Nga njëri divorc në tjetrin, kush ishte Pamela që vrau veten bashkë me fëmijën, reagon Urdhëri i Farmacistëve

redaktor

Një ngjarje rëndë ndodhi dje në Vlorë, ku një grua me profesion farmaciste është hedhur bashkë me fëmijën e vogël nga kati i pestë i një pallati, duke gjetur vdekjen.

Pamela Mërtiri, 34 vjeçe vendosi ti japë fund jetës bashkë me foshnjën e saj ishte vetëm 1 vjeç.

Pamela ishte divorcuar disa javë më parë dhe kishte kaluar në gjendje depresioni nga tronditja. Mësohet se edhe prindërit e saj ishin divorcuar më herët.

Për ngjarjen e rëndë ka reaguar Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, të cilët teksa shprehin ngushëllimet dhonë se janë të troditur nga kjo ngjarje.

“Të nderuar kolegë, Komuniteti i farmacistëve dhe mbarë opinion publik u trondit sot nga ndarja nga jeta në mënyrë tragjike e koleges sonë Pamela Mërtiri dhe djalit të saj.  Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqëve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të tyre, për këtë ikje të parakohshme”, shkruhet në reagim.

Mes rreshtash kanë shkruar se kush ishte e ndjera Pamela.

Kush ishte Pamela Mërtiri, për të gjithë ata që nuk patën fatin ta njihnin. Pamela lindi më 30.03.1987 në qytetin e Vlorës. Pas përfundimit të shkollës së mesme, ndoqi studimet e larta, dega Farmaci, ku u diplomua në vitin 2011.

Pamela jetonte dhe ushtronte profesionin e farmacistes në qytetin e Tiranës. Prej vitit 2014 ajo drejtonte subjektin e saj farmaceutik, farmacinë Mela Pharma në qytetin e Tiranës.

Ndarja nga jeta e koleges tonë është një humbje e madhe jo vetëm për familjarët por dhe për të gjithë miqtë, kolegët dhe ata që e njohën dhe patën fatin të punonin me të. Lamtumirë kolege! Ti dhe engjëlli yt u prehshi në paqen e përjetshme”, shton Urdhëri i Farmacistëve.

n.s. / dita

 

Share This Article
5 Comments
    • lexo mire o qorr.

      faj kane edhe gazetaret e shkerdhyer qe mashtrojne.

      u divorcuan prinderit dhe para 7 muajsh ishte divorcuar

      kjo.

      • Miku im Dervish Shahini!
        Prej qëkur, në vitin e prapësive 1991, Shqipëria, e shkeli pragun e kapitalizmit; kombi shqiptar e vetëshkeli veten, me turpet dhe krimet e pakufishme, të neo-fashizmit!…
        Tani, tê gjithë frikacakêt, lakmuesit qê ikën nga betejat dhe të tjerë të pa cipë e të pa nderë që u ngjizën me premtuesit-mashtruesit tradhëtarêt; le të puthen përgjakshëm; me gjithë këtë lukuni mercenarêsh dhe falangistêsh të huaj.
        Shul shqip:
        Çka e mbollën në errësirê,
        “Le ta gëzojnë”, e, le të kënaqen”; në këto 30 vite humnerash në humbētirë!…
        Turpi ju qoftê!
        Ngushêllime familjes së farmacistes, Pamela!
        28 Nēntor, 2021

      • O kellire islamute, mire lexova. Urdhri i farmacisteve nuk ka shprehur asgje per divorcet njeri pas tjetrit te Pameles.
        I pelqen gazekurves te kruhet me kete teme, se fton kellirat si puna jote te eksitohen, dhe te komentojne

    • Ishte vajze e mrekullueshme. Na sherbente ne lagje jo vetem si drejtuese e farmacise te saj, por edhe si infermjere bente gjilpera per komshijte kur ja kerkonin me ngut per raste urgjente. Kete profesion, thoshte, ma ka mesuar babai se e kam mjek. Vetem nje here u martua dhe u divorcua. Mos beni komente idiote. prinderit ishin te divorcuar. Ajo jetonte me nenen ne Tirane, te pakten prej 8 vitesh qe hapi farmacine tek ne.
      Divorsin e saj nuk e perballoi dot, i krijoi probleme mendore. Shpirti i tyre shkofte ne parajse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *