Nga SPAK te KLGJ, 4 institucione të drejtësisë raportojnë sot në Kuvend

Ornela

Në rendin e ditës së seancës së sotme parlamentare deputetët do të njihen me raportimin e veprimtarisë së Prokurorisë së Përgjithshme, SPAK-ut, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor. Pas raportimit një javë më parë në Komisionin e Ligjeve, Kryeprokurori Olsian Çela pritet të “përballet” me deputetët gjatë raportimit të raportimit për gjendjen e kriminalitet për vitin 2020 dhe përgjigjet pyetje të tyre.

Por ashtu, Në seancën e sotme pritet të raportojë për gjendjen e kriminalitet për vitin 2020 edhe kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) Arben Kraja.

Për raportimin vjetor, përpara ligjvënësve do të jetë edhe Gent Ibrahimi, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë kreu i Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami, të cilët do të raportojnë punën e institucioneve të tyre për vitin 2020. Rendi i ditës përmban Raportin e Prokurorit të Përgjithshëm për gjendjen e kriminalitetit për vitin 2020; Raportin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për gjendjen e kriminalitetit për vitin 2020; Raportin e veprimtarisë vjetore të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2020 dhe Raportin e veprimtarisë vjetore të Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2020.

 

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *