Nga sot, kush ndërton pa leje 1- 5 vjet burg

Dita

Të gjithë ata qytetarë të cilët do të ndërtojnë pa leje, do të përfundojnë në burg. Kush ndërton shtëpi në tokën e tjetrit do të dënohet me burg nga 1 deri në 5 vjet. Kush ndërton për qëllime përfitimi nga 2 deri në 8 vjet burg.

Ndryshimet e miratuara në dhjetor synojnë ashpërsimin e dënimeve ndaj personave që cënojnë regjimin juridik të tokës.

Dispozitat e këtij neni zbatohen sipas rastit edhe ndaj pronarit të ndërtimit, sipërmarrësit, mbikëqyrësit dhe zbatuesit të punimeve. Për herë të parë do ndëshkohet i gjithë zinxhiri i personave që mundësojnë kryerjen e një ndërtimi të paligjshëm, në sajë të financimit, të aftësive intelektuale apo të tjera specifike që duhen për të ekzekutuar një ndërtim a punim.

Këto masa ndëshkuese shqyrtohen nga një trupë me 3 gjyqtarë, ndryshe nga sa ndodh deri më sot që merren në shqyrtim nga një gjyqtar i vetëm. Kjo do të minimizonte mundësitë për të ndikuar në masën e dënimit.

Share This Article
6 Comments
  • Po pse i beni gjysma gjysma artikujt !.bejini nji pasqyr te plot ligjit me detaje.

    cfar ndodh me ato qe ndertojn pa leje ne tok te vet .

    sa kushton nji leje ndertimi .

    per nji shtes te vogel cfar ndhodh.

    nji ndryshim dere apo dritare cfar masash ka.
    sps ligji ketu ku jetoj un nuk te lejon te vendosesh nji paisje condicioneri.
    nuk mund te vesh xhama ne ballkon.duhet leje,etj.

    Ky ligj qe miratoi qeveria ne parlament dhe ka hyr ne fuqi sot eshte ligji me i keq qe ka bere deri me sot kjo qeveri..ka bllokuar tregun e punes ..ka bllokuar qarkullimin e lekut ne kete menyr duke lene pa pun sa e sa profesione.nji bllakaut qe do ta paguaj shum shtrenjt PS bashk me LSI..

    Menyra si po qeverisin PS me ne krye prepotentin EdiRamen do sjellin shum shpejt ne pushtet Sali Berishen.shpresoj qe te jem gabim por nji muaj qe isha ne SHqiperi para vitit te ri ,kishte nji zhgenjim total edhe te me fanatiket e PS per Edi Ramen dhe neooborrin e tij.sipas gjasave kryeministri yn ka nji iluzjon SHTETIN dheDELUZION SHqiptaret.

  • RAMA DUHET TE DENOJE EDHE ATA QE BEJNE NE VENDE QE PRISHET AJRI NE VENDE TE NDALUARA SI TEK LIQENI /// RAMA DUHET TE FUSI NE BURG EDHE ATA QE JAPIN LEJEN PER PALLATE DHE NUK RREGULLOJNE NJE RRUGE SI NE VLORE DURRES //DHE NUK VEJNE NJE KAZAN PLEHRASH //CDO KRYETAR QE JEP LEJE NDERTIMI PER TE PERFITUAR DUHET DENUAR …RAMA MOS TI BEJE PUNET PERGJYSEM //SE LEJET I JAPIN TE KORRUPTUARIT //APO NUK E KA KUPTUAR AKOMA ///SA INTILIGRNT QE ESHTE ….

  • Pasi u lane hordhite mbi 20 vjet te benin kerdine mbi mallin e tjetrit, dolen ligjet. Tani dhe te duash ska me vend per te ndertuar ne token e tjetrit, se i keni vjedhur te gjitha. Ata qe ishin te zote, shkelen dhe blene ligjet legalizohen te pandeshkuar dhe behen pronare.
    Pronaret qe priten ligjet te marrin pronen e tyre do kompsohen me 5% ne 50 vitet e ardhshme dhe kjo ishte politika e sistemeve “demokratike”.
    Shqiptaret duhet ta kene prejardhjen nga Kameleoni, se kane aftesi te rralla te ndryshojne lekuren. Mashtrues te pafytyre, genjeshtare qe nuk u skuqet fytyra,jane keta hajdute ne qeverisje. Mafjozet kane te pakten nje kod ndersa keta njohin vetem kodin e kuq, merre per vehte ate qe eshte e tjetrit. Do ndertojme nje shoqeri te mrekullueshme me themele ne mundin dhe gjakun e tjetrit, me xhepat plot nga jetet e gomoneve, te prostitucionit, te droges, Lum kush te roje te shohe Shqiperine zonje.

    • Bocari,
      Ke shume te drejte! Ja shiko tek blloku qe nuk u prish asgje nga fushatat e bujshme te prishjeve qe u ndermoren. E pra mjafton te ngresh koken e te shohesh cfare horrori shtesash e grabitjesh lulishtesh e trotuaresh per baret “chic” qe gelojne nga pushtetaret dhe gazetaret.
      Abisnneti i Kocos me shkallet e tij ka zene gjysmen e trotuarit dhe jo vetem kaq por po zgjeron akoma duke gllaberuar hapesire publike.
      Si Rama, si Berisha, si Meta u majmen duke gllaberuar pronat e te tjereve ndaj nuk meritojne besim.
      Sa bukur do te ishte si pergjigje nje boikot i zgjedhjeve nga votuesit.

  • @info analitike

    per sa me perket mua une nuk e shikoj me te bukuren, une shikoj te domosdoshmen.
    Por jam e zene si miza ne qyp.
    Ke ndonje propozim se si mund te organizoje bojkot nje turme pa mjete financiare, pa perkrahje, si mund ta gjejme njeri tjetrin dhe te dallohemi nga ata qe shiten per 200 leka?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *