Kryeministi Edi Rama, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, sërish bën apel për mbajtjen e maskave teksa shkruan: “Ju lutem nga nesër maskat kudo jashtë shtëpisë”.
Pas vendimit të konfirmuar për mbajtjen e maskave edhe jashtë shtëpisë, Rama rithekson që qytetarët të mos neglizhojnë masat e vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Sakaq, më herët edhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shpërndarë një mesazh sensibilizues teksa tregon në të hapat e vendosjes dhe heqjen së maskës mbrojtëse.
“Mos harroni maskën dhe barrierën mbrojtëse kur dilni nga shtëpia. Ajo është e detyrueshme në çdo ambient jashtë shtëpisë. Lani, dezinfektoi duart para se ta vendosni dhe pasi e hiqni maskën. Kujdesuni që të mbuloni hundën dhe gojën me maskë. Lani barrierën mbrojtëse prej tekstili rrugullisht. Vendose maskën, ruaj shëndetin, shpëtoi jetë”, shkruan Manastirliu.
h.b/dita

I thoni kriekaqolit se ne mot te lagesh ato maskat jane te rrezikshme per shendetin e njerezve sepse behen poroze dhe bartese mikrobesh e virusesh. Nuk e di sa do te mbushe po provojen njehere.
Mos harro te theksosh edhe gjobat..nje familje me 5 antatare i duhen 250 lek njehere te dal nga shtepia sepse po doli 2 here i duhen edhe aq sepse teknikisht nuk .mund ta perdoresh hundesen me shume se 2-3ore..
Fiks fare.
#Asnje me maske.
Kesaj i thone lutje .DMTH,ju lutem vini maske ose gjoben do e paguani ke fatura e dritave.A ka me te lutur.