Nga nesër mbyllen linjat urbane për Tiranën dhe Durrësin

Leda Hysa

Kryeministri Edi Rama lajmëroi mbylljen e transportit urban nga dita e nesërme, në Tiranë dhe Durrës, si një nga masat e marra për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Kemi vendosur ndalimin e aktivitetit të gjitha bar-eve dhe restoranteve dhe ta shoqërojmë këtë me një sanksion nëse ata tentojnë ta hapin aktivitetin. Megjithatë duhet të falënderoj një pjesë të madhe që janë ndërgjegjësuar vetë dhe e kanë mbyllur aktivitetin.

Do të bëjmë ndalimin e transportit urban në Tiranë dhe Durrës, sepse këto janë qytete më të mëdha dhe me një numër të prekur më lartë në krahasim më vendet e tjera. Asnjë shtet nuk e ndali dot përhapjen e virusit, por ka shumë mundësi se si ndërton sistemin mbrojtës dhe këto masa janë pikërisht për mbrojtjen tonë.

Ajo që u ndodhi vendeve që nuk i morën këto masa në momentin e shpërthimit, të mos na ndodhi ne. Po i marrim që në momentin e shpërthimit këto masa për të frenuar përhapjen, numri i të infektuarve do të rritet dhe mos u çudisni.” tha Rama.

 

l.h/ dita

Share This Article
4 Comments
  • Aman o gjeni
    Kur qeke kaq i shpejte dhe i merakosur pse nuk i mbylle kufijte me Italine qekur vete Italia i mbylli me veriun e vet?

    Vazhdonin nga Rinasi fluturimet ne Milano e Bergamo

    Tani qe te erdhi shurra ne goje, u kujtove ti

    Thuaj ore me falni se duhej ta kishim bere me pare, po me mire vone se kurre

    Dhe te te besojme e te te degjojme

    Jo mashtrime dhe vet-levdime se na i ke sjell ne maj te hundes me keq se korona-katrani

  • o hale muti te kemi kryeminister te lumt bytha tallesh me prinderit tane te moshuar qe jane vetem aty pertej detit e pa kujdesin tone

  • Kam nje propozim me efikas:
    TE IKIM TE GJITHE NGA SHQIPERIA! Keshtu Rama do t a fitoje me sukses betejen me Koronavirusin!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *