Nga platforma për negociatat tek “Zgjedhorja”, zbardhen diskutimet mes Metës dhe ambasadorët e BE

Leda Hysa

Presidenti i Republikës, Ilir Meta organizoi sot një takim pune me Ambasadorët e të gjithave vendeve të Bashkimit Europian, të akredituar në Tiranë, si dhe me Ambasadorin e Delegacionit të BE-së, z.Luigi Soreca.

Presidenti Meta falenderoi për asistencën që BE dhe vendet anëtare kanë dhënë për Shqipërinë për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia COVID-19.
Kreu i Shtetit ripërsëriti mirënjohjen për vendimin e Këshillit Europian të 25 marsit për çeljen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Presidenti Meta i njohu Ambasadorët me platformën e tij të datës 8 prill 2020, të propozuar të dyja palëve, me qëllim arritjen e një emëruesi të përbashkët në dobi të përshpejtimit të nisjes së negociatave të anëtarësimit me BE-në.

Presidenti Meta shprehu keqardhjen për reagimin destruktiv të qeverisë me provokimin e panevojshëme të tensionit shoqëror dhe politik në vend.

Kreu i Shtetit shprehu gjithashtu shqetësimin se shkatërrimi i dhunshëm dhe i paligjshëm i ndërtesës së Teatrit Kombëtar dhe sjellja shproporcionale e policisë ndaj qytetarëve, që tronditën jo vetëm opinionin publik vendas por nxitën dhe një zinxhir reagimesh të miqve ndërkombëtarë të Shqipërisë, kanë shkaktuar një dëm të pamerituar ndaj procesit të integrimit europian të vendit.

Presidenti Meta vuri në dukje rëndësinë që ka përfundimi sa më parë i reformës zgjedhore në Këshillin Politik dhe miratimi i saj në Parlament, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR, edhe pse në kushtet e thyerjes së mëtejshme të besimit ndërmjet palëve.

Kreu i Shtetit përsëriti thirrjen për çdo aktor institucional për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive në detyrimet që ka për zbatimin e secilit prej 15 prioriteteve të BE që kushtëzojnë procesin e negociatave të anëtarësimit.

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • A ka me lapanjoz se familja Meta,mjer ne po ti mor bir dhe bur kurve ske faj,haram i qofte ketij populli injorant qe te le aty ty or maskara ti do te varesh o pleher,vetem per floririn ti sduhet te jesh aty..po i befshin femijet e tu kumar e drog dhe nga 100 kile secili qe ti te vuash per tere jeten duke i p[are dhe vuajtur per ta

  • llogjet e ktij maskarai

    bla bla bla-t m ambasadoret eshte nji loje e vjeter kllounesh politike

    pikerishte gjithcka

    deshton ne kte Cirk hipokritesh .

    Te vazhdoshe e merresh si shpoqeri e shtet ,

    se ke takon presideti muta ,dhe cfar pjerdh nga goja e tij

    kjo eshte nji Kosto e madhe per jeten e shqiptareve ,

    qe me sa duket askujt si rruhet aty .

    ky mut eshte aq shume i fudosur ne Mute ne halen e krimit korrupsionit abuzimit ,

    me shtetin ,me pronat ,me pasurite qe po te ishte vertet

    Burre e nji President dhe qe vertet do ato qe thote medieve ee talimeve -Shtet -Demokraci -Drejtesi

    dilte e i kerkonte i pari i kerkon OFM dhe SPAK

    te marrin ate te parin e pas tij gjithe Politiken !!!!!!!!

    Nqs se ben ktee gje .Atehere ha mut kot

    dhe shqiptaret i bejne tifozllik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *