Ekipi i vetëm shqiptar në Europa League, Skënderbeu do mësojë mesditën e kësaj të premte kundërshtarin për fazën play-off.
Në raundin vendimtar për fazën e grupeve, marrin pjesë ekipe me emër si Milan, Everton, Ajax, Zenit, Marseille apo dhe Athletico Bilbao. Shorti do të hidhet në Nyon të Zvicrës duke nisur nga ora 13:00.
Megjithatë, shtatë herë kampionët e Shqipërisë mund të ndeshen edhe me rivalë të përballueshëm si Maccabi Tel Aviv, Partizani i Beogradit, Bate Borisov, Austria e Vienës e danezët e Midtjylland.
