SHËNIM: Nga ndërzimi artificial, tek amerikanët në Vietnam

anazapta

Fjalimi i kreut të PD-së Lulzim Basha në përvjetorin e themelimit të degës së PD-së në Durrës, të kujtonte atë batutën e xha Sulos tek ‘Kapedani’, teksa ja shkul veshin të nipit, pasi ky i fundit tenton t`ja lexojë pa ndonjë rregull gazetën në çastin që sheh gjyshin të kotet. Eshtë krejt normale që të kujtosh atë periudhë vërtet historike, dhe jo vetëm për demokratët, kur PD-ja shtrihej e zgjerohej si rrathë koncentrikë në të gjithë Shqipërinë, ku ditë pas dite, ngriheshin degët e strukturat e saj në rrethe.

Bashën nuk e penalizon fakti se në atë kohë, ka qenë adoleshent, nga ata që me lekët e bukës shkonin në kinema të improvizuara për të parë ndonjë film me Chuk Norris; tek e fundit nuk ka qenë zgjedhje e tij, të jetë i vogël, jo vetëm në aspektin e moshës, në raport me ato ngjarje epokale.

Por mjafton të mos lëshojë mufka, të tipit, se gjatë proçesit të zgjerimit të PD-së në rrethe, aktivistë demokratë, u janë nënshtruar torturave(!), nga ana e ish-regjimit. Nuk ishte e lehtë, sigurisht. Por deri tek torturat nuk mbërrinte puna. Më tej, në fjalimin e tij përshëndetës, nga e kaluara kaloi në aktualitet.

Por në vend që të fokusohej tek ringritja e PD-së, pra “ndërzimi artificial”, kalonte herëpasherë dhe tek “amerikanët në Vietnam”, qeverisja tremujore e PS-së, duke zbrasur karikatorë akuzash stereotipe, si ato kur ende nuk kishte nisur qeverisjen. Kujtojmë që kur PD nisi qeverisjen në 2005, opozita e atëhershme u fokusua vetëm në çështjen e saj të brendshme, duke i lënë kohën e duhur pushtetit të ri për të bërë reforma, si një proçes krejt i natyrshëm demokratik. E.H.

 

Share This Article
8 Comments
  • Si mund të sajojë njeriu gënjeshtra të tilla pa iu skuqur fytyra?Këte e bën vetëm Luli ( sipas modelit Berisha).

  • Atij nuk i leverdis te merret me te semurin, se e di qe ai ka semundje te pasherueshme, ndaj merret me mustaqet e Celos dhe leshon ngado pufka si di ai t’i leshoje.

  • Basha eshte njeri pa bosht ndaj e ka te veshtire te sillet si lider i partise se madhe opozitare. Mund te kete sjellje qytetare per te pozuar dhe pershendetur, por nuk ka bagazh kulturor, historik e politik te perballoje natyrshem nje pergjegjesi kaq te madhe. Ndaj dhe ben kapercimet nga nderzimi artificial tek lufta ne Vietnam per te mbushur minutazhin qe i takon te flas.

  • Deri tani ke fshire b.then me euro dhe dollar, ketej e tutje fshije me k…., vetem parti nuk ke per te mbajtur dhe per te bere ti, hale e saliut.
    Kur ai te jete larguar plotesisht nga pd, ti as mos e mendo se je kryetar i zgjedhur, por i emruar, ne do ta zgjedhim vete kryetarin si ne demokraci.

  • po opozita e atehershme u fokusua ne punet e brendshme sepse ndryshoi lidershipi i PS, nersa ne rastin e PD-se ka vetem nje ndryshim formal por praktikisht lideri mbetet i njejti…

  • basha mua me duket nje njeri bosh kur nuk konsultohet me kreun e pd megjithate ai vete e di se populli nuk e degjon dhe nuk e sheh prandaj flet si e ema e zeqos ne maje te k…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *