Nga Papuli te Babulja

redaktor

Romani “Arka e djallit” ka një histori. Më shumë se tre të katërtat e tij janë shkruar në fillim të viteve ’80. Në atë kohë u botuan dy kapituj në revistën “Hosteni”, kapituj ku tregohet historia e therjes së patokut të Bamkës dhe aventurat e Cute Babules në një fshat. Kur ishin dhënë në redaksinë “Hosteni” këta dy kapituj, vjen tek unë Çoti Papuli, gazetar i vjetër dhe sekretar i përgjithshëm i Bashkimit të Gazetarëve në atë kohë, njeri me humor të përmasave të mëdha dhe më thotë:

– E, më qafsh, ke dhënë në “Hosteni” një cikël me shënime për mua?

– Kam dhënë,- i them,- por nuk janë pikë për pikë për historitë e tua. Ka vetëm ndonjë element, ndonjë ngjarje, ndonjë këngë, që të kujton ty.

– Por më thanë se personazhi i shënimeve të tua e ka emrin Cute Babulja. Ky emër afron me emrin tim Çoti Papuli. Ti ke dyzet vjet që më thërret Çoti Papuli, sot u kujtove të më quash Cute Babulja?- më thotë Çoti.

U ndodha ngushtë. Çoti Papulin e kisha mik dhe kam qenë pjesëmarrës bashkë me atë në shumë ngjarje dhe, do të thosha, madje në shumë peripeci të çuditshme për humorin grotesk të tyre, për këngët, dollitë, anekdotat dhe shakatë e hatashme, dhe kisha frikë se mos më zemërohej, kur t’i lexonte shënimet e mia në “Hosteni”, pasi ndër to me të vërtetë kishte edhe elementë nga humori dhe nga shakatë e Çoti Papulit, të përshkruara me dashamirësi. Por dashamirësia në satirë dhe në humor nuk pranohen, si të tilla, nga cilido. Atëherë për t’u bindur se Çoti nuk do të më zemërohej, e mora për krahu dhe e shpura në shtëpinë time. Ia dhashë dorëshkrimin ta lexonte.

Ai e lexoi me kuriozitet të madh duke qeshur. Kur e mbaroi më tha:

– Ah, qerrata! I zgjuar je, i zgjuar. E, më qafsh, do të pimë ndonjë gotë me honoraret e Cute Babules?

– Do të pimë, o Çoti, do të pimë! Po do ta marrim me vete edhe Niko Nikollën!- i thashë, duke përmendur edhe Nikon, kryeredaktorin e “Hostenit” të atëhershëm, edhe ky miku dhe shoku ynë i ngushtë.

Thashë se me kaq mbaroi kjo punë. Por ç’ndodhi më vonë?

U botua pjesa e parë e shënimeve. Çoti Papulin filluan ta ngacmonin shokët, duke bërë shaka, se Dritëroi që të hiqet si mik, të paska bërë në “Hosteni” karagjoz.

Më takoi Çoti i zemëruar, më shau, m’u betua se nuk do të më fliste kurrë me gojë, dhe u nda prej meje, duke më thënë:

– Hamza Agolli!

Unë në fillim nuk e kuptova se ç’ishte kjo shprehje “Hamza Agolli”. Pastaj fillova të qesh me të madhe. Ishte aludimi për Hamza Kastriotin, të nipin e Skënderbeut. Një tradhtar si Hamza Kastrioti isha edhe unë. Hamzai tradhtoi Skënderbeun, unë Çoti Papulin.

Zemërimi dhe mëria e Çoti Papulit ndaj meje u muar vesh dhe u bë objekt humori. “Çoti nuk i flet Dritëroit”! Dhe një ditë Dalan Shapllua, miku ynë i përbashkët, i thotë Çotit:

– Do t’i flasësh Dritëroit, o Çoti?

Çoti krojti pak kokën dhe u përgjigj:

– Me këtë mut karakteri që kam unë, do t’i flas!

Dhe vërtet ne me Çotin u pajtuam shumë shpejt. Madje kishte dëshirë edhe të më ftonte për një kafe në hotel Tirana, sot Tirana International. Këtë Çoti rrallë e bënte, pasi qerasjen e quante shenjë të patriarkalizmit dhe feudalizmit.

Nejse, na takoi një ditë mua dhe Dalan Shapllon dhe na shpuri në kafen e hotel Tiranës. U porosit kafja nga vetë Çoti dhe ne për këtë gjest e falënderuam. Mandej filluam shakatë dhe u krijua një gjendje e gëzuar, duke i harruar të gjitha mosmarrëveshjet. Ndërkohë, kur po pinim kafen, vjen një shoku ynë. Porositëm edhe për atë diçka për të pirë.

– E, më qafsh, jam i egër unë? Ha mish unë. Jam apo s’jam?- m’u kthye mua Çoti dhe më zuri me gishtërinj për faqe sikur të isha djali i tij.

– Je, or Çoti, je, por zbutesh!- i tha Dalani.

Erdhi kamerieri dhe kur Çoti po bëhej gati të paguante, shoku ynë na u lut që ta lejonim të na qeraste. Çoti i futi paret në xhep dhe tha i pikëlluar:

– Ja, edhe një herë që desha të qerasja, nuk pata fat. Nuk kam fat unë jo!… Unë kam fat në dashuri. E, më qafsh, më duan mua femrat?

– Po të të dëgjojë Violeta, pa ta shohësh!- i thashë unë.

Çoti u hodh menjëherë:

– Shkojmë në shtëpi?

Atëherë unë e Dalani u nisëm për në shtëpinë e Çoti Papulit. Kur arritëm nën dritaren e shtëpisë, ai na tha:

– Po unë nuk kam gjë t’ju jap për të ngrënë!

– E, unë e Dalani, o Çoti, do të hamë Violetën – i thashë unë për të shoqen, një grua mikpritëse, fisnike dhe e pashme gjithmonë.

Ne shkuam atë ditë tek Çoti. Violeta bëri një drekë të begatë, që na e ngriti shtatë shkallë humorin. Raki e verë kishte sa të deshe, kështu që Çoti kot thoshte se nuk i ndodhej asgjë për të na gostitur.

Në atmosfera të tilla filloi romani “Arka e djallit”. Por këto ishin, si të thuash, ngacmimet e para për të shkruar kapitujt e parë. Pastaj unë e lashë pa e mbaruar për një kohë të gjatë, ndofta mbi pesëmbëdhjetë vjet, pasi ndodhën shumë ngjarje në shoqërinë tonë dhe nuk më vinte mendja tek ky roman, aq më tepër se ishte i gjatë dhe tepër i vështirë për t’u shkruar.

Në dukje romanin e përcjell një humor herë i lehtë e herë grotesk, por në fakt ai është tragjik për fatin e njeriut krijues, për shpërdorimin e historisë, për kompleksitetin e natyrës njerëzore, për lirinë e individit dhe çdo krijimi në përgjithësi. Njeriu në shoqëri sidoqoftë e ka të kufizuar lirinë. Madje edhe të dojë të jetë i gëzuar, ka forca shoqërore që e pengojnë, duke ia kufizuar shakatë dhe anekdotat. Ezopin e Greqisë antike nuk e lejonin të hynte në sallonet e aristokracisë dhe Nastradinin e Orientit antik nuk e pranonin në Buhara, pa le pastaj në sarajet e haneve dhe sulltanëve. Ndaj edhe Ezopi, edhe Nastradini ishin në brendësi tragjikë. Bërthama e tyre tragjike kishte një potencë aq të madhe radioaktive, sa nxirrte në sipërfaqe rreze verbuese humori dhe satire. Këto ishin rreze armësh kundër shkaktarëve të tragjedisë…

Dy personazhet e romanit “Arka e djallit”, Cute Babulja dhe Bamkë Dynjaja janë dy personazhet e përjetshëm Ezopi dhe Nastradini. Njëri, shkruan dhe vepron, si Ezopi, – që është Bamka, – dhe tjetri vetëm udhëton dhe vepron, si Nastradini, – që është Cute Babulja. Personazhi i tretë, Sherif Abeceja, është kërkuesi dhe zbuluesi i pafat, i zoti dhe i pazoti për të përballuar historinë në përgjithësi dhe individin në veçanti. Është krijuesi.

Në sfondin e këtij romani është një histori herë konkrete dhe herë e papërcaktuar. Kjo mund të ishte edhe shoqëria e djeshme, edhe shoqëria e sotme.

Në të vërtetë “Arka e djallit” është dopjoroman: një i zbuluar dhe një i pazbuluar, njëri për fatin e personazhit, tjetri për fatin e krijuesit, në këtë rast të shkrimtarit. Këtu qëndronte edhe vështirësia e të shkruarit të këtij romani…

Mbase punën për këtë roman ma ka lehtësuar edhe Çoti Papuli me historitë e tij të papritura dhe të çuditshme, disa nga të cilat unë i kam përdorur në “Arkën e djallit”, veçanërisht këngët popullore, shprehjet dhe fjalët e urta dhe mbi të gjitha shpirtin gazmor me shumë vibracione. Dhe gëzohem që ndaj meje ai ka pasur një “karakter” të butë, ashtu siç i pat thënë Dalan Shapllos me humorin e tij të gjerë, se po t’i kishim shkëputur lidhjet, mjaft histori që janë në këtë roman, do të mungonin, pasi Çoti Papuli, duke më mbajtur mëri nuk do të m’i tregonte…

 

*Pasthënia e romanit “Arka e djallit”

Share This Article
15 Comments
  • Arka do jete Lidhja e Gaztorve ,ashtu shkrimtareve
    Djajte ??
    ne ferr nuk ka ,kushedi ku jane ….
    per cfare ishte ky shkrimi ,se me seriozitet nuk mora vesh asgje
    publicitet per kete djallin ketu ??? DITA ,kini me shume respekt per ne 😛

      • O Dinamo pambuku, po pse qenka kaq e zorshme te gjykosh nje zhgarravites pijanec, oportunist dhe sidomos katunar? Ti po s’deshe mos e gjyko dhe shijoje ashtu me pak gjize e qepe.

        • Je shume medioker shoku ! Vetem me sa ka shkruar ketu , ky Driteroi , vezullon si nje “diamant” qe nga do t’ia kthesh shkrimin vetem xixa mendimi leshon !

          Kete ta thote nje person qe per karakterin e tij , nuk eshte se ka ndonje respekt !

          Inteligjenca e fshatarit , nuk do nenvleftesuar kurre , sepse ai ne ndryshim nga ty trashegon mencurine popullore , qe eshte dije mijra vjecare e vene ne prove , ndryshe nga ty qe pretendon se me 1000 faqe libri te lexuara , u bere i ditur !

          • Lesh, ti vazhdon te me mrekullosh me gjerat qe di rreth meje, sidomos lur di edhe numrin e faqeve qe kam lexuar, ketu me paralizon fare. Le ajo mencuria e fshatarit, qe po te marrim parasysh qe flasim per nje devolli, ketu me shkaterron gazit. Si duket ti nuk i di xhevahiret e devollinjve se nuk ta ka lejuar Partia t’i mesosh. Lesho, ne fund po te them vetem ik e pirdhu se nuk meriton me shume! Kaq per sot.

  • Ka te drejte shahisti qe nuk eshte shahist sepse Driteroin nuk e do asnje komunist-fashisto-korrupsionist qe eshte bere shqupist duke rendur pas prapanices se shpellaristit Salist,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *