Nga shëndeti zemrës tek i trurit, 20 arsye pse duhet të hamë arra

DITA Online

 

Arrat kanë një kanë një histori të gjatë mijëravjeçare dhe kanë qenë ushqimi i mbretërve në Persinë e lashtë. Ato përmbajnë sasi të konsiderueshme të acideve yndyrore omega-3. Ato janë të pasura me fibra, vitamina B, magnez dhe antioksidantë si vitaminë E. Studiuesit janë më të bindur se kurrë për përfitimet dhe vlerat ushqyese që kanë arrat. Rreth 90% e fenoleve gjenden tek cipa e saj.

Forma e vitaminës E që gjendet tek arrat është e rrallë dhe shumë e ushqyeshme.

Arrat sigurojnë një nivel jashtëzakonisht të lartë të vitaminës E në formën e gamma-tocopherol. Sidomos për shëndetin kardiovaskular tek meshkujt, kjo formë e vitaminës E i mbron ata nga problemet me zemrën. Tri studime të ndryshme konfirmojnë se ngrënia e frutave të thata, e sidomos e arrave përmirëson shëndetin e përgjithshëm dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës apo kardiovaskulare.

Arra është një ushqim shumë i mirë për zemrën, trurin dhe gjithë organizmin. Edhe pse në mënyrë të veçantë vlerat ushqyese të arrës janë provuar shkencërisht, gjithashtu njihen edhe dobitë shëndetësore të tyre. Kështu, arrat janë një ushqim i njohur natyror për funksionimin e shkëlqyer të trurit. Arrat mund të kultivohen shumë lehtë dhe nuk kërkojnë ndonjë kujdes të veçantë. Forma e thelbit të arrës i përngjanë në pamje trurit të njeriut. Truri i njeriut është i përbërë nga rreth 60% strukturë yndyrore, prandaj edhe truri ka nevojë për yndyrë Omega 3, e cila e ndihmon trurin të funksionojë siç duhet dhe ta mbajë fluid dhe fleksibël.

Mungesa e Omega 3 në organizimin e njeriut reflekton në këto probleme: hutim, depresion, humbje e kujtesës, aftësi të kufizuara në mësim, aftësi të dobëta në zgjidhjen e problemeve si dhe çrregullime gjatë gjumit. Përveç Omega 3, arrat janë gjithashtu të pasura me antioksidantë të cilat ndihmojnë për të parandaluar dhe riparuar dëmtimet e trurit për shkak të radikalëve.

Arrat me të vërtetë janë një burim i shkëlqyer ushqimi për të rritur aftësinë tuaj, qartësuar mendjen dhe për të dhënë më të mirën nga truri.

Zbulimet tregojnë se arrat mund të ulin rrezikun e të pasurit një sulm në zemër apo sëmundje tjera në zemër si dhe të mbrojnë kundër sëmundjeve tjera të mundshme të natyrës kardiovaskulare. Së fundi, ekspertët thonë se arrat ose produktet e arrave, mund të jenë një potencial i madh, një ilaç për të ulur kolesterolin e keq në gjak. Në mënyrë që të merrni përfitime nga arrat, atëherë rekomandohet që të konsumoni 7 deri në 9 arra në ditë.

walnuts (1)20 vetitë shëndetësore të arrës

1. Ushqimi i trurit: Acidet yndyrore omega-3, që gjenden me shumicë tek arrat zhvillojnë trurin, përmirësojnë kujtesën dhe procese të tjera. Arrat luftojnë depresionin.

2. Tepër ushqyese: Arrat përmbajnë proteina, vitamina, acide yndyrore omega 3 lecitinë dhe yndyrna të shëndetshme.

3. Vitamina dhe Minerale: Arrat përmbajnë një sasi të lartë të vitaminës B6, shumë folate dhe thiamine. Gjtihashtu arrat përmbajnë dhe një sasi të konsiderueshme të vitaminës E, mangan, magnez, fosfor dhe hekur.

4. Omega-3: Omega 3 dhe Omega 6 janë dy acide yndyrore që i nevojiten trupit për rritjen e qelizave, për imunitetin, gjakun dhe parandalimin e sëmundjeve.

5. Luftojnë kolesterolin: Sëmundjet koronare të zemrës lidhen me nivelin e lartë të kolesterolit. Arrat, falë prezencës së acideve omega-3, ulin nivelin e kolesterolit të keq.

6. Ushqim për flokun: Vaji i arrave përmban biotinë (vitaminë B7), kalium, Omega 3, 6 dhe 9. Këto elemente forcojnë folikulin e flokut, evitojnë rënien dhe trajtojnë zbokthin. Arra ka dhe veti kundër mykut dhe mban larg infeksionet.

7. Ushqim për lëkurën: Vitaminat B së bashku me vitaminën E, një antioksidant natyror, ndihmon në luftimin e radikaleve të lira si pasojë e stresit, duke reduktuar rrudhat në fytyrë. Vaji i arrive ushqen lëkurën, zbardh rathët e zinj poshtë syve dhe relakson lëkurën.

8. Për pjellorinë: Arrat përmbajnë kompleks vitaminash B si folate, riboflavinë, thiamine etj. Këto vitamina janë tepër të rëndësishme për guan dhe fetusin. Arrat gjithashtu lehtësojnë shenjat e shtatzënisë dhe zhvillojnë trurin e bebes.

9. Parandalojnë kancerin: Arrat parandalojnë kancerin falë përbërësve si omega 3, antioksidantëve dhe fitosteroleve.

10. Luftojnë diabetin e tipit 2: Studimet e fundit kanë treguar se një grusht arra në ditë redukton me 30% prekjen nga diabeti i tipit 2 tek gratë.

11. Kundër shëndoshjes: Arrat përmbajnë proteina dhe fibra që ndihmojnë për një dietë të shëndetshme.

12. Përmirëson cilësinë e spermës: Arrat janë të pasura në acide linoleike, konsumi i 75g arrive në ditë përmirëson cilësinë e spermës etj.

13. Për shëndetin e kockave: Arrat i bëjnë mirë kockave falë përmbajtjes së acideve omega-3.

14. Për tretjen: Meqënëse arrat janë të pasura në fibra ato janë një ushqim i shkëlqyer për tretjen si dhe lufton problemet me të.

15. Përmirëson gjumin: Gjendra pineale në trup prodhon hormonin melatoninë që përgjigjet edhe për gjumin. Ky hormone gjendet tek arra, duke e kthyer këtë ushqim në një snack të përkryer për përmirësimin e gjumit.

16. Forcon imunitetin: Arrat mbrojnë kundër ekzemës, psoriazës, astmës, dhe artritit reumatoid. Por, ajo që është më e rëndësishme është se arrat përmbajnë acide të shëndetshme që mbështesin sistemin imunitar, duke parandaluar riprodhimin e qelizave kanceroze.

17. Shëndetin e enëve të gjakut: Acidet yndyrore Omega-3 parandalojnë çrregullimin e ritmit të të rrahurave të zemrës, reduktojnë mpiksjet e gjakut, dhe kanë shumë impakt në enët e gjakut. Aminoacidi kryesor arginina ndihmon në elasticitetin e enëve të gjakut, duke reduktuar rrezikun për sëmundje zemre.

18. Ushqimi i përditshëm me 75g. arra mund të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së spermës. Hulumtuesit kanë vërtetuar se njerëzit që kanë zbatuar këtë diete kanë patur përmirësim të vitalitetit të spermës, në lëvizshmërinë, dhe morfologjinë e saj. Pavarësisht se ka kaq shumë përfitime për shëndetit është mirë të bëjmë kujdes në sasinë dhe shpeshtësinë e konsumit të arrave, për shkak se përmban sasira të larta oksalatesh të cilat kontribuojnë në formimin e gurëve në veshka.

19. Vaji arrës ka veti të shkëlqyera si astringent, ndihmon për të mbajtur lëkurën të butë. Është përdorur me sukses si ilaç në terapinë tradicionale të lëkurës me masazh si dhe nga industria farmaceutike dhe atë kozmetike.

20. Fruti i arrës si ushqim, ka përmbajtje të larta kalorish dhe yndyrnash, prandaj ajo mund të konsiderohet si një ushqim super për njeriun, është e pasur në vitamina, duke përfshirë B1, B2, B3, B5, B6 dhe acid folik. Ajo gjithashtu është e pasur në hekur, magnez, kalium, zink, etj. Arra konsumohet si frut ose gjen përdorim në shume receta të kuzhinës për përgatitjen e ushqimeve të ndryshme.

***

Dobitë e arrës
Arra është një dru frutor që përmirëson kushtet e mjedisit. Në zonat ku kultivohet krijon një mjedis të freskët e tepër jetësor. Rrënjët e saj ashtu siç frenojnë erozionin e tokave, shërbejnë edhe për të mbajtur lagështinë në tokë, sidomos në zonat me verë të thatë. Të gjitha pjesët e arrës, si: trungu, frutat, rrënjët, kanë vlera cilësore drusore, ushqyese, mjekësore, etj.
Rrënjët e arrës janë nga më të mirat për prodhimin e mobilieve. Rimesua dhe mobiliet më të shtrenjta prodhohen me drurin e rrënjëve të arrëve. Nga rrënjë përfitohen edhe një lëndë etro-vajore me erë të këndshme që përdoret në parfumeri. Në mjekësinë popullore nga rrënjët prodhohet një pluhur laksativ.
Druri i arrës, është një nga drurët më cilësorë për prodhimin e rimesos për mobiliet. Përdoret në bërjen e dyshemeve cilësore me variacione ngjyrash e të forta. Gjen përdorim për pjesët e drunjta të armëve dhe vepra arti si skulptura, sepse është i qëndrueshëm dhe rezistent. Për përgatitjen e instrumentave muzikore, si piano, kitara, violina, etj., që jo vetëm prodhon një muzikalitet të veçantë e të mahnitshëm, por instrumentat kanë dhe një paraqitje të bukur. Në Luftën e Parë Botërore druri arrës përdorej për të bërë pajisje për aeroplanët. Ikonostaset e kishave janë të gdhendura nga dru arre. Në shtëpitë e banimit, në qoshet e tavanëve, në mese apo musandrat shpesh gjenden zbukurime të gdhendura me dru arre. Kjo ndihmonte dhe për mënjanimin e dëmtimeve nga drungrënësit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *