Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga sot në portalin e-albania mund të merren leje edhe për daljet në arsye shëndetësore.
“Ata, që lëvizin pa lejen nga e-Albania dhe nuk zotërojnë dokument mjekësor për të justifikuar leje-daljen për arsye shëndetësore, kryejnë një shkelje që ndëshkohet në bazë të Aktit Normativ dhe masave të reja në Kodin Penal!”, njofton Rama.
Njoftimi i Ramës
? NGA SOT NË www.e-albania.al EDHE LEJE – DALJET PËR ARSYE SHËNDETËSORE?
?KUJDES! QYTETARI DUHET TË KETË ME VETE NJË DOKUMENT MJEKËSOR PËR VIZITËN!
? QYTETARIN MUND TA SHOQËROJË VETËM NJË PERSON TJETËR!
? AUTORIZIMI VLEN VETËM PËR RRUGËN SHTËPI-QENDËR SHËNDETËSORE-SHTËPI
? NDIQNI PROCEDURËN E THJESHTË NË E-ALBANIA ?
Aplikimi do të kryhet përmes shërbimit ONLINE “Leje per dalje“ për arsye shëndetësore, në e-Albania
– Identifikohuni në portalin e-Albania përmes llogarisë tuaj
-Klikoni shërbimin “Leje për Dalje”
-Zgjidhni opsionin “Leje për arsye shëndetësore”;
-Shkruani saktë daten, orën e lëvizjes dhe itinerarin me destinacionin përkatës
Në rastet kur lëvizja për arsye shëndetësore do të bëhet me automjet:
-Nëse mjeti është në pronësinë tuaj, do t’ju shfaqet direkt në listë.
Nëse jo, ju mund të shtoni manualisht të dhënat e mjetit: Targën dhe numrin e shasisë së tij
Dhe shtypni “Dërgo” për të përfunduar aplikimin
Miratimi do të dërgohet në adresën e-mail dhe në numrin e telefonit të regjistruar në portal.
Kërkesa për leje për arsye shëndetësore bëhet vetëm në e-Albania
? Ata, që lëvizin pa lejen nga e-Albania dhe nuk zotërojnë dokument mjekësor për të justifikuar leje-daljen për arsye shëndetësore, kryejnë një shkelje që ndëshkohet në bazë të Aktit Normativ dhe masave të reja në Kodin Penal!
l.h/ dita

Cfare quhet ” DOKUMENT MJEKËSOR PËR VIZITËN “?
Se une po arrita te marr dokument mjekesor tek mjeku i familjes do te thote se kam mbaruar pune atje!
Edhe rober lufte te ishim nuk do trasjtoheshim kaq poshtersisht!
Popull pa dinjitet,qe tallet nje kryeminister,po aq pa dinjitet!
Cfare quhet ” DOKUMENT MJEKËSOR PËR VIZITËN “?
Se une po arrita te marr dokument mjekesor tek mjeku i familjes do te thote se kam mbaruar pune atje!
Edhe rober lufte te ishim nuk do trajtoheshim kaq poshtersisht!
Popull pa dinjitet,qe tallet nje kryeminister,po aq pa dinjitet!
A e shihni se ne Shqiperi nuk ka qeveri,president ,parlament,gjykata,pushtet vendor,Avokat Populli,OJQ,etj,por vetem …kryeminister?
Dikur ne kohen e sa-TRAPIT Zogolli njoftimet i bente vetem TELLALLI,ndersa sot kete pune e ben vete…kryeministri!
Sot nuk ka ministra,drejtore,zedhenesa shtypi etj ,por vetem….kryeminister!
Rama eshte DIELLI yne!
Pa Ramen sot ne do lishim vdekur te gjithe!
Lutkuni zotit qe na pruri ne kohe perendine Rama,qe po na shpeton jeten!
Hallall t’i kete miliardat e fituara nga PPP-te se i meriton!
Buke thate do hame dhe po qe nevoja edhe BAR do hame,por Ramen ta kemi tere jeten ne krye te Shqiperise!
Qe nga pasneser duhet te pajisejini me leje ne e-Albania per te bere pordhe ne ballkon.
Kujdes!
Duhet te provoni qe keni ngrene fasule nje vakt me pare me fature tatimore, perndryshe…BURG!
Leje per seks nuk ka! (ju shk*****n perdite KM)