Letra e zotërisë Han,
hapi probleme këtu,
se u hoq çdo vijë e kuqe,
dhe u vunë vija blu!
Kjo qe fitorja madhore,
që arriti Lulëzimi,
u pranua nga të gjithë,
dhe ky u quajt shpëtimi!
Shpalli fitoren e madhe,
vogëlushi Lulëzim,
por nga ambasada USA,
s’pati asnjë reagim!
Letra e zotrisë Han,
të gjithëve na bëri sus,
ndërkombëtarët do kishin,
vetëm rol rekomandus!
Gjithë propozimet e Hanit,
u quajtën si miratim,
po në Draftin Kushtetues,
nuk u bë asnjë ndryshim!
Këtë gjë Lulashi i shkretë,
e kuptoi shumë vonë në darkë,
por s’kuptoi se Donald Lu,
po bënte gati një çark!
Atë natë u këmbngul shumë,
që komisioni të mblidhej,
se s’kish draft përfundimtar,
që për votim mund të hidhej!
Atë natë Ambasada,
që një tjetër gjë mendonte,
vuri gishtin tek Lulashi,
se gjithçka po shkatërronte!
Pse lëshoi kaq shumë Donaldi,
të shqetsuar folëm ne,
po ai kish bërë gati,
një formulë fare të re!
Një natë para Ambasada,
fitoren e kishte vjelë,
kish arritur që Lulashin,
ta bënte kryetabelë!
“Lidershipi” i së Mërkurës,
duket krejt e humbi vulën,
kur të ndërkombëtarët,
kundra tija keq u sulën!
Meta e hapi seancën,
dhe e mbylli përsëri,
po dhe ai nuk e dinte,
Lu-në me variant të ri!
Zoti Lu me Vllahutinën,
në zyrën e Metës prisnin,
ku me Luli “lidershipin”,
negociatat do të nisnin!
Luja i tha Lulëzimit,
na ke lodhur ca si shumë,
ndaj objekti i votimit,
është formula që kam unë!
Dhe ashtu i revoltuar,
ja vërviti në tryezë:
“Ose pranoje pa kushte,
o të fut në listë të zezë!”
Luli s’u besonte syve,
i vinte si për të qarë,
se të huajt në Veting,
kishin rolin vendimtar!
Luli shikonte kërbaçin,
me sy krejt të zgurdulluar,
se i gjithë aksioni i tij,
njëqind përqind qe Zeruar!
Mua s’më shkoi dëm mundimi,
kur i shkrova zotit Lu:
“T’i fshinë vijat e kuqe,
dhe shënuan vija blu!”
S’besoj se erdhi nga mua,
që nderi u vu në vënd,
po Luli u çlulëzua,
s’doli më të shiste mënd.
Njëzet e Njëshi ja vleu,
dhe pse aq tension prodhoi,
por ja vlen-se gjithë Vetingun,
Bota do ta kontrollojë.
Dhe të jem fare i qartë,
për gjithë miqtë shqiptarë,
të huajt-në drejtësi,
do kenë rolin vendimtar!
Ky qe thelbi i Reformës,
që të shumtit kanë kërkuar,
ndaj do mbetet ky votim,
një ngjarje krejt e shënuar.

Ky bicim politikani,e do me dhune.Po nuk i tregove grushtin,te nxjerr llapen.
Bravo z.Arben,por,ke momente kur cfaq padurimin tend dhe shperthen,ne menyre paksa te gabuar,ndoshta kjo nga politikanet tane zagare.Perfundimisht Rama ,ja u futi te tereve i mbeshtetur fuqishem nga SH.B.A dhe B.E.ja,JO ky Hahn qe ngazellevi Saliun dhe Lulin.dhe ku kok qoshja Meta nxori fytyren e vertete te Skraparlliut tipit te OSMAN GAZEPIT.
Or bejtexhi, po edhe kete pordhe e shite, sikur ti ia shtive ndermend Lu-se se cfare duhet te bente. Ti or zoteri ke probleme te psikes qe lidhen me manine se madheshtise, Zoti ta befte mbare.
Ky është mendimi juaj . E ke shtjelluar pak gjatë. Ky tjetri flet më shumë. http://www.syri.net/2016/07/23/ja-si-e-shikon-bujar-kapexhiu-rolin-per-reformen/
Komentet e tua,mor shahist nuk kane as logjiken e kalit te shahut…
Por ti mos u presiono,vazhdo te na zbavitesh… 🙂
Ti o Bujar vazhdo te degjosh me veshet qe i ke ne byt_e. E dyta vazhdo edhe te presionohesh (deshe te thuash impresionohesh) po kjo eshte ca e zorshme ta kuptosh per shkollen qe ke bere ( 4 apo 8 klase e pastaj te moren per kapterr), torrollak.
me gjithe respektin qe kam per ty personalisht ,pamvaresishte se nuk te njohe nga afer ,do te beja nji kritike.
Edhe vete ti ,bere ne poezine e kaluar nji gafe.
fillove po i ngaterroje vijat e kuqe me blu etj ,dhe re ne nji rang te meposhtem qe nuk e meriton .
U nxitove me keq se laraskat e forumit !
megjithesi u baltose ,
nga mosekuptimi,
vijat i bere mut,mbase edhe nga nxitimi !
Dmth i beri te verdha e?
Kerrbaci ka lind nga Xheneti,zoti Duka !!! Vetem respekte
keni nga une !! Pershendetje nga larg !!!