Nga Starja në Tiranë

Ornela

Enver Kushi

(Në vend të parathënies)

Muharrem Fejzo, regjisori i mirënjohur dhe një nga miqtë e mi të vyer, siç kam shkruar edhe në shkrimin “In memoriam”, botuar në gazetën “Dita”, u nda nga kjo jetë vitin e shkuar. Kam patur fastin të jem scenarist i filmit artistik “Binarët”, ku regjisori Muharrem Fejzo i dha shumë jetë dhe atmosferë këtij filmi.
Parathënien që po publikojmë e kam shkruar 4 vjet më parë për librin me kujtime të tij. Ky libër Akoma nuk e ka parë dritën e botimit. Unë jam marrë me redaktimin dhe korrektimin e tij dhe mbaj mend, që i entusiasmuar i telefonova Muharremit, ku mes të tjerave i thashë se libri në fjalë duhej botuar dhe promovuar dhe se kishte shkruar me mjeshtëri. Duke botuar këtë parathënie, për një libër që ende s’e ka parë dritën e botimit, kam dëshirë që Nadi, bashkëshortja e tij e nderuar dhe dy djemtë, që jetojnë në Itali, të kenë mirësinë për t’i botuar këto kujtime.

Ishte mëngjes, kur po ngjiteshim në pllajën, që shtrihet në këmbët e malit Gramoz. Rruga ishte e pashtruar dhe makina, ku në timon ishte Spartak Papadhimitri, ecte ngadalë, duke u hepuar sa majtas- djathtas. Vija për herë të parë në këto vise dhe vështroja me vëmëmendje peisazhin, ndërsa Kreshnik Hashorva dhe Nuri Çuni flisnin për Teqenë e Starjes, Sali Njazi Dedejin, lindur në këtë fshat. Bëjmë një plan këtu, tha befas Tak Papadhimitri, duke ndalur makinën dhe me nxitim mori kamerën për të filmuar. Përballë nesh u shfaq Starja, me shtëpitë e fshehura mes pemëve e gjelbërimin e verës. Ishte data 9 qershor, e premte dhe ora po i afrohej tetës. Erërat, që vinin nga mali ishin të freskëta, ndërsa mbi Starje ngjiteshin si me përtim fillimdite, copa mjegulle, për t’u bashkuar me retë e bardha, që qëndronin mbi majën e malit hijerëndë Gramoz. Starja është vendlindja e Kryegjyshit Botëror të Bektashizmit, Sali Njazi Dedejit dhe poetit bektashi, Hasan Zyko Kamberit, tyrbja e të cilit ndodhet mes një gjelbërimi të pazakontë dhe qetësie, gati-gati qiellore, shoqëruar me gurgullimën e largët të ujrave të ndonjë përroi të fshehur.

E ndërsa largohemi nga qetësia e gjelbër e tyrbes dhe dalim në rrugën kryesore të Starjes, vështrimi më kap arra të shumta, që ndodhen në një nga lagjet e sipërme të fshatit. Atje me siguri është shtëpia e Muharrem Fejzos, u them Kreshnikut, Takut e Nuriut. Këtu, në Starjen e largët, ku mjegulla ngjitet me përtim drejt Gramozit, më erdhi ndërmend libri i Muharrem Fejzos. Isha marrë gjatë me redaktimin dhe korrektimin e këtij libri me kujtime, shkruar nga një prej “ustallarëve” të filmit shqiptar dhe një nga miqtë e mi të vyer, Muharrem Fejzo. Në këtë libër me një informacion marramendës dhe lëndë jetësore, ku ka shumë shpirt, Muharrem Fejzo përshfaq edhe një anë tjetër të talentit të tij: atë të shkrimtarit. Duket, se ai ka lënë përkohësisht penelin e piktorit e daltën e skulptorit, si dhe një nga dashuritë e tij më të mëdha, atë të regjisorit të filmit dhe ka marrë penën, duke hedhur në letër këto kujtime të mrekullueshme, që tashmë janë në duart e lexuesit.

Këtu në Starje, ndërsa vështroja pllajën, shtëpitë e fshehura mes pemëve e pak më lart lagjen me arra, më duket se shihja fëmijërinë e Muharrem Fejzos, pranverat e vonuara, dimrat që pllakosnin me nxitim këtyre anëve. Në këtë pllajë të bukur, rrëzë malit hijerëndë të Gramozit, ai ka ndjerë erërat e buta të fillimpranverës, dëborën që shkrinte, lulet e para të kumbullave, aromën e veçantë të barit në livadhet e Starjes, vjeshtërat, që këtu me siguri janë si në tablotë e piktorëve impresionistë. Dhe mbi të gjitha, këtu Muharrem Fejzo ka prekur, ndjerë dhe marrë bekimin e bektashizmit, rrugën mistike, falë edhe Aliut, babait të tij, që ishte në rrënjë një bektashi i devotshëm. Në këtë libër, jeta e Muharrem Fejzos dhe e familjes së tij, vjen përmes mjegullave të kohës dhe dritëhijet e saj, stinët e fëmijërisë, adoleshencës, rinisë së hershme. Ajo zhvendoset në kohë dhe hapësirë, duke kaluar në tri epoka: atë të mbretit Zog, Luftës Antifashiste Nacionaçlirimtare, ditëve entuziaste të fillimçlirimit të vendit, dritës dhe grisë së mëpastajme, ku veçmas Tirana, rrugicat e saj, bulevardi i madh, Rruga e Kavajës, Dajti, aeroporti i vjetër, shkolla e Dakos në Kamëz, Liceu etj. etj.,vijnë me një kolor befasues. Kujtesa e tij përcjell te lexuesi, krahas informacionit të bollshëm, edhe emocione, saqë ti bëhesh pjesë e kësaj jete dhe përjeton gëzimet apo stinëhidhërimet, jo vetëm të autorit, por të gjithë familjes Fejzo.

Dhe ndërsa udhëtojmë drejt Tiranës, duke lënë pas natën, që e ka mbuluar me misteret e saj Starjen, Gramozin hijerëndë, Kolonjën, pyjet e Gërmenjit, Leskovikun, ku ende ruhet i zbehtë shkëlqimi i dikurshëm aristokratik, luginën magjike të Vjosës, Përmetin lirik, Teqenë madhëshrore të Ali Postivanit, Frashërin me teqenë historike, ku rri vazhdimisht ndezur shpirti i vëllezërve Frashëri, më duket sikur më ndjekin disa hije të çuditshme, që shfaqen dhe rishfaqen përtej xhamave të makinës… Një plak flokëbardhë dhe i heshtur me emrin Ali dhe zonja e tij, si dhe ca zëra sikur vijnë nga thellësitë e viteve.

Tashmë në Tiranë, në rrugën “Siri Kodra”, nuk është më shtëpia e vjetër e Muharrem Fejzos. As babai i tij bektashi. As nëna e tij e hijshme dhe fisnike. As vëllai i madh. As edhe një nga motrat e tij. As Elifi, vëllai i vogël, më i heshtur se heshtja dhe që ka jetuar në oqeanin e paanë të mistikës bektashiane. E megjithatë, është ky libër me kujtime i Muharrem Fejzos, që i ringjall ata, jo me imazhet filmike, as me penelin e piktorit dhe as me daltën e skulptorit, por me fjalën e shkruar.

Lexojeni me vëmendje këtë libër dhe do të gjeni “emrat e të gjallëve dhe emrat e të vdekurve”, nëse do të perifrazoja shkrimtarin e madh nobelst, Saramango, si dhe një dritë dhe shpirt të veçantë, që vjen nga Starja e largët dhe mistika bektashiane.

Share This Article
3 Comments
  • Me te lumte ajo Pene-komanduar ZEMRA Yte atddhetare, i nderuar Enver Kushi,sa na sjell me shkrimet tuaja..Sot, me figuren e te paharruarit Regjor e kineast Muharem Fejzon, Bir i atij fshati MODEL i Kolonjes,me bere te jetoj mes Kolonjes emer lene,
    Qe nga Rilindsit e Mbedhenj-vene VULEN e atdhetarizmit- ne Luften N.Cl. Ajo TREVE me Luftetare e PENA atdhetare- kryefjale,si na flisni ju per te paharruarin Muhamet Fejzo,bir i Staries fshat,me emer ne Kolonje qe na ben krenar ne Bijve te Dangellise Naimjane nje jete me vellazeri atdhetare. Nje jete ne ate fshat BARI- Pilo Kosta Zavalani,me kujtimet e tij,qe nis jeten si atdhetar,nga viti 1913te. ne betejen per mbrojtien e PV.sa shpallur i Madhi Ismail Qemali me shoke, Dangelli Shqeria sulmuar nga fqinjet jugore,aty dha jeten Kapedani Jano Xhoga Zavalani , krah Papa Stath Melanin,me ceten e tij.Xha Pilua atehere buzequmesht me arme ne dore,krah Vaso Dama Micanin e Mit Koblaren me shoke, i dhane lamtumiren e fundit Kapedanit tyre,Jano Xh Xhoga,qe sot e 108 vjet,eshtrat e tij prehen atje tek Kisha e Zavalanit(fatkeqesisht djegur kjo mes vite ve 70) atje mes lisave,tashme njerezit laguar,(Pas viteve fatkeqe te pas 90te,97ta vene vulen e antiatdherizmit.).
    Ndjese pacin ATDHETARET e RILINDIES sone Kombetare,sa pasuesit deri ne ditet tona sjelle ato kujtime-tere histori lene. Faleminderi i nderuar Enver Kushi, kete liber kujtim sjelle,per ate treve sa te pa harruarin Regjizor e Njeri i penes s te paharruarit Mahamet Fesjo.
    I perjetshem kujtimi tij.sa asaj famile te nderuar FEJZO, ne Starie lene gjurme te pa harruara.
    Me nostalgji e dhimbie une 85 vjecarim nje jete ne Tirane, si mesues,(njohur Starien femije),Muhamet Fejzo IDHULL ! I pan harruar Ai me vepren lene.

    *Pasuesi Veteran* 85 vjecar.

    Toronto 29 Maj 2021. Guri Naimit D.(Dh Xhoga)

  • Ju Enver beni mire qe shkruani per regjizorin e talentuar M.Fejzo, per njerez te njohur e vende te vizituara. Por sot lexuesit jane mjaft te paket! Interesimi per Shqiperine ka lidhje vetem me vende turistike dhe jo me njerezit e punes dikur, apo si ka qene Libohova. Ndaj, nese familja e regjizorit te larguar nga jeta e boton librin e tij me kujtime, te kete kujdes ta mbushe edhe me fotografi dhe pejsazhe, qe te terheq disa te paket lexues. Botimi nuk eshte shume i shtrenjte, fitimi = 0 leke!.

  • Plaku im eshte me origjine nga Starja, e Kolonjes, atje e ka zanafillen fisi i tij
    Por une nuk kam vajtur ndonjehere ne Starje, megjithse ne Kolonje kam vajtur
    dhe e kam shetitur ato fshatra atje, por ne Starje nuk kam qene asnjehere

    Plaku im flet me shume krenari per Starjen –Nga Starja ka qene edhe fisi i Petrit Dumes edhe disa gjenerale te tjere Kolonajre te kohes se Enverit, andej jane me origjine
    te cilet Enveri i denoi me vone

    Po si e ka emrin Libri i ketij zoterise qe ta porosis dhe ta blej
    Po ke mundesi ti autori i shkrimit vendose titullin e librit ketu
    Apo ndoshta e ka titurllin : ” Nga Starja ne Tirane”
    Megjithse do i them plakut tim ta kekroje kete liber me kete emer…

    Atje ne Starje , ne maj te Gramoozit, ishte nje rezervuar natyral me uje, si liqen i vogel, por shume i bukur
    Ai liqen i vockel ngrinte gjate dimrit, sic tha edhe Beldi Fevziu, i cili edhe ai eshte nga Starja , sic tha ne nje emision

    Sa per besimin fetar, Kolonjaret bektashinj nuk besonin fare
    Une kam pasur nje kusheri Dervish ne ate kohe , qe ishte tip krimineli,
    qe te vriste nuk te falte sic thoshte gjyshja ime,
    Po gjyshja as qe i besonte fare ato muhabetet e fese dhe thoshte “Jane genjeshtra te gjitha”

    Starja eshte emer sllav, dhe pothuaj gjithe fshatrat shqiptare jane me emra sllave , bullgare –Keta fetaret shqiptare duhej te ndikonin qe ti ndryshonin emrat sllave ne emra shqiptare , gjate kohe se Zogut , por nuk kane pasur tru per keto gjera ..

    Enveri provoi njehere te bente ndryshim emrash ne shqip, te fshatrave por edhe te njereve,
    por u ankuan greket tek Keshilli i Europes dhe Enveri e ndali pastaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *