos behej ajo kthese drejt perendimit por te ndodhte abo qe ndodhi qe ramizi hengri vetem rezervat e shtetit te vene ne kohen e Enverit dhe e coi ekonomine ne nivel pothuajse zero dhe sollen salen e pashkon qe i dhane shqelmin e fundit dhe e cuan ne ground zero.

    Po nuk mendoni qe Enveri e kish shume me te lehte te bente si Tito e me kollaj akoma te bente si sala rama e gjithe keta politikanet e pas 90 bythelepirsa me ca byth ambasadoresh apo punonjes aparatcike te BE (qe ketu ne Vendet e tyre as i njeh njeri e as ja u var njeri) tju linte rruge te hapur te benin cte donin me shqiperine e pasurite e saj dhe me popullin e saj???
    Dhe vete oho qejf o qejf para e jete perallore si gadafi e si argita rama luli etj si keta politikanet e udheheqesit e sotem te shqiperise, ish morracake e sot pashallare dhe populli fryn syte e pagun taksat.
    Po ju kundervu te gjitheve per kete shqiperi qe e shiten tashti me koncesione.

    Po mendoni o aman e mos flisni percart e budallalleqe.

  • Partia Demokratike shqiptare ne qoftese nuk voton neser reformen ne drejtesi, perjashtohet nga partite popullore europiane. Kjo eshte masa e pare. Lexoni me shume.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *