Nga raporti i zi i Dick Martyt tek Gjykata Speciale kundra UÇK-së!

Ornela

S’themi dot se jemi,
në befasi të kapur,
rrugën kundër UÇK-së,
Dick Marty e ka hapur!

Dhe këtë Kosova,
vetë e ka pranuar,
dhe për krime lufte,
në Kosovë ka hetuar!

Plot me thashetheme,
raportin e mbushi,
po ky anti-shqiptar,
nuk se qe askushi!

Nuk se qe askushi,
dhe kjo u provuar,
kur raporti i tij,
u zyrtarizua!

Në Gjykatë të Hagës,
raporti ka shkuar,
dhe në bazë të tij,
akuza janë çuar!

Gjer tani askush,
s’ka mbetur në rrjetë,
por ai raport,
është goxha siklet!

Diku qe i pari,
që aty hetoi,
dhe luftën çlirimtare,
e kriminalizoi!

Ato konkluzione,
i quam skandale,
pastaj vetë krijuam,
Gjykatën Speciale!

Nga BE Kosova,
u vu nën presion,
për këtë gjykatë,
kundër luftës sonë!

Me muaj të tërë,
drafti i ngrirë ngeli,
nga ngrirja e nxorën,
Thaçi dhe Veseli!

Duket garanci,
nga askush s’kanë marrë,
se u bënë habitshëm,
klientët e parë!

S’dimë se kë tani,
të tregojmë me gisht,
po ajo akuzë,
do marrë seriozisht!

Mbase një shef zyre,
mund të duket kot,
po në prapaskena,
ne nuk shohim dot!

Ne nuk shohim dot,
kush i lëviz fijet,
ka terr prapaskena,
kanë mbetur veç hijet!

Kundër Thaçit “provat”,
s’e dimë si janë gjetur,
po dimë që Serbia,
asnjë çast s’ka fjetur!

Agresori serb,
duket i qetuar,
veç Milosheviçit,
askush s’është dënuar!

Dhe nuk do dënohet,
askush ndonjëherë,
dhe pse bënë masakra,
qindra oficerë!

Po krimet e luftës,
nuk mund të harrohet,
i bën veç pushtuesi,
jo ai që mbrohet!

Faktori shqiptar,
dhe gjithë raca jonë,
vetëm me bashkim,
mund të bëjë presion!

Si dele në gjyqe,
neve nuk do vemi,
nëse Amerikën,
me vete e kemi!

A.DUKA

Share This Article
2 Comments
  • PROKURORIN E THACIT E DERGOI AMERIKA
    E MIRATOI TRUMPI E JO SERBIA NGA FRIKA
    SE HASHIM THACI ESHTE KOPJE SI ENVERI
    O BOLE ENVERIST QE NUK DI C’ESHTE NDERI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *