Turistët në Venecia nuk mungojnë kurrë, por pamja e saj më e re synon të shfrytëzojë problemin e mbiturizmit të qytetit duke i drejtuar vizitorët drejt përgjegjësisë sociale.
Procuratie Vecchie në sheshin e San Marco, një nga ndërtesat më të famshme në një nga hapësirat më të famshme të qytetit në botë, është hapur për publikun për herë të parë në histori.
E ndërtuar në fillim të viteve 1500 në fund të Bazilikës së San Marco, duke krijuar sheshin, pasi një ndërtesë e mëparshme u shkatërrua nga zjarri, fasada neoklasike e ndërtesës 500 metra është një nga imazhet më të famshme të Venecias. Portikat e saj në katin e parë strehojnë kafene historike si Quadri.
Tani, për herë të parë, vizitorët mund të hyjnë në katin e katërt dhe të fundit të saj, ku një ekspozitë e përhershme është instaluar nën çatinë me trarë të pjerrët të ndërtesës.
Ish selia qendrore e kompanisë italiane të sigurimeve Generali që nga viti 1832, ndërtesa i është nënshtruar një rinovimi pesë-vjeçar të kryesuar nga arkitekti David Chipperfield.
Ndërsa Generali ka mbajtur zyra në katin e dytë të pallatit me afreske dhe do të japë me qira të tretin (përfshirë ekspozitat, të cilat do të jenë të hapura për publikun), i katërti do të bëhet selia e Rrjetit të Sigurisë Njerëzore, një projekt që ndihmon personat dhe familjet në rrezik, përfshirë refugjatët.
Pjesë e kësaj është një ekspozitë e teknologjisë së lartë e llojit që rrallë shihet në Venecia. Në vend që të mbulojë historinë ose artin, “Bota e Potencialit” shikon aftësitë sociale nëpërmjet teknologjisë. Ekspozitat praktike, të krijuara për të ngjallur mendim dhe ndjeshmëri tek vizitorët, përfshijnë lojëra të punës në grup dhe një ushtrim në të cilin vizitorët mund të ngrenë një top në ajër vetëm me fuqinë e përqendrimit.
Blerja e një bilete për ekspozitën (gjysma e së cilës shkon te The Human Safety Net) gjithashtu u mundëson vizitorëve hyrjen në kafenenë e katit të katërt, e cila ka dy tarraca në çati që drejtohet drejt kupolës së Bazilikës së San MArcos dhe kambanores së famshme (kambanë ).
Tarracat nuk kanë pamje nga sheshi, pasi janë poshtë vijës së çatisë së ndërtesës. Megjithatë, dhomat e katit të fundit kanë dritare që shikojnë në zonën që Napoleoni thuhet se e ka quajtur “dhoma e pritjes së Evropës”
“Turizmi masiv shtrenjton jetesën për banorët vendas”
Pavarësisht se pandemia u bë rutinë dhe një realitet i ashpër, jeta në Venecia vazhdoi. Qindra turistë vizitojnë sërish qytetin lagunë dhe u japin shpresë venecianëve se ka një të ardhme. Kur qendra e famshme turistike është rimbushur me artdashës dhe adhurues të karnavaleve, vendasit po e braktisin atë.
Pesë vjet më parë Venecia kishte rreth 67 mijë banorë dhe sot kanë mbetur 50.000 prej tyre. Turizmi masiv e bën jetën në qytet jashtëzakonisht të shtrenjtë për vendasit dhe kjo është një nga arsyet pse Venecia po braktiset.
“Për 4 vjet ne kërkuam një shtëpi në Venecia. Ishte zhgënjyese. Ju nuk kërkoni që ata t’ju japin para, ju nuk doni të shkoni në hënë. Vetëm një shtëpi në qytetin ku keni lindur. Kemi gjetur një apartament në një ishull tjetër, në Murano”, thotë Giovanni De Ponte, ndërtues anijesh.
Shtëpitë në Venecia paguhen më lehtë nëse merren me qira brenda natës. Edhe një ndalesë njëvjeçare në turizëm nuk ka qenë në gjendje ta ndryshojë atë. Sidoqoftë, ekziston një plan i ri: të kufizohet numri i turistëve, me një sistem rezervimesh. Ky plan pritet të prezantohet verën e ardhshme.
Si po e lufton Venecia rritjen e kostove të jetesës?
Autoritetet po përpiqen të rregullojnë problemin me të cilin po ballafaqohen vendasit. Kohët e fundit, është vënë re një prirje nga destinacionet më të njohura turistike në botë, për të frenuar fluksin e madh të vizitorëve, pas periudhës së karantinimit.
Si rrjedhojë, shumë vende kanë kufizuar numrin e vizitorëve, ndërsa shtete si Tajlanda dhe Haëai i kanë ndaluar fare turistët.
Verën e ardhshme, komuna e Venecias do të prezantojë një sistem të ri. Ai do të përfshijë një proces rezervimi dhe porta hyrëse në qytet.
“Taksa e udhëtimit” e Europës prej 7 eurosh do të vendoset në maj 2023
Europa do të lançojë programin e saj të shumëpritur ETIAS, që është një autorizim elektronik për udhëtimet, i cili duhet plotësuar dhe paguar përpara udhëtimit. Padyshim që ai nuk është një “vizë”, megjithëse në fakt, është një vizë, pavarësisht se Europa nuk e pranon këtë.
Megjithatë, një gjë është e sigurt: kjo është një taksë e re prej 7 euro për udhëtimet në Europë.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, shtetet anëtare të Bashkimit Europian dhe të Zonës Shengen do të nisin programin e udhëtimit ETIAS në maj të vitit 2023. Për turizmin dhe udhëtimet drejt këtyre shteteve do të nevojitet një autorizim ETIAS përpara nisjes, për shumicën e vizitorëve.

Zona Shengen e Europës përbëhet nga:
Austria, Belgjika, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Italia, Letonia, Lihtenshtejni, Lituania, Luksemburgu, Malta, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia dhe Zvicra.
Në thelb, nëse do të vizitoni një nga këto vende duke filluar nga maji i vitit 2023 e tutje, ndoshta do t’ju duhet të plotësoni një ETIAS përpara se të shkoni atje, si dhe do t’ju duhet të paguani tarifën shoqëruese prej 7 euro. Për verën e vitit 2022 nuk do të ketë asnjë ndryshim.
Ky program është i ngjashëm me programin e udhëtimit “ESTA” të Shteteve të Bashkuara, duke u kërkuar të gjithë vizitorëve që të aplikojnë paraprakisht për një autorizim të udhëtimit dhe që të paguajnë një tarifë.
Programi europian i ETIAS do të kushtojë 7 €. Një ETIAS i miratuar do të ketë një vlefshmëri 3 vjeçare dhe do të mundësojë qëndrimin deri në 90 ditë për qëllime udhëtimi dhe turizmi, por jo për arsye biznesi. Ashtu si sistemi amerikan, aprovimet e kërkesave mund të zgjasin zakonisht për disa orë, rallë për disa ditë, për pjesën më të madhe të vizitorëve, por mund të shkojnë maksimalisht deri në 30 ditë.
Zona Shengen e Europës ka gjithashtu një sistem qëndrimi prej 90 ditë nga 180 ditë, dhe 180 ditë nga 365 ditë, që do të thotë se turistët nuk mund të qëndrojnë më gjatë se kohëzgjatja e këtyre periudhave në një vit.
Pra, a është ETIAS një vizë turistike?
Sipas përkufizimit të konceptit të vizës, në thelb kjo është një vizë, por duke qenë se vizat kanë një konotacion negativ, Europa është e bindur se kjo nuk është një vizë.
Megjithatë, përkufizimi i vërtetë i vizës është “autorizim i kushtëzuar i dhënë nga një shtet për një të huaj, që e lejon atë të hyjë, të qëndrojë ose të largohet nga territori i tij”.
Vizitorët nga më shumë se 60 vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar, do të duhet të paguajnë dhe të dorëzojnë një ETIAS përpara se të lejohen të hipin në çdo lloj transporti drejt një prej vendeve të zonës Shengen të Europës.
