Nga murator në radikal me mjekër, Italia dëbon shqiptarin për terrorizëm

Ornela

Autoritetet italiane kanë dëbuar nga Italia, emigrantin shqiptar Florian Saraçi 32 vjeç, banues në Villorba të Trevizos.

Ai konsiderohet si person i rrezikshëm për sigurinë kombëtare në lidhje me radikalizmin islamik.

Prej vitit 2017, 32-vjeçari Florian Saraçi ishte nën mbikëqyrjen e antiterrorit italian si person i përfshirë në një proces radikalizimi islamik në lidhje me shoqata fetare të huaja me aktivitet në provincën e Venezias. Prej marsit të 2018-s ai kishte dhënë dorëheqjen nga profesioni i tij si murator duke ndryshuar stilin e tij të jetës me veshje të fesë myslimane e mjekër.

Në shkurt të 2019, drejtësia italiane e dënoi me 1 vit heqje lirie për keqtrajtim e dhunë familjare ndaj bashkëshortes e vajzës së tyre.

Ai detyronte bashkëshorten të vishte vetëm veshje myslimane e të frekuentonte xhaminë. Prefekti i Trevizos i ka tërhequr lejen e qëndrimit afatgjatë e ka firmosur urdhrin e dëbimit të tij në Shqipëri si person me rrezik kombëtar.

o.j/dita

Share This Article
5 Comments
  • Hakën i kanë ëëë…..meqense perqafoi radikalizmin islam….rruge e mbare ne vendet Islamike….edhe Shqiperia ti heqe shtetesine e ta deboje atje ne lindjen e mesme…arabi a jemen….ee ti veje mbare jeta atje….jooo buken e kaurit e davane e islamit…mire ja kane bere, bravo Prefektit Italian.

  • Unë nuk e di si e kanë pranuar dorëheqjen e tij nga murator. Më duket e pabesueshme. Gabim i jashtëzakonshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *