I nderuar lexues! Alergjia është rritja ose ndryshimi i theksuar i ndjeshmërisë së organizmit kundrejt një substance të huaj që hyn në trupin e njeriut, qoftë edhe në sasi shumë të vogël. Me hyrjen e substancës së huaj, shfaqen reagime të organizmit të rënda e të rrezikshme. Këto substanca të huaja mund të hyjnë nga ajri nëpërmjet frymëmarrjes (pjalmi i disa bimëve, pluhuri i shtëpisë), nga kontakti me lëkurën, nga mikrobet që zhvillohen në organizëm (në fyt, në aparatin e frymëmarrjes etj). Alergji shkaktojnë te disa njerëz edhe ushqime të caktuara dhe barna që pihen apo që merren me anë të injeksioneve.
