Gjatë fjalës së tij në prezantimin e projekt buxhetit të vitit 2019 për arsimin, kryeministri Edi Rama tha se rritja e pagave për mësuesit dhe punonjësit e arsimit do të jetë me 7%.
Kryeministri u shpreh se në vitin 2019 do kemi 940 mësues ndihmës për fëmijët me nevoja të veçanta, ndërsa do dhjetëfishohet numri i oficerëve të policisë në shkolla për të garantuar sigurinë.
“Rezultatet në vijim duhet të jenë konstante dhe kuptimplota. Disa shifra janë të nevojshme edhe pse nuk dua të lodh njeri. Krahasuar me 5 vite më parë, buxheti i arsimit është rritur rreth 66%. A është një shifër e mjaftueshme? Asnjëherë nuk është e mjaftueshme ajo që bëjmë për arsimin për një vend si Shqipëria që është në zhvillim. Është një shifër kuptimplotë.
Ne do rrisim pagën e punonjësve të arsimit. Do përfitojnë 100% të gjithë punonjësit arsimit. Rritja e pagës do ti kushtojë buxhetit të shtetit 10 mijë dollarë që do shkojnë në familjet e mësuesve dhe arsimit para universitar në tërësi. Një rritje me 7%.
Në vitin 2019 do kemi 940 mësues ndihmës. Nuk janë aq sa na duhet për të mbuluar nevojat e fëmijëve me nevoja të veçanta, por janë shumë më tepër se fare. Më vonë ne synojmë të kemi një mësues për çdo fëmijë me nevoja të veçanta.
Gjithashtu do dhjetëfishojmë numrin e oficerëve të policisë në shkolla. Do mbyllim klasat kolektive. Ata që i lanë le të vënë kujën e të thonë që mbyllëm shkolla. Jo, ne po mbyllim klasa përqendrimi si kampe përqendrimi për fëmijët e vegjël. Ata që dalin nga klasat kolektive e kanë të mbyllur derën e të ardhmes që meritojnë. Ne me buxhetin e vitit 2019 iu garantojmë fëmijëve transportin, për të gjithë fëmijët që iu janë mbyllur klasat kolektive. Në vitin 2019 do ketë libra falas edhe për klasat e pesta”- tha Rama.
l.h/ dita

Ik e boju vete o piktor dhalla mesues per ndonje femije me nevoja te vecanta se ke per te qene me i dobishem, sec ke qene gjithe jeten tende idiotesko – psikopatike.
Duket o “..Plaku xhuxhumaku..” qe je nje trap,nje fucke nga mendja.
Soqipoqi, ç’ke me mua, une nje te vertet te thjeshte dhe evidente thashe, Pse nuk e kupton dot ti nuk eshte faji im. Kush shan te tjeret trap, eshte trap per veten e vet.
Rritje page per mallin skarco te shkoll-fabrikes !!!!!!!??????????.
C’fare perrallis ky idiot kryeminister. Shkollat jane kthyer ne qendra degjenerimi e analfabetizmi,gjithcka ka marre fund qe nga tekstetet e punesimi i mesueseve qe kane para. Vazhdo te degjosh denglat e Nikolles dhe mbi baze te tyre t’i krijo perralla te bukura, por dije se arsimi vdiq.