(Pjesa e dytë)
Rënia e Partisë së Punës
S’është se bëri ndonjë gjëmë
Komunistët fanatikë
E ringjallën me PD-në.
Nga PP-ja në PD
Nuk u shkel fjala e nderit
Se u bënë besnik të Salës
Gjithë besnikët e Enverit.
Nga PP-ja në PD
Rendën ish-ët turravrap
Kush qe i persekutuar
U persekutua prapë.
Ndaj të gjithë e kanë kuptuar
Me PD-në s’ka ditë të mbara
PP-së i mori stafetën
Për ta çuar më përpara.
Por të gjithë e kanë kuptuar
Pse po vuan Shqipëria
Se PD-ja nga PP-ja
Mori anët e këqija.
Duke ecur drejt PP-së
PD mori vetëm huqe
Ndaj sot ngjan me grua plakë
Që i bën buzët të kuqe.
Kjo parti që mori frenat
Pas kudo bëri tërmet
Donte dhe një kushtetutë
Të ishte Saliu mbret.
Të bëhej Saliu mbret
S’qe dëgjuar e s’qe parë
Edhe president i vendit
Edhe sekretar i parë.
Kjo parti që kapi vendin
Dhe e re, por dhe e vjetër
Përveç emrit “demokratë”
demokrate s’ka gjë tjetër.
