Nga teoritë konspirative te “misteri” mjekësor, e vërteta e “Fenomenit” mbi krizën e 1998-ës

DITA Online

 

Në kohën e “countdown” të Botërorit të Rusisë, revista prestigjioze “FourFourTwo” ka lëshuar dokumentarin “Shpengimi i Ronaldos”, i integruar në dokumentarin “The Player | World Cup Series”.

Në të, ish-sulmuesi i njohur brazilian shpjegon se çfarë ka ndodhur me të vërtetë me të para finales së Kupës së Botës 1998.

“Seleçao” humbi ndaj Francës (3-0), me të gjithë sytë mbi “Fenomenin”, i cili pati një situatë të vështirë shëndetësore para duelit të titullit. Ai pësoi një konvulsion, që për pak mund t’i kishte marrë jetën. Kur nuk kishte qartësi për atë që ndodhi, u shfaqën teori të ndryshme:

“KONSPIRACIONI I FIFA-s”

– Flitej për shitjen e mundshme të finales nga Brazili në FIFA për para (rreth 23 milionë dollarë / më shumë se 18 milionë euro) dhe se Franca mund të kapërcente problemet e saj sociale me një titull të Kupës së Botës.

– Përveç kësaj, sipas kësaj teorie, Sepp Blatter kishte premtuar hapje rruge nga Brazili në finalet e Kupës së Botës, në vitin 2002, me premtimin se ky vend do të organizonte një Kupë Bote në dekadën e ardhshme (do të përfundonte duke e bërë këtë, në vitin 2010).

“MISTERI” MJEKESOR

– Sipas disa lojtarëve, mjeku brazilian filloi të qante, kur hyri në dhomën e Ronaldos.

– Mjeku vetë, Lidio Toledo, e mohoi atë, duke siguruar që Ronaldo ishte i vetëdijshëm, kur erdhi tek ai dhe se po merrte frymë me vështirësi, kishte pështymë rreth gojës së tij.

– Ronaldo u dërgua në spital për analiza neurologjike: të gjithë mendonin se ai nuk do të ishte në gjendje të luante në finalen ndaj Francës.

– Testet shkuan mirë dhe Toledo, një tjetër mjek, trajneri Mario Zagallo dhe Ronaldo vendosën se “Fenomeni” mund të luante kundër Francës.

AKUZAT E EDMUNDO

– Edmundo tha se kishte pasur një bisedë midis Roberto Karlos dhe “Fenomenit”.

– Ai, gjithashtu, foli për presionin e “Nike” për të luajtur Ronaldo: “Njerëzit e “Nike” ishin atje 24 orë në ditë, sikur të ishin anëtarë të stafit teknik”.

TEORIA E KOLAPSIT NERVOR

– Sipas “Folha de Sao Paulo”, Ronaldo pësoi një kolaps nervor gjatë Kupës së Botës, teksa kishte treguar shenja të depresionit një javë para finales. Ai ishte përplasur me një biçikletë kundër murit

– Gazeta në fjalë, e cituar gjithashtu, foli për një “kolapsi nervor” në prag të finales, kur Toledo hyri në dhomën e tij dhe u largua duke qarë.

– Por, sipas “Folha”, lojtari nuk ishte mjekuar për të shmangur ndonjë doping të mundshëm; përveç kësaj, koordinatori teknik, Zico, e ka kundërshtuar praninë e Ronaldos në finale. Madje, kur ekipi u largua nga hoteli për të shkuar në stadium, sipas gazetës, ka pasur një konflikt të brendshëm në mes të lojtarëve.

– Me sa duket, një grup i udhëhequr nga Dunga, donte që Ronaldo të luante, ndërsa një grup tjetër, me Leonardo në krye, do të kundërshtonte aktivizimin e tij në finale.

Një SKANDAL SEKSUAL

– Sipas disa burimeve, Ronaldo kishte probleme me të dashurën e tij në atë kohë, Susana Werner. Ai kishte bërë sherr edhe me një prezantuese televizive.

INJEKTIMI I DËMTUAR?

– Një analist i futbollit spekuloi se kolapsimi i Ronaldos ishte një reagim alergjik ndaj një injezioni, që ai mori në gju.

– “Vendosa të pushoj pak pas drekës dhe gjëja e fundit që më kujtohet është se po shkoja në shtrat. Pastaj kisha një kolapsim dhe kur u përmenda e pashë veten të rrethuar nga kolegët, edhe dr.Lidio Toledo ishte aty. Askush nuk donte të më tregonte se çfarë po ndodhte”, – ka thënë vetë Ronaldo.

– “U kërkoja atyre të largoheshin, të më linin vetëm, sepse doja të flija pak. Pastaj, Leonardo më tha të bëja një shëtitje rreth kopshtit të hotelit. Po ashtu, ai më tha që nuk do të më lejonin të luaja”, – ka pohuar vetë “Fenomeni”.

– “Por, të gjitha analizat dhe vizitat nuk treguan asgjë anormale: ishte sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Pak kohë pasi shkuam në stadium, me mesazhin e Zagallos se unë nuk do të luaja, edhe pse i kisha rezultatet e testeve, që ishin bërë në dorën time, dr.Toledo dha lejen për të qenë në fushë”.

– “Në stadium i shkova Zagallos dhe i thashë: Ndihem mirë, nuk kam asgjë. Këtu janë rezultatet e testeve, gjithçka është mirë. Unë dua të luaj. Unë nuk i dhashë asnjë alternativë. Trajneri nuk kishte zgjidhje, veçse të pranonte vendimin tim”, – kujton legjenda e Brazilit.

– “Kështu që unë luajta finalen dhe ndoshta kjo e preku tërë ekipin, sepse kolapsi im ishte i frikshëm, nuk ishte diçka që sheh çdo ditë”, – kujton Ronaldo.

– “Unë kisha një angazhim për vendin tim dhe nuk desha të zhgënjej. Kam pasur krenarinë time dhe ndjeva se mund të luaja. Natyrisht, nuk kam luajtur një nga ndeshjet më të mira, por kam qenë atje për të përmbushur rolin tim”, – sqaron “Fenomeni”.

Burimi: Telesport

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *