Sot hyn në fuqi vendimi, Shqipëria pa qese plastike. Në rast shkelje, bizneset gjobiten me 1.5 milionë lekë

Ornela

Sot është 1 qershor dhe ndryshe nga festa e fëmijëve përkon edhe me ditën e nisjes së zbatimit të nismës për ndalimin e prodhimit, importit dhe hedhjes në treg të qeseve plastike.

Sipas Ministrisë së Mjedisit,  ndalimi është vetëm për qeset njëpërdorimshe me trashësi deri në 70 mikronë nga secila anë me kapacitet mbajtës jo më pak se 10 kg dhe me përmasa jo më pak se 50 cm gjatësia dhe 24 cm gjerësi.

Këtu përfshihen qeset që jepen në fruta-perime, qeset aktuale të supermarketeve dhe të ngjashmet e tyre. Por se sa do arrihet të realizohet kjo nismë mbetet për t’u parë.

Kontrollet do të ushtrohen nga një sërë institucionesh, si nga Drejtoria e Doganave për ndalimin e importit të qeseve që s’përmbushin kriteret, Inspektorati i Mbikqyrjes dhe Tregjeve për kontrollin e tregtimit të tyre dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit për prodhuesit e qeseve nën parametrat e caktuar.

 

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • Tera vuajtjet nga tekat e piktorit ,me propozime te ministrshave akademike baritore,duhet t’i paguajne shqiptaret. Per rritje te pagave dhe pensione nuk bzan asnje bareshe.

    • Lind pyetja,
      Po tere keto importe dhe prodhime te tjera qe sherbehen me plastike pse lejohen?!
      Idiotesira alla rilindje alla diktature.
      Ah dhe mos harroni, cdo ligj eshte vec per tiranen metropolitane se per katunet e per qytetet e tjera as qe behet fjale te ekzistoje ndonje rregull.

  • E gjitha kjo po behet qe nga 26 kompani qe prodhojne qese , tani te punojne vetem nja 2 ose 3 ( ato te oligarkeve qe i lepihen dhe i mbushin xhepin Sulltan Rames )

  • po tani qe super marketet e shisnin qesken 10 lek te reja si do tja bejne se 100,000 mije qeska x10 leke mendojeni çfar fitimi kishin super marketet tani buken ne dor si e kohen e partis djathin me cfurk ose me bluz se kryeministri i shqiperis nje goj shtrmber dhe azmatik shikon endra mesy hapur situa nxij jeten kesaj mase budallenjesh qe quhet popull. po adriatik llapa ku eshte meshyer

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *