SHËNIM: Nga pikëpamja e tyre këta janë duke sakrifikuar fort për këtë popull, por ne nuk po dimë t’i vlerësojmë. Si qytetare e këtij vendi u them: Ju lutem, na braktisni

redaktor

Nga Edona Lukaçaj

Botuar në DITA

Java pas ‘filmit me luftë’ të vënë në skenë më 8 Janar te selia e Partisë Demokratike, ka qenë e mbushur me deklarata bombastike nga ana e elitës politike. Në to, binte në sy ideja absurde se këta pushtetarë po sakrifikonin për ne, pra për popullin e mjerë, veçse nuk donin ta linin në mëshirë të fatit a të rivalëve të vet të padenjë.

I pari që pat shfaqur këtë qëndrim dekada më parë dhe e përditësoi para pak muajsh, kur, pas pezullimit nga PD, filloi maratonën për të rimarrë këtë forcë politike, është padyshim ish-kryeministri Berisha. Në çdo rast, ai ripërsërit se orvatjet e tij, që nga foltoret deri te roli i organizatorit në ‘protestën paqesore’ për të marrë selinë e SHQUP-it me armë mesjetare si dashi, ishin për të shpëtuar demokratët e Shqipërinë nga kryetari që ai vetë rriti.

Sipas tij, e gjitha kjo nuk ka aspak lidhje me vendimin e DASH apo me faktin se, si rrjedhojë, i binduri i dikurshëm i tregoi rrugët. Derë më derë, ish-kryeministri vazhdon të tregojë histori me brava për birin plangprishës, që i prishi qejfin në vite dhe nuk e meritoi besimin e tij. Madje e detyroi të marrë situatën në dorë me mbledhje stadiumesh, referendume bar-kafenesh dhe largime të detyrueshme “me pekule”.

Por, ironikisht, nuk sqaron pse rithemelimin zgjodhi ta bëjë tani, kur iu kërcënua pushteti i pamatë në partinë e vet dhe se si kjo qenka për ne.

I vetëdeklaruar i paepur dhe qëndrestar deri në fund për të mirën tonë është edhe kryetari i opozitës. Teksa mundohet të tregohet i gatshëm të ndërmarrë çdo hap për të mos i lënë shteg copëtimit të partisë, që, faktikisht, është bërë çika-çika edhe me kontributin e tij, z. Basha theksoi se shanset për tërheqjen e tij janë aq sa shanset që ai të braktisë familjen e vet.

Zotëria marrëdhëniet me familjarët mund t’i ketë shembullore. Por mesazhi se përgjegjshmëria dhe përkushtimi i tij ndaj familjes të të djathtëve i ngjan atij të një prindi, sikur kontestohet nga qasja përçarëse “ca demokratët e nënës e ca të njerkës”.

Prandaj vendosmëria e tij për të qenë kryetar nuk mund të jetë sakrificë për popullin e gënjyer. Është dashuria për kolltukun e kryetarit, që, së shpejti, mund të detyrohet ta çojë në shtëpi a ta vendosë në ndonjë lulishte, sigurisht, duke drejtuar gishtin nga ndërkombëtarët edhe për këtë.

Sakrificat e shprehura të kryeministrit Rama për popullin janë, si ai, më të sofistikuara, dhe si të tilla më të mëdha. Ashtu si i tregoi të rinjve të FRESSH-it, ai synonte lumturinë prej artisti, por politika e mori dhe e bëri kryeministër me zor.

Një sakrificë që në nëntekst, z. Rama e përngjasoi me atë të Prometeut. Të bëhesh mbajtësi i zjarrit (të zhvillimit) dhe i dritës (së dijes) për njerëzit dhe të digjesh vetë është mitike. Por ka nevojë për pak ndriçim filozofik se si ky ‘Promete bashkëkohor i shqiptarëve’ po digjet për ne. Ndoshta punët e kryeministrit në mandatin e tretë dhe fakti që detyrohet të merret edhe me hallet e opozitës e kanë lodhur dhe ia kanë shkatërruar karrierën si artist.

Nga pikëpamja e tyre këto politikanë mund të jenë duke sakrifikuar fort për këtë popull. Ne ndoshta nuk dimë t’i vlerësojmë. Ndoshta mundimet e tyre të mëdha nuk kanë rezultuar në arritje, a ndoshta ‘vetësakrifikimi i tyre’ është kryefjala e diskursit për të justifikuar pamjaftueshmërinë.

Prandaj, si qytetare e këtij vendi, i lutem t’ikursejnë sakrificat për ne. Të mos na rithemelojnë me mendësinë e shekullit të shkuar; të mos ngrohin kolltuqe të blinduar; të mos lejojnë t’i digjet mundësia e afirmimit. Të ikin e të na braktisin pa hedhur sytë pas.

Madje të marrin me vete edhe atë shokun e vet të gatshëm të flijohej si Allende.

Haptazi, ky vend ka mjaft potencial të aftë, të pakonsumuar karrigesh e pa pishmanlliqe, që e çmon besimin dhe nuk e konsideron shërbimin për Shqipërinë e shqiptarët si sakrificë.

Share This Article
29 Comments
    • Pse nuk krijohet nje levizje e forte qytetare dhe te detyroje politikanet pavarsisht bindjeve te mos kandidojne ne postet e larta te shtetit ose si drejtues partish me shume se nje ose dy legjislatura.Pak a shume si sistemi amerikan.
      Keshtu do benim vetem nje proteste te madhe nje here e pergjithmone dhe jo cdo dite ne 30 vjet

  • E pyeten Sali Berishen:

    PSE NUK KA FRIKE NGA NDESHKIMI I DREJTESISE DHE HIQET SI SI KAPOSH AGRESIV KUR SHBA E KANE SHPALLUR REZIL TE KORRUPTUAR SI NJE KRIMINEL ENVERIST?

    Saliu tha:

    I KAM PREMTUAR EDI RAMES QE TE SHLYEJ ME PARATE E VJEDHURA BORXHIN PUBLIK

    E pyeten Edi Ramen:

    SI NUK KE FRIGE SE SHBA DO TE SHPALLE EDHE TY SI SALIUN NON GRATA, SI HAJDUT DHE KRIMINEL TE KORRUPTUAR ENVERIST SAPO TE BIESH NGA PUSHTETI?

    Edi Rama tha:

    I KAM PREMTUAR PRESIDENTIT BIDEN PERMES MIKUT TIM GEORGE SOROS QE TE SHLYEJ ME PARATE E DROGES BORXHIN KATASTROFAL AMERIKAN, PRANDAJ CFARE JANE KETO PYETJE PREJ BUDALLI?

  • Shkrim shume me vend, hapsira Politike shqiptare do te dezinfektohej po te largoheshin te lartecekurit dhe te hapnin rruge per kuadro te reja dhe te pangarkuara me gjynahe Politike dhe Korruptive. E vetmja gje qe spajtohem me Artikullshktruasin eshte krahasimi qe bene e Ilirit me Aljenden!! Aljende ra duke mbrojtur Demokracine e bendosur nga vota e Popullit perbaöl njo Fashisti siq ishte Gjenerali Pinoqet, ndersa Iliri nese do te mbyllej,do ta bente ne mbrojtje te Kolltukut te vet.

    • Genci je i sigurte qe po u larguan kete te kater shqiperia dhe shqiptaret dalin nga kriza dhe behen te “shenjte”. ? Genci do te vijne 4 te tjere qe do te bejne te njejten gje. Ky milet nuk prodhon dot njerez me vixion dhevte ndershem. Ka qindra vjet qe shikojme te njejten gje. Prandaj fli i qete se asgje nuk ndryshon.

  • Ashtu bejne vertet
    Sidomos ky poturja i Surelit
    Ky eshte i bindur qe ne nuk e meritojme.
    Ky nuk e kupton qe nuk sherben asgje nese rinderton qendren e Kukesit kur femijet e Kukesit 14 vjec i hipin maunes per angli.
    Nuk e kupton…
    Do ti themi faleminderit per qendrat, tullat, kasollet qe nderton me borxhe

  • ” Nga pikëpamja e tyre këto politikanë ( Berisha, Meta, Basha dhe Rama ) mund të jenë duke sakrifikuar fort për këtë popull. Ne ndoshta nuk dimë t’i vlerësojmë. Ndoshta mundimet e tyre të mëdha nuk kanë rezultuar në arritje, a ndoshta ‘vetësakrifikimi i tyre’ është kryefjala e diskursit për të justifikuar pamjaftueshmërinë.
    Prandaj, si qytetare e këtij vendi, i lutem t’i kursejnë sakrificat për ne. Të mos na rithemelojnë me mendësinë e shekullit të shkuar; të mos ngrohin kolltuqe të blinduar; të mos lejojnë t’i digjet mundësia e afirmimit. Të ikin e të na braktisin pa hedhur sytë pas.
    Madje të marrin me vete edhe atë shokun e vet të gatshëm të flijohej si Allende. ”
    Zj. Edona, thirrja jote ne vesh te Shumices se Popullit . Sa me shpejt me mire !
    Por, duke qene brenda kontureve te Sistemit qe e mbolli korrupsionin, babezine dhe makuterine jo vetem te ketyre te 4-ve, por edhe nje shtrese te krijuar se bashku me Ta, atehere largimi i tyre, do te shoqerohet me ardhjen e sozive te tyre, me te rrinj per syte tane por me te djallezuar, me dinak, tellall te persosur.
    Ky eshte nje shqetesim jo vetem i imi.
    Por ne fund te fundit, largimi i ketyre te 4-ve njeheresh, ne te njejten kohe,( megjithese duket ngjarje e pamundur), do te shoqerohet gjithsesi me levizje pozitive ( pas zevendesimit te ketyre 4 krereve problematike), sepse 4 zevendesuesit do te imponohen prej zemerimit te shumices, dhe do t’i japin me shume hapsira personave me te afte, idealisteve – qe nuk duan t’ia dijne per leket, por qe sakrifikojne me perkushtim per njerezit qe i rrethojne, per ambjentin ku ata jetojne.
    Zj. Edona, ju faleminderit !

  • Te gjithe ata politikane, qe sunduan popullin shqiptar prej 31 vjetesh kane edhe merita te medha,qe mund te hyjne pa frike ne librin e rekordeve GINES,nje nder ky,qe i rreshton ata me nder ne Enciklopedine e Historise dhe Kultures Boterore dhe qe mbrohet nga UNESCO!
    PERKUFIZIMI:
    -Sundimtaret shqiptare qe nga Sali Berisha,Fatos Nano,Ilir Meta,Lulzim Basha dhe Edi Rama e ….KANE MASHTRUAR POPULLIN SHQIPTAR KETO 31 VJET NJELLOJ SIC VEPRUAN KOLONIZATORET EUROPIANE NDAJ INDIANEVE TE AMERIKES!

    Kolonizatoret europiane i mashtruan indianet e Amerikes duke u dhuruar COPA PASQYRASH ne kembim te florinjve dhe lirise se tyre!

    Se kush ua vuri ne vesh kete metode mashtrimi sundimtareve shqiptare,ia vlen te studiohet,por realisht ata e zbatuan pike per pike tek “indianet” e Shqiperise!

    SALI BERISHA ishte i pari mashtrues,qe uzurpoi pushtetin dhe qe krahasohet si i tille me zbuluesin Kristofor Kolombi!
    Ai u premtoi shqiptareve se ,”Do ta bejme Shqiperine si gjithe Europa”, se isha “Une ,ai qe ju solla DEMOKRACINE” e jo si Skenderbeu,qe u tha “gabimisht” shqiptareve dikur se, “Lirine nuk e prura une,por ate e gjeta ne mes tuaj”!
    Ne kembim te ketij premtimi solemn te ketij malesori te “beses” dhe mjaftoi vetem “shkelja e njerit sy ” dhe trimat e tij iu sulen trojeve,tokave dhe pasurive kombetare dhe private sikur t’i kishin ishin prona te babait duke u ngulur thelle e pergjithmone aty, noterizimin e te cilave e kryen vetem duke ngulur ne toke tabelen donkishotiane “TOKE E XANUN”!
    Per te tjeret,qe nuk guxuan te merrnin kete hap burreror prej pushtuesi,Sali Berisha u tregoi “Shpellen e Ali Babes” ku 40 hajdutet e dikurshem, (por te shnderruar ne 3 milion shqiptare) do t’u versuleshin sporteleve te Xhaferrit,Sudes,Gjallices,Vefes.Popullit etj ku futnin 1 lek dhe merrnin duke ndejtur ne kafe 3 leke!
    Shiten shqiptaret e shkrete lope e derra,toka dhe shtepi etj duke shpresuar se brenda 3 muajve do 3 fishoheshin ato pa punuar!
    Eh,sa te lumtur ndiheshin shqiptaret ne ate kohe te “ndritura”,kur edhe neper vdekje bisedohej per kestet e radhes,aq sa harronin se kush kishte vdekur!
    Por ky popull i mjere, i dehur nga PARAJA E MADHE,nuk kishin nge te shihnin se si Sali Berisha me trimat e tij po i grabiste dhe shkaterronte te gjitha pasurite kombetare si fabrika,uzina,kombinate,Flota Detare Luftarake e Tregtare,depot gjigande te rezerves Shteterore,ARMATIMI DHE MUNICIONI GJIGAND I USHTRISE etj,etj
    Gezonin shqiptaret fukarenj kur merrnin kestet si lemoshe,por nuk dinin se parate e tyre i kishte “fluturuar” Berisha aq sa nje dite te bukur u zgjuan para sporteleve te mbyllur dhe pa leke!
    Kishte perfunduar ENDRRA ME SHPELLEN E ALI BABES dhe moren kallashet e mbetur akoma pa shitur dhe filluan te vrasin njeri tjetrin,por jo “Kolombin” mashtrues!
    Iku Berisha dhe erdhi F.Nano ,qe u premtoi se do t’u kthente te gjitha parate duke ju dhene ca letra me vrime ,qe ndonese shenonin shifra milionere,por pas ca vitesh nuk vlejten as per te fshire b…!
    Iku Nano dhe erdhi prap Berisha,por ky popull kishte harruar se cfare u kishte bere dhe e votuan si kryeminister!
    E cfare do bente Berisha kur delet e perendise,kishin harruar mizorite e tij?
    Filloi prap te vidhte cfare kisghte lene Nano,futi ne veprim korrupsionin si dikur te DHJETAT e kohes se turkut dhe populli prap me breke neper kembe mbeti,vecse kete radhe duke zbatuar me cilesi ANTIKOMUNIZMIN!
    Ne kete kohe klasa politike shqiptare futi ne “LOJE” asin Edi Rama per t’a cuar ne vend amanetin e te pareve te tij te 90-tes,qe do ta benin Shqiperine si gjithe Europa!
    Por Rama nuk perdori vetem KERBACIN si Berisha,por KULACIN ne fillim dhe nga prapa KERBACIN!
    Per ta bere me bindes “eren e re” te Rilindjes as e majte e as e djathte(por corbe) dhe duke njohur psikologjine e shqiptareve,qe mashtrohen kollaj me FJALE TE BUKURA ,por guret ne traste,Rama filloi te hedhe miliona duke zbukuruar qendrat e qyteteve,pedonaleve,lungomareve etj,perdori veshjen e tij te pa pare askund ne bote si klounet e cirkut,me te cilat harboi rinine vecanerisht vajzat dhe grate,(shume pike i dha sidomos fotoja e tij ne plazhet e Frances me hallatet jashte bashke me dashnoren e pare,aq sa shume femra kur votonin ose brohorisnin neper mitingje per Ramen phallatin e tij kishin ne mendje etj)!
    Pasi njerezit i kishin harruar punet e tij prej kryebashkiaku, dhe kujtonin menxyren e shtetit te Berishes,ai hodhi ne treg “copat e tij te pasqyrave kolumbiane” duke na shpallur ne qytetareve te ketij vendi te bekuar se ketej e tutje nuk do ishim te neperkembur,por as me pak e as me shume,por “BASHKEQEVERISES”!
    Eh sa endra te bukura filluan te shohin prap shqiptaret e shkrete,si dikur per kestet e piramidave,por shpejt e kuptuan se kur shkonin pas dyerve te zyrave te andimintrates rrogtaret jo vetem nuk na qasnin brenda,por na trajtonin si LEBROZE,njelloj si roberit e luftes ne kampet e perqendrimit nazist”!
    Per 8 vjet Rama nuk u rriti asnje lek pensionet,por ne nje kohe qe u fali TVSH dhe GJOBAT bizneseve te oligarkeve,kurre nuk u kujtua qe t’ua hiqwte edhe pensionisteve TVSH,meqenese nuk paska leke per t’u rritur pensionin!
    Filluan te privatizohen te gjitha sherbimet shteterore,sidomos ato ne SHENDETESI me PPP,qe pervec zbukurimeve te mjediseve,asnje permiresim nuk sollen ne sherbimin ndaj qytetareve!
    Dhe shteti sot eshte kthyer thjesht ne nje taksidar si i kohes otomane qe mblidhte te “dhjetat” ne popull,por administrata eshte plot me militante sikur te ishim nje vend me 10 milion banore!
    Dhe kur nuk kishte cfare te na jepte me shume Rama,filloi te na shplaje trute me parulla si “Nuk jemi Amerika ne”,”Edhe Roma nuk u ndertua ne nje dite”,”Cdo pune ka radhe”,”Nuk keni pare gje akomas”,”T’i hani ate qe nuk thuhet gruas time”,”Ate qe ka bere Rama nuk e ka bere asnje para tij”,”Po iku Rama do vije Basha”,”Ne Shqiperi hajdeni investoni se nuk ka SINDIKLASTA,qwe te bejne greva dhe protesta”,”Se ne Shqiperi edhe reformast me ANTIPOPULLORE pranohen si POPULLORE”” etj!
    Dhe kulmi fare arriti kur deklaroi se do ta coje ceshtjen e detin me Greqine ne Gjykaten Nderkombetyare,kur nuk kishte deklaruar asnje fjale ne se kishte ap[o jo MOSMARREVESHJE ME GREQINE!
    Por ne Gjykaten Nderkombetare nuk cohet nje ceshtje kur nuk ke mosmsarreveshje,vetem ne se do kete PAZARE NE KURRIZ TE TERITORIT SHQIPTAR?
    Se fundi,ku doli hapur te qenit DELE te nje populli te tere,me medien,OJQ,Avokati i Popullit,KLSH,Prokuroria e Pergjitheshme etj ishte kur Rama deklaroi se “Ne Shqiperi kokat e korrupsionit nuk jane e nuk kane qene politikanet ,por gjyqtaret dhe prokuroret”!
    Kjo ishte nje AMNISTI POLITIKE e te gjithe te korruptuareve,por tani qe SHBA e shpallen Berishen NON GRATA,pse heshti Rama se e kishte mbrojtur ate duke dale kunder SHBA-ve tani”!
    Dhe tani populli shqiptar,trim ,puntor dhe liridashes,qe do me shume partine se Shqiperine ,te DJATHTET hidhen ne mbrojtje te Berishes dhe kunder SHBA,ndersa te MAJTET heshtin se te pakten jane ne pune me Ramen ne pushtet,pa halleve te DEMOKRACISE DHE SHTETIT LIGJOR,qe kane vajtur ne te ” s’emes” nuk ka gje!
    Dhe si cdo fund perralle,te gjithe jetuan ca te lumtur miliardere dhe ca te lumtur te mjere sketerre!

    Do mundohem t’i rreshtoj shkurt me radhe:

    1-

  • Po,keta jane menderi i kombit.”ju lutem ,na braktisni”?Ata na kane braktisur me kohe.Madje ,te ne “braktisin”pa lene detyren,do te thote :”ju lutem ,vazhdon si tani ,mos e cani koken per popullin”

  • Kur ka qeverisur shtetin shqipëtar Lulzim Basha? Nuk ve dorën në zjarr që ai është burr i mirë por edhe si kryetar partie edhe si kryetar bashkie, edhe kur ka qën ministër , edhe në 21 janar kur u vranë “kokpalarët” e presidentit dhe kryeministrit tonë ka patur çelsat e kashtës, ka qën skllav mjeran i dinosaurit prehistorik komb ngrënës Sali Berisha. Ti gazetarja Llukaçaj dhe kolegët e tu të Ditës nuk shikoni ndonjë gjest pozitiv kur skllavi Lulzim ngriti krye kundër polikriminelit fytyr sterrosur Sali Berisha që gjer më sot asnjë, asnjë, asnjë fare nuk i është kundërvën të paktën formalisht por

    përkundrazi qeveri, drejtësi, media e kanë mbështetur dhe po e mbështetin haptazi në më mënyrë sfiduese për çdo shqiptar të ndershëm që urren kriminelin Sali Berisha.

    Që të jesh e besushme, hiqe portretin e Lulzim Bashës , vetëm të verbërit nuk e kuptojnë që është ai që ju kundërvu dhe po përleshet me monstrën Sali Berisha dhe nga shqipëtarët e ndershëm, të arsyeshëm dhe të përgjegjshëm duhet mbështetur të paktën taktikisht.

    Vetëm njerzit e papërgjegjshëm dhe dinosaurët kombngrënës Edi Rama dhe Ilir meta mund të venë barazimin midis Sali Berishës dhe skllavit kryengritës Lulzim Basha.

    Ti gazetare nuk ke mbajtur shënim që Sali Berisha, Edi Rama dhe Ilir Meta në unison po deklarojnë në mënyrë djallëzore që shpërthimi i hales politike në 8 janar turpërues për kombin është faj kriminal i Lulzim Bashës që blindoj selin e PD, ti mos vall je pro me këto deklarata të dinosaurve kombngrënës atavizëm i kafshëris prehistorike në trupin e kombit Sali Berisha, Ilir Meta dhe Edi Rama?

    Hiqe portretin e Lulzim Bashës dhe rreshto natyrshëm në fotomontazhin kobzi dinosaurin kombngrënës Fatos Nano, e përsëris,

    mirë keq Lulzim Basha , as një tjetër po përballet me monstrën e hales së qelbur politke të krimit, kusarisë dhe korrupsionit 30 vjeçar shqipëtar.

    • Si nuk paska qeverisur Basha?
      A ishte Basha minister Transp[orti qe vodhi mbi 250 milion euro ne rrugen e Kombit?
      A nuk ishte Basha minister i Jashtem qe firmosi faljen e detit Greqise?
      A ishte Basha minister i Brendshem ne 21 janar?
      Cfare duhet te bente me teper Basha me kaq shume krime ne qeverisje?

      • Paske harruar qe e bene dhe kryetar i bashkise Tirane per 4 vite i ndihmuar dhe nga ambasadori amerikan qe perveshi edhe menget e kemishes aty te Votat!
        Apo jo? Dhe nuk beri asgje si kryebashkiak i Tiranes, por fitoi shume ama!

  • Sa per tre te paret Rama, Berisha, Meta PO, vlen ky shkrim.
    Por Lulzim Basha nuk i perket asaj corbe dhjetor 1990 te gatuar nga Ramiz Alia si keta 3 te paret dhe nuk ka qene kryeminister si keta te 3 .
    Lulzim Basha Kryeminister per ti dhene fund epokes qelbur 30 vjecare te qeverive me Bajgat e dhjetor 1990.
    Sikur mos mjaftoje kjo, vetem per faktin se zboi nga PD ate Sali Sovjetikun, dicka qe nuk e ka bere dot askush nga ata qe Saliu i ka dhjere e shurrosur mbi koke per 30 vite.

    • Mire e ke ti or hajdut Bab Aliu, por atij Edit i shkon shurra ne breke akoma nga Ilva Tare e jo me nga Salushi…

  • Ju pershendes per artikujt tuaj serioze dhe kritike. Dalja juaj ne skenen gazetareske eshte nje shprese per gazetarine shqiptare. Shkruani kritika dhe analiza realiste. Ju uroj suksese!

  • po mire me Edona.Ty nuk te pelqejne keto fytyra por si gazetare te takon te paraqesesh ndonje fytyre tjeter.Mund te lihet politika bosh pa asnje fytyre?Je dhe me shkolle.

  • Keta 4 bandite anti Shqiptare, i perkufizon vetem me dy fjali .

    1. Jane te gjithe njelloj te korruptuar , shkelin Kushtetuten posacerisht per pronat

    2. Keta kane 31 vite qe kane pasur te njetin program unison ne kor bretkocash . Te dali ndonje mut burre nga keta 4 bandite , po me gjeti te pakten nje ndryshim midis tyre . Jam i sigurte qenin e ngordhur do te gjejne .
    .

  • Or ti Adih, në fshatin tim ku të gjithë ishin të krishter ishte vetëm një mysliman Osman beu, ai ishte dhe pronar i madh toke. Kishte qën oficer i ushtris turke në kohën e halldup sulltanëve dhe për heroizmat treguar në barbarizmat e ushtrisë turke në shtypjen e kryengritjeve në Irak e Kurdistan i dhan shpërblim tokë në fshatin tim.

    Mos je nip i Osmënit, beut tëfshatit tim, pronar i ligjshëm që e kishte tapin e tokës shkruajtur turqisht firmosur nga halldup sulltani dora e vetë?

  • Or ti Adih, në fshatin tim ku të gjithë ishin të krishter ishte vetëm një mysliman Osman beu, ai ishte dhe pronar i madh toke. Kishte qën oficer i ushtris turke në kohën e halldup sulltanëve dhe për heroizmat treguar në barbarizmat e ushtrisë turke në shtypjen e kryengritjeve në Irak e Kurdistan i dhan si shpërblim tokë në fshatin tim.

    Mos je nip i Osmënit, beut të fshatit tim, pronar i ligjshëm që e kishte tapin e tokës shkruajtur turqisht firmosur nga halldup sulltani dora e vetë?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *