Letër e nënshkruar
Preng Pjetri, Lezhë
E kemi një Nastradin! Nga sot e tutje nuk do të jemi me mendim hakmarrës ndaj S. Berishës. Madje nëse do të jetë kandidat për deputet në zonën time, do ta votoj dhe do të loboj për të. Nuk ka kuptim jeta parlamentare pa një Nastradin! Doemos duhet një mëkatar e horr kudo. Ndaj thotë populli, “të ligun ironizoje”. Ndofta Sala do t’i rrëfejë vetë krimet e tij dalëngadalë. Kështu lëreni të lirë se do ta vrasin mëkatet e tij, sigurisht. Nuk ka aq vite jetë ditëziu sa të shlyejë krimet në burg. Kini “mëshirë” ju lutem. Tani edhe ne e kemi një Nastradin. Made in Albania!
