Dy shtetas grekë nga Selaniku janë arrestuar për akuzën e kontrabandës së mallrave drjt Malit të Zi.
Policia informoi sot për arrestimin më 27 qershor të Paschalis Papadopovlos, 28 vjeç dhe Vasileios Kumaris, 32 vjeç, të dy banues në Selanik, Greqi.
Policia informon: “Arrestimi këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrrollit të ushtruar në dalje të Republikës së Shqipërisë me automjetin tip , me targa ZXO 3358, me drejtues shtetasi Paschalis Papadopovlos janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale; -534 (pesëqind e tridhjetë e katër) copë bizhu të ndryshme, -36 (tridhjetë e gjashtë) ikona të madhësive të ndryshme, -1 (një) orë dorë. Këto mallra rezultojnë të pa deklaruara në organet doganore, të cilat po i transportonin drejt Malit t Zi”
Arrestimi i tyre u bë në Stacionin e Policisë Kufitare dhe Migracionit Muriqan, Shkodër .
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale, “Kontrabanda me mallra të tjera”, parashikuar nga neni 174 i Kodit Penal.
